Arfenilla
Themelues i Forumit
Në Maqedoni ka të burgosur politik. Kështu ka deklaruat drejtorja e Komitetit të Helsinkit Uranija Pirovska në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Ajo tha se pushteti e mohon një gjë të tillë, por faktet në praktikë flasin të kundërtën. Sipas Pirovskës, pothuajse të gjitha aksionet policore që trajtohen si zbardhje të ndonjë krimi të madh ato në fakt kanë prapavijë politike. Drejtorja e Komitetit të Helsinkit, Pirovska gjithashtu vlerëson se pushteti me një qasje të tillë dëshiron t’i frikësojë të gjitha ata që mendojnë ndryshe nga pushteti dhe politikat që udhëheq ai.
“Unë nuk pres në asnjë rast që kryeministri apo qeveria të dalin dhe të pranojnë se në Maqedoni ka të burgosur politik, sepse e gjithë kjo që shikoni është e mbështjellë në mënyrë kozmetike aq mirë. Të gjitha aksionet që i zhvillon policia i trajton si akt i shpëtimit të vendit nga veprat kriminale, edhe pse mendoj se opinioni poshtë-lartë pavarësisht mungesës së mediave të lira është e ndërgjegjshme se në të gjitha rastet e burgosjeve të mëdha faktikisht në prapavijë ekziston një konotacion politik. Unë mendoj se mënyra se si zhvillohen këto aksione flet për atë se pushteti ka një qëllim të qartë, të tregojë se nuk ka frikë të demonstrojë forcën për t’i dëshmuar të gjithëve atyre që mendojë ndryshe nga partitë politike që janë në pushtet dhe politikave që i ushtrojnë se si do të përfundojnë”, deklaroi Uranija Priovska, Drejtore e Komitetit të Helsinkit. Alsat M