Komisionet e Vettingut, zbardhen 14 emrat e propozuara nga PD

Komisionet e Vettingut, zbardhen 14 emrat e propozuara nga PD
selia-pd-1-1.jpg


Partia Demokratike do të votojë sot në Kuvend pro ngritjes së komisioneve të Vettingut dhe pak para nisjes së seancës ka zbardhut emrat e anëtarëve.

Në mbledhjen e grupit të PD kreu i kësaj force politike ka propozuar në komisionin Ad hoc të vettingut me 12 anëtarë:

PD ka propozuar Oerd Bylykbashin, Eduard Halimin, Aldo Bumçin dhe Fatmir Mediun për komisionet e vettingut.

Krah tyre janë propozuar edhe 11 deputetë të PD-së, si pjesë e komisionit Ad Hoc me 12 anëtarë për përzgjedhjen e kandidatëve për institucionet e vlerësimit deputetët: Oerd Bylykbashi, Dhurata Cupi, Fatmir Mediu, Gent Strazimiri, Jorida Tabaku, Aldo Bumçi.

Për komisionit Ad Hoc me 6 anëtarë, së përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, deputetët: Eduard Halimi, Flamur Noka, Albana Vokshi.

Si dhe dy anëtarët zëvëndësues të pakicës parlamentare në Komisionit Ad Hoc për verifikimin e kandidatëve për Institucionet e Rivlerësimit: Helidon Bushati dhe Luçiano Boçi.

Këta emra pritet te votohen dhe zyrtarizohen sot. Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet pasditen e të hënës, në një seancë të jashtëzakonshme rreth orës 18:00, mbledhje kjo e thirrur nga kryetari ende në detyrë Ilir Meta.

Një ditë më parë, kreu i demokratëve Lulzim Basha u takua për 45 minuta me kryeministrin Edi Rama me të cilin u dakortësua për emrat e ministrave dhe zv.kryeministrit teknik.

Kryeministri i dërgoi emrat për dekretim tek Presidenti Bujar Nishani dhe sot në orën 18:00 pasdite mblidhet Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme.

gazeta-Shqip.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top