Komisioneri: Eagle Mobile e AMC keqpërdorin të dhënat personale të abonentëve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
– Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjen shkelje dhe abuzime në veprimtarinë e kompanive celulare. Sipas një raporti të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave personale, kompania e telefonisë celulare AMC, ka abuzuar me të dhënat personale të shtetasve shqiptarë abonentë të saj.
Abuzimi sipas raportit të Komisionerit qëndron në faktin se AMC i ka mbajtur nuk dihet për çfarë shkaku të regjistruara përtej afatit ligjor të dhënat personale të qytetarëve abonentë të saj.
“Përsa i përket kontrolluesit “AMC”, Komisioneri ka rekomanduar fshirjen e të dhënave personale të mbajtura përtej afatit ligjor”, thuhet në raportin e Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave personale.
Sipas raportit të njëjtë, gjatë monitorimit të rekomandimeve në kontrollues të ndryshëm janë konstatuar dhe raste të moszbatimit të tyre siç është rasti i kompanisë celulare “ Eagle Mobile “.
Sipas raportit të kontrollit të bërë kompanisë Eagle Mobile ka rezultuar se kjo kompani i ka përdorur të dhënat personale të shtetasve, abonentë të saj në kundërshtim me ligjin për mbrotjen e tyre.
Në këtë rast, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, mbështetur në nenin 30/2 të ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, gjeti me vend zbatimin e sanksioneve administrative të parashikuara nga neni 39 i këtij ligji dhe në zbatim të neneve 30/2,; 39/1 a,b,d; 39/2; 39/4; 40 e 41, të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe 107-109 të K. Pr. Administrative dhe vendosi gjobitjen e Kontrolluesit Eagle Mobile sh.a për përdorimin e të dhënave personale në kundërshtim me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Prej mëse një viti në Shqipëri kryen veprimtarinë e vet Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, institucion i ngritur si një nga kërkesat e BE.
Kompanitë celulare të cilat kanë edhe numër të lartë abonentësh për vetë shërbimin që ofrojnë, si dhe për mënryrën e operimit të tyre, ruajnë për një afat kohor të caktuar telefonatat, mesazhet, thirrjet dhe gjithçka tjetër nga komunikimi telefonik.
Këto të dhëna se bashku me informacionet e aplikimit për numër, si emri, mbiemri, vendbanimi, ID apo pasaporta, janë informacione personale të mbrojtura tashmë me ligj.

lajmifundit.
 
Pe: Komisioneri: Eagle Mobile e AMC keqpërdorin të dhënat personale të abonentëve

eh medet mjer ne me kto kompani
 
Back
Top