Komitët rrahën banorët e Nerezit

*deliza*

VIP
V.I.P
Komitët rrahën banorët e Nerezit

Qytetarët nga lagja e Nerezit sot u keqtrajtuan nga një grup i tifozëve të quajtur “Komiti”. Sipas banorëve para ndeshjes fudbollistike Makedonija Gj. P dhe Vardar rreth orës 3 tifozët kanë kaluar urën OKB-së dhe kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe sende tjera, drejt qytetarëve dhe makinave. Sipas dëshmitarëve okularë vandalët kanë hyrë nëpër shtëpi dhe oborret dhe fizikisht kanë sulmuar banorët të cilët kryesisht janë shqiptarë.
“Unë kam qenë duke fjetur në shtëpi, tani erdha dhe nuk di se çka ka ndodhur”, tregon një qytetarë.
Sulmuesit, kanë dëmtuar edhe një pjesë të madhe të makinave në këtë lagje.
“Unë nuk isha këtu. Më thanë që ta largojë makinën që mos ta thyejnë. Por jam vonuar dhe ma kanë thyer një dritë dhe një pasqyre. Ne, nuk kemi pasur kësi lloj probleme. Jetojmë 100 vjet këtu. Me siguri këto janë fëmijë që kanë shkuar për të përcjellë ndeshje fudbollistike.”, rëfen një qytetar tjetër.
“Nuk di në detaje se ç’kishte ndodhur. Por, di se policia ka qenë e detyruar ta kontrolloj masën dhe MPB-ja është përgjegjëse për këtë sepse ky vend është i qetë dhe asnjëherë nuk kanë ndodhur incidente të tilla. Në komunë ka një bashkëjetesë të shkëlqyer ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve. U habita kur mësova se ka pasur njerëz edhe nga lagjet tjera, të cilët kanë ardhur këtu dhe kanë shkaktuar incidente”, tha Stefçe Jakimovski, kryetar i komunës së Karposhit.
Rreth orës 15 në qendrën urgjente të spitalit janë pranuar 7 persona me lëndime të lehta trupore. Nga policia pohuan se grupi i tifozëve kanë qenë komitët. Nga MPB-ja thonë se rreth orës 15 ata prishur rendin. Sipas MPB-së policia punon në zbardhjen e rastit.

alsat-m
 
DR dënon rrahjen e shqiptarëve të Nerezit nga "Komitët"

Demokracia e Re, reagon ashpër ndaj akteve vandale të grupit të tifozëve “KOMITثT” të cilët në mënyrë brutale rrahën sot disa banorë të Lagjes Nerez të Shkupit.
“ثshtë e pa logjikshme se si ky grup vandal edhe pas ardhjes të forcave të rendit, kanë vazhduar të keqtrajtojnë dhe të ushtrojnë dhunë mbi qytetarët shqiptarë të Nerezit, ndërsa policët e uniformuar nuk kanë reaguar aspak, por kanë qenë pasiv ndaj gjithë kësaj dhune”, thuhet në reagimin e DR-së.
Kjo parti kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të gjejë persona që kanë terrorizuar dhe keqtrajtuar popullatën shqiptare të Nerezit dhe t’i nxjerrë para organeve drejtësisë.

alsat-m​
 
Dhjetra shqiptarë të lënduar dhe disa vetura të dëmtuara. Ky është bilansi që të dielën tifozët e quajtur ‘Komiti’ shkaktuan në lagjen Nerez të Shkupit.

Gjithçka ka nisur rreth orës 15;00 kur tifozët maqedonas kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe sende tjera, drejt qytetarëve shqiptarë të Nerezit. Sipas pohimeve të banorëve, vandalët maqedonas kanë hyrë nëpër oborret e shtëpive shqiptare dhe fizikisht i kanë sulmuar. Banorët e Nerezit, thonë se policia ka qenë prezente kur ka ndodhur ngjarja por nuk ka ndërmarr masa t’i pengojë huliganët që kanë rrezikuar jetën e qytetarëve. Policia ka konfirmuar se vandalët që kanë shkaktuar këtë incident janë tifozët e klubit fudbolistik “Vardar” të quajtur “komiti”. MPB-ja bënë të ditur se janë marr masat për zbardhjen e rastit me ç’rast dhjetëra persona janë thirur në biseda informative.

shqipmedia​
 
Tetë kallxime penale kundër tifozëve të Vardarit

Policia vazhdon edhe metej hetimet rrerth incidentit të djeshëm në lagjen Nerez, ku një grup huliganësh, tifoz të klubit fudbollistik Vardar, të njohur si Komitët, sulmuan banorët e kësaj lagje duke mos kursuer as gratë e as fëmijët. Deri tani janë ngritur tetë kallxime penale për antarët e grupit të tifozëve, të cilët akuzohen për ushtrim dhune dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. Jankullovska ka paralajmëruar se do të ndërmeren masa edhe ndaj pjestarëve të policisë nëse vërtetohet fajsia e tyre në mos parandalimin e incidentit.
"Përderisa ndonjëri nga policët të cilët kanë qenë të detyruar të sigurojnë vendin ku dhe ka ndodhur incidenti dhe më gjërë, nuk kanë reaguar se si duhet dhe me kohë, edhe kundër tyre do të shqiptohen masa përkatëse", paralajmëron Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme.
Jankullovska para mediave sot doli me verzionin të cilën e mbronin dje kryesia e klubit Vardar dhe tifozët e saj, se situatën e kanë provokuar pikërishtë banorët shqiptarë të Nerezit, 7 prej të cilëve përfunduan në spital me lëndime trupore. Janë paralajmëruar padi edhe ndaj të gjithë të përfshirëve në incidentin e djeshëm përfshirë edhe banorët e Nerezit.
"Gjithsesi se jemi duke punuar deri në zbardhjen e plotë të rastit, dokumentimin e tij dhe në fund të fundit, nxjerrjen e të gjithë pjesëmarrësve në këtë incident, para gjykatës. Megjithatë, bëhej fjalë për një situatë, ku ishin të përfshirë një numër i madh i personave dhe ishtë çështje minutash dhe mos të them sekondash kur duhej të bëhet analizë dhe të reagohet", premtoi Gordana Jankullovska.
Edhe avokatja e grupit të dyshuar si thyes të rendit publik Rozita Xhartovska pohon se Komitët nuk kanë provokuar incidentin.
"ثshtë filluar me gjuajtje të gurëve në drejtim të Komitëve, dhe këta të fundit reaguan në mënyrë të njëjtë", tha Rozita Xhartovska, avokate e Komitave.
Ky grup tifozësh në reagimin e tij identifikon veten si mbrotësit e fundit të nderit dinjitetit kombëtar maqedonas në këtë shtet. “Ne si grup tifozësh vazhdojmë të përkrahim antarët tanë gjithmon dhe gjithkundi. Për ne Maqedonia dhe nderi kombëtar maqedonas janë të shenjta, kështu ka qenë dhe kështu do të mbetet, kemi mbrojtur dhe do ta mbrojmë, thuhet në reagimin e grupit të tifozëve të quajtur Komitët.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top