Kometat

Aki

misfit
Dikur ne qiell jane pare objekte ndricuese me nje bisht prapa qe ka qene paralajmerim i nje fatkeqesie. Ne Babiloni solli vershime dhe zjarre, ne Zvicer...cdo fatkeqesi qe i ka ndodhur Zvicres ne kohen kur kane pare kometen ka qene faji kometes, ndersa Anglia i ka fajesuar per murtajen e zeze, ndersa kinezet kane qene ai popull i diciplinuar qe ka dokumentuar cdo veshtrim te kometave ne qiell qe pastaj poashtu i kane bere me faj per lloje te caktuara te fatkeqesive qe u kane ndodhur. APo nuk sjellin gjerat e bukura perhere fatkeqesi...
Kometat jane...topa kozmike thene kshu qe jane te perbere nga gazra, gure dhe pluhur te ngrire qe rrotullohen rreth diellit. Deri me sot njihen rreth 3586 kometa. Kur jane te ngrira kane madhesi sa nje qyteze e vogel, por kur i afrohen diellit 'nxehet' dhe fillon te 'rrjedhe' nga gazrat dhe pluhuri qe marrin formen e nje 'bishti' te ndricuar.
Jane krijuar nga te gjitha mbeturinat e gureve, e pluhurit te mbeturi pas formimit te Universit dhe jane nder objektet me te vjeter qe ekzistojne.

Kometa me e njohur eshte kometa e Halley-t qe eshte me e njohura pikerisht se te paren e kane zbuluar dhe emeruar edhe pse besohet qe njerezit kane vene re kometa ne qiell edhe para 2000 vitesh. Halley- vjen afer diellit, kur dhe mund te duket, nje here ne 76 vite (aq e ka nje rrotullim te plote rreth diellit, dmth viti i kometes) - do e shofim me 2061, po te jemi gjalle.
Shiko fotografinë 1694559

Shoemaker-Levi 9 (nga qe ishte kometa e 9-te qe zbuluan keta cunat nga e ka marre emrin). U zbulua ne 1993, por ne udhetimin e tij me 1994 u kab dhe u shkaterrua nga graviteti i Jupiterit (RIP).
Shiko fotografinë 1694560

Hartley 2 e zbuluar me 1986, rrotullohet rreth diellit perafersisht per 6 vite dhe te bishti liron uje dhe alkool.
Shiko fotografinë 1694561

Swift-Tuttle e zbuluar me 1862, per here te fundit u pa me 1992 dhe ka nje rrotullim vjetor prej 133 vitesh, qe dmth sdo jemi gjalle kur te kaloje prap.
Shiko fotografinë 1694562

Giacobini-Zinner kometa e zbuluar me 1900, me diameter prej 2km, qe ka nje vit rrotullimi prej 6.6 vitesh dhe kur kalon nga afer leshon pas vetes akull dhe gure qe ne qiellin tone paraqiten si shiu meteorik i Drakonideve ne muajin e tetorit.
Shiko fotografinë 1694563 Shiko fotografinë 1694564

Encke u zbulua me 1786, ka nje diameter prej 4.8km dhe ka nje vit rrotullimi prej 3.3 vitesh. Eshte objekti kryesor ne stuhine e meteoreve Tauride qe paraqiten ne periudhen e tetor/nentorit si topa zjarri e per shkak te periudhes njihen edhe si topat e zjarrit te Halloween-it.
Shiko fotografinë 1694565 Shiko fotografinë 1694566

Thatcher qe e mori emrin nga ai qe e zbuloi e ska te beje me Margariten. U zbulua me 1861 kur dhe eshte pare per here te fundit dhe rrotullimin e plote rreth diellit e ben per 415.5 vite. Tashi ne s'do jemi gjalle ta shohim (ndoshta), por sidoqofte, grimcat qe le prapa ne qiellin tone paraqiten si shiu meteorik i Lirideve (tashi mendoj se kshu do shqiperoheshin) qe paraqiten nga muaji i prillit dhe jane shiu meteorik me i vjeter i njohur i dokumentuar nga kinezet qe me 687 p.e.s.
Shiko fotografinë 1694570 Shiko fotografinë 1694571


Hale-Bopp kometa me diameter prej 60km eshte zbuluar me 1995 dhe per shkak te madhesise qe ka ka mundur te verehet nga qielli per plot 18 muaj nga 1996-1997 kur dhe eshte pare per here te fundit. Ben rrotullimin rreth diellit per 2534 vite keshtu qe 'Lamtumire kometa gjigande, do ishte mire sikur te njiheshim po nuk e do fati'.
Shiko fotografinë 1694572

E kshu, kaq ishin mjaft, po te doni me shume keni te faqja e NASA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top