Komisioni Evropian:Korrupsioni në Kosovë dukuri shqetësuse

Kresha

A pretty face can never trick me
Komisioni Evropian njeh progresin në Kosovë, por thotë se çështja e korrupsionit mbetet brengosëse.



Radio Televizioni i Kosovës ka parë draftin e raportit vjetor tё Komisionit Evropian, i cili do publikohet më 5 nëntor nё Bruksel. Nё kёtё analizё, Komisioni Evropian përshëndet përmbushjen e standardeve evropiane nё Kosovë, por edhe shpreh brengosje pёr dukurinë e korrupsionit dhe krimit tё organizuar.

Raporti mbi progresin tё cilin Komisioni Evropian e publikon çdo vit pёr përparimet e secilit vend tё Ballkanit Perëndimor, nё pjesën e Kosovës përmend se ka patur përparime politike nё vend, por se skena politike ka qenë e dominuar nga shpallja e pavarësisë nё muajin shkurt.

Sikurse gati nё çdo shtet tjetër tё Ballkanit Perëndimor, edhe nё rastin e Kosovës, sipas Komisionit Evropian, çështja e korrupsionit mbetet dukuri brengosёse. Thuhet se nё Kosovë korrupsioni ёshtё i përhapur dhe autoritetet kosovare kritikohen pёr mosangazhim tё mjaftueshëm nё luftën kundër korrupsionit, krimit tё organizuar dhe shpëlarjes sё parave. Autoritetet kosovare, sipas kёtij dokumenti, nuk kanë strategji se si ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithashtu sistemi gjyqësor, sipas raportit, ka mangësi tё mëdha.

Ndonëse pranohet se nё Kosovë ka përparim nё lirinë e tё shprehurit, analiza e Komisionit Evropian vëren se mediumet nё vend mbesin tё, siç thuhet, "ndjeshme" ndaj ndikimit politik.

Nё kapitullin e ekonomisë, sipas raportit, ёshtё vërejtur zhvillim i limituar por, siç thuhet, "jo edhe aq i mjaftueshëm pёr t'u përballur me rritjen e numrit te njerëzve qё hyjnë nё tregun e punës". Gjithashtu nënvizohet se ekonomia e tregut funksionon pamjaftueshëm.

Veriu i Kosovës paraqet brengosje tё posaçme pёr autoritete e Brukselit, por edhe kritikohet Serbia e cila, siç thuhet, ka ndihmuar nё krijimin e sistemeve paralele tё cilat veprojnë edhe sot nё Kosovë.

Vendit megjithatë i njihen tё arriturat nё përmbushjen e standardeve evropiane.

Raporti i progresit ёshtё analizë njëvjeçare e zyrtarëve tё Komisionit Evropian pёr secilin vend qё mëton tё kyçet nё strukturat evropiane.

Raporti zakonisht publikohet nё javën e parë tё muajit nëntor. Edhe ky dokument do të miratohet nga Kolegji i komisionerëve tё mёrkurёn e ardhshme, kur edhe pritet ti hiqet vula e dokumentit sekret. /rtk/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top