Kompiuterat reagojne negativisht ndaj duhanit

MasteR

I'm offline
Shiko fotografinë 1423347
Në veçanti janë kompjuterët e kompanisë Apple ata që reagojnë keq ndaj tymit vrasës.

Këtë e bën të ditur shoqata amerikane e konsumatoreve “The consumerist”, sipas së cilës, dy kompjuterë MacBook nuk janë pranuar nga firma edhe pse kanë qenë brenda garancisë, pasi ishin dëmtuar nga duhani.
Një prej rasteve daton në vitin 2007 ku një laptop MacBook nuk u pranua nga dyqani i Apple në Iowa pasi përdoruesi e kishte dëmtuar duke pirë duhan.
Në një rast tjetër, një kompjuter është refuzuar të hapet nga teknikët e Apple, pasi sipas tyre, ai ishte ndotur me tymin e cigareve.
Ndaj Apple janë kërkuar sqarime dhe kompania ka reaguar duke thënë se nikotina është në listën e substancave të dëmshme të publikuar nga “Occupational Safety and Health Administration” dhe thekson se nuk do t’u kërkojë punonjësve të saj të riparojnë kompjuterë duke vënë në rrezik serioz shëndetin e tyre.
 
Pe: Kompiuterat reagojne negativisht ndaj duhanit

LoL cfare nuk degjon ne kohen e sotme :).
 
Pe: Kompiuterat reagojne negativisht ndaj duhanit

Eh kot skane thene shendeti demton rende duhanin :D
 
Back
Top