Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kompjuterët piratë, Italia bllokon kompaninë serbe

Bilderberg

Anëtar i ri
Autoritetet doganore italiane në Taranto bllokojnë një pjesë të kompjuterëve të kompanisë serbe, që kishin për destinacion shkollat publike në Shqipëri. Kompania ka bërë të ditur se ka fituar një projekt të Ministrisë së Arsimit, me një vlerë prej 3.8 milionë dollarësh
Një sasi prej mijëra kompjuterësh dhe aksesorësh të tyre falsë është bllokuar nga autoritetet doganore italiane në Taranto të Italisë. Anija me flamur panamez kishte për destinacion sipas autoriteteve italiane, portin e Vlorës, ndërsa kompjuterët dyshohen se ishin pjesë e kontingjentit prej 7 mijë copë që do të shpërndahen nga qeveria në shkollat publike në të gjithë vendin. Një kompani serbe ka fituar tenderin prej 3.8 milionë dollarësh për pajisjen me kompjuterë të shkollave, organizuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Projekti në total shkon në rreth 7 milionë euro dhe sipas të dhënave të para është fituar nga i njëjti konsorcium, në të cilin bën pjesë edhe kompania, malli i së cilës tashmë është i bllokuar nga ana e autoriteteve italiane në portin e Tarantos. Sipas palës italiane që ka marrë pjesë në këtë aksion, sekuestrim mallrash të falsifikuar, dogana shqiptare e Vlorës nuk e ka dërguar ende emrin e kompanisë që pret këto mallra në Shqipëri. Kërkesa nga ana e palës italiane është bërë në doganën e Vlorës, pasi në bazë të sistemit të ri elektronik, në çdo pikë doganore mund të nxirret emri i kompanive që presin për zhdoganim mallra nga jashtë. Nga ana tjetër, të gjitha të dhënat të çojnë në tenderin e zhvilluar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Sipas grosistëve që operojnë në tregun vendas të kompjuterëve, një sasi kaq e madhe malli nuk mund të ishte e rastësishme, pasi tregu vendas nuk mund që të ruajë stok mallin e bllokuar në Itali. Sipas autoriteteve italiane, vlera e mallit e regjistruar në blerje kapte një shifër prej 500 mijë dollarësh dhe është vetëm një pjesë e kontingjenti të kompjuterëve që kanë për destinacion shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare në vend.
Bllokimi
Në një njoftim zyrtar, autoritetet italiane sqaronin se sasia e kompjuterëve dhe aksesorëve shoqërues ishin prodhime pirate kineze. Ata kanë kontaktuar me kompanitë e ligjshme që ka të drejtat e markës dhe kanë konkluduar se sasia ishte me prodhime të falsifikuara. Kontejnerët që ishin ngarkuar me kompjuterë u transportuan me një anije me flamur panamez. Autoritetet italiane kanë vendosur bllokimin e sasisë, ndërkohë që ngarkesa do të vinte në portin e Vlorës. Kompania as e pohoi dhe as e mohoi këtë fakt, ndërsa ministri i Arsimit, Fatos Beja, tha se projekti do të vazhdojë normalisht dhe se nuk ka lidhje me këtë operacion. Sipas Bejës, një pjesë e kontingjentit të kompjuterëve që janë pjesë e këtij projekti kanë mbërritur në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër është në ardhje.
Kompania serbe, “CT-Computers”, publikoi në faqen zyrtare tenderin e fituar nga Ministria e Arsimit. Një ambasadë perëndimore u ankua për favorizimin e kësaj kompanie


Kompjuterët në shkolla

Serbët fituan tenderin e arsimit

Agjencia serbe “Beta” njoftonte më 25 nëntor të vitit që shkoi, se konsorciumi “CT-Compiuters” me qendër në Beograd dhe me një filial të hapur në Tiranë, në vitin 2006 kishte fituar tenderin për pajisjen me kompjuterë të shkollave shqiptare. Tenderi, sipas agjencisë “Beta” që citonte kompaninë, ishte me vlerë 10 milionë dollarë dhe bëhej fjalë për 10 mijë kompjuterë, skanerë dhe pajisje të tjera të kësaj natyre. Mediat shqiptare njoftuan se në lojë për fitimin e tenderit ishte sërish biznesmeni i shumëpërfolur për afera korruptive Damir Fazliç, që kishte shërbyer si sekser, madje ato theksuan se një ambasadë perëndimore në Tiranë ishte ankuar për favorizim të këtij të fundit.
Ndërkohë që kompania me qendër në Beograd dhe përfaqësi në Tiranë e Qipro e njoftoi lajmin në faqen zyrtare disa ditë më vonë, më 5 dhjetor, por duke njoftuar se do të furnizonte shkollat shqiptare me 7 mijë kompjuterë dhe vlera e tenderit ishte 3.8 milionë dollarë, 6.2 milionë më pak se ajo që njoftohej në lajmet e agjencisë “Beta” dhe më vonë në “Ansa”.
Tenderi i arsimit
Në faqen zyrtare të kompanisë thuhet se “CT Computers - MP Soft” kanë fituar tenderin për të marrë dhe instaluar kompjuterë për llogari të Ministrisë Shqiptare të Arsimit. “Kompania jonë fitoi një tender për 7 mijë kompjuterë dhe pajisje të tjera për shkollat në Shqipëri. Ne morëm pjesë në tender si konsorcium “CT Computers - MP Soft”, thuhet në faqen e kompanisë në njoftimin që mban datën 5 dhjetor. Sipas kompanisë, kontrata ishte nënshkruar dhe kishte filluar ndërkohë edhe procesi i vënies në jetë të saj.
Tenderi i zhvilluar më 21 nëntor është shpallur edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, ku njoftohen edhe kushtet e fitimit të kontratës, por dje nuk qe e mundur të sqarohej diferenca mes të dhënave të referuara nga mediat ne Beograd dhe Tiranë dhe pretendimit të kompanisë apo edhe vetë të dhënave të tenderit të publikuar nga pala shqiptare.
Kompania serbe
Sipas të dhënave zyrtare, paratë për këtë projekt të fituar nga kompania serbe janë dhënë nga Banka Botërore. Kontrata mes kompanisë dhe MASH-it do të zgjasë për 14 javë dhe ajo sipas të dhënave nga faqja e prokurimeve duhet të kompletohet diku nga mesi i muajt mars. Kompania serbe me qendër në Beograd, “CT Computers”, ka hapur që në vitin 2006 një filial në Tiranë, ku njofton shtrirjen e aktivitetit të saj në të gjithë Ballkanin. Vetëm pak kohë më parë, kompania u bë pronare e një tjetër filiali në Bosnje dhe Hercegovinë.



link: Gazeta Korrieri - Kompjuterأ«t piratأ«, Italia bllokon kompaninأ« serbe




------------------------------------------


Lart e me lart po i çojne flamujt e kongresit dobiçat e komunisto-socilalist te politikes shqiptare (ose me mire te themi politikes anti-shqiptare)!!
 
Titulli: Kompjuterët piratë, Italia bllokon kompaninë serbe

Mos eshte ndo1 beme tjeter e Fazllicit kjo, perkrahesit me te madh te te djathteve ne Shqiperi ???

O popull, a doni me, edhe sa dini te duroni padrejtesite, apo nuk doni t'ia dini me per veten ??? :(
 
Titulli: Kompjuterët piratë, Italia bllokon kompaninë serbe

Eh mire na i bejne :(
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top