Komisioni i Ligjeve, OK regjistrimit të popullisë

eGo0sTyle

System Engineer
komisioni-i-ligjeve-300x181.jpg

TIRANE- Vetem pak dite pasi Kuvendi miratoi me 71 vota futjen me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për regjistrimin e popullsisë, Komisioni i Ligjeve ka kaluar sot me votat e maxhorances amendimet e bera.
Ne mbledhjen e sotme te Komisionit te Ligjeve eshte diskutuar projekligji dhe me pas, me votat e deputeve te pranishem ne komision eshte votuar pro tij.
Ministri i Teknologjise, Genc Pollo e ka cilesuar domosdoshmeri nje regjistrim te tille, duke sqaruar se procesi është më shumë mbledhje të dhënash e statistikash, se sa regjistrim i gjendjes civile.
Sipas tij, projektligji nuk ka asnjë lidhje me regjistrimin etnik apo fetar. Ne te do te behet zevendesi i fjales regjistrim me census dhe parashikohen sanksione te rrepta per kedo qe deklaron te dhena jo te sakta.
Ndryshimet në ligj që përcaktojnë kushtet për regjistrimin e popullsisë që do të nisë në muajin tetor. Ministri për Inovacionin, Genc Pollo, i cili ka propozuar ndryshimet në ligj, u shpreh se këto ndryshime hedhin poshtë, sipas tij, spekulimet në lidhje me këtë proces. “Censusi i popullsisë do shërbejë edhe si tregues për matjen e gjendjes sociale dhe sa janë të ardhurat
ekonomike të cdo familjeje”, tha ai, duke shtuar se mbajtja e këtyre të dhënave personale do të bëhet në kushte sigurie.
Pollo: Sanksione per deklaratat e rreme
“Spekulimet që kanë bërë personazhe të ndryshëm, me natyrën dhe përmbajtjen e këtij projektligji, janë thjesht të pavërteta”, tha Pollo, pas miratimit te pr.ligjit ne Kuvend. Sipas tij, të dhënat e përfituara do të jenë vetëm për efekt statistikash dhe aspak për t’u përdorur nga regjistri i zgjedhjeve apo për listat e zgjedhësve.
Ministri Pollo nuk foli për formularin e regjistrimit, i cili mund të përmbajë edhe pyetjet për përkatësinë fetare dhe etnike, të cilat janë kundërshtuar nga shumë organizata dhe parti politike. “Projektligji që u përfshi në kalendarin e Kuvendit, është një përmirësim i ligjit të vitit 2000 për Censusin. Sipas ligjit të vitit 2000, kushtëzohet që të dhënat e Censusit, pra të dhënat që vilen me anketim, të hidhen në Regjistrin Civil dhe të marrin forcë ligjore. Sot, kjo gjë jo vetëm është e tejkaluar, por është edhe e dëmshme nëse do të zbatohet. 11 vjet më parë ne nuk kishim as Regjistër Kombëtar Civil të kompjuterizuar dhe as lista zgjedhore të nxjerra prej tij, që do të ishin të besueshme e të pakontestuara. Sot ia kemi arritur të kemi një Regjistër Kombëtar Civil ndër më të mirët në rajon dhe Europë, si dhe lista zgjedhore të besueshme. Pra, lidhja Census-Regjistër abrogohet me projektligjin e sotëm. Të dhënat e vjelura nga censusi do të kenë vetëm kuptim statistikor dhe nuk mund të lidhen me identitetin e personit apo të banesës”, tha Pollo.
Ministri u shpreh më tej se një nen i projektligjit përcakton se çdokush që jep të dhëna të gabuara, do të gjobitet me 1 milion lekë të vjetra. “Projektligji parashikon edhe një gjobë prej 1 milion lekësh për këdo që shkel normat ligjore apo për cilindo që bën deklaratë të rremë në procesin e censusit. Gjithashtu, ka edhe dispozita të tjera që përmirësojnë standardet teknike të ligjit, sidomos ato të mbrojtjes së të dhënave personale”, tha ai.

Panorama.
 
Back
Top