Komisioni Europian rekomandon heqjen e vizave për Kosovën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Komisioni Europian rekomandon heqjen e vizave për Kosovën

viza-640x427.jpg


Komisioni Europian ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Integrimeve Europiane, Bekim اollaku sipas të cilit qeveria e Kosovës sapo e ka pranuar lajmin se Komisioni Europian ka propozuar rekomandimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Ky vendim i Komisionit Europian është një konfirmim më se i mirëseardhur si rezultat i përmbushjes së kritereve të procesit. Tani besoj se për të gjithë është e qartë që procesi më të vërtetë është në hapat e fundit.

Kjo do të përforcoj ndjenjën tonë të përkatësisë evropiane. Ky veprim sinjalizon përfundimin e izolimit të kosovarëve, dhe trajtimin e tyre të barabartë me të gjithë popujt e rajonit. Kjo është edhe dëshmi e përgatitjes dhe pjekurisë së institucioneve tona shtetërore”, ka thënë ministri اollaku.
g.shqip
 
Titulli: Komisioni Europian rekomandon heqjen e vizave për Kosovën

Ai qe del i fundit mos te harroje te mbylle dyer dhe dritare ;)
 
Back
Top