Komitët rrahën banorët e Nerezit
Qytetarët nga lagja e Nerezit sot u keqtrajtuan nga një grup i tifozëve të quajtur “Komiti”. Sipas banorëve para ndeshjes fudbollistike Makedonija Gj. P dhe Vardar rreth orës 3 tifozët kanë kaluar urën OKB-së dhe kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe sende tjera, drejt qytetarëve dhe makinave. Sipas dëshmitarëve okularë vandalët kanë hyrë nëpër shtëpi dhe oborret dhe fizikisht kanë sulmuar banorët të cilët kryesisht janë shqiptarë.
“Unë kam qenë duke fjetur në shtëpi, tani erdha dhe nuk di se çka ka ndodhur”, tregon një qytetarë.
Sulmuesit, kanë dëmtuar edhe një pjesë të madhe të makinave në këtë lagje.
“Unë nuk isha këtu. Më thanë që ta largojë makinën që mos ta thyejnë. Por jam vonuar dhe ma kanë thyer një dritë dhe një pasqyre. Ne, nuk kemi pasur kësi lloj probleme. Jetojmë 100 vjet këtu. Me siguri këto janë fëmijë që kanë shkuar për të përcjellë ndeshje fudbollistike.”, rëfen një qytetar tjetër.
“Nuk di në detaje se ç’kishte ndodhur. Por, di se policia ka qenë e detyruar ta kontrolloj masën dhe MPB-ja është përgjegjëse për këtë sepse ky vend është i qetë dhe asnjëherë nuk kanë ndodhur incidente të tilla. Në komunë ka një bashkëjetesë të shkëlqyer ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve. U habita kur mësova se ka pasur njerëz edhe nga lagjet tjera, të cilët kanë ardhur këtu dhe kanë shkaktuar incidente”, tha Stefçe Jakimovski, kryetar i komunës së Karposhit.
Rreth orës 15 në qendrën urgjente të spitalit janë pranuar 7 persona me lëndime të lehta trupore. Nga policia pohuan se grupi i tifozëve kanë qenë komitët. Nga MPB-ja thonë se rreth orës 15 ata prishur rendin. Sipas MPB-së policia punon në zbardhjen e rastit.
alsat-m