Komenti i mbremjes per mbylljen e vertete: Esterina Celami

Endrra

VIP
V.I.P
Kete mllefin e pafund ndaj zonjes mund ta shprehin vetem ato femrat qe shkulin floket per te mbajtur mashkullin e tyre afer kur te dhenat statistikore deshmojne qarte qe me shume se 90% e meshkujve tradhetojne. C'pune keni me zonjen ju moj? Te ma marre mua nje tjeter mashkullin qe dashuroj dhe me dashuron, gishtin e drejtoj te vetja. Femra pranojeni! Shumica derrmuese e juaja pas marteses, beheni si gra zakoni, perqendroheni te femijet dhe monotonia e se perditshmes e harroni te kuroni shume detaje qofte te pamjes se jashtme qofte te personalitetit, per te mos folur per karriere apo arritje te ketij lloji. Duhet te jesh nje femer me personalitet teper te forte, inteligjente, brilante, e kuruar, qe te mbash mashkullin tend te dashuruar dhe besnik pas teje. Jo te jesh e rendomte, sic reduktohen shumica. Ajo pjesa "e ve veten ne vendin e gruas se atij" me ben te qesh. Po te ulesh koken ne gjithcka e te kalosh tere jeten si pule e lagur, nuk te qendron askush besnik. Kuptojeni me se fundmi, qe ta mbash mashkullin tend prane, kujdesu per te, duaje dhe mbi te gjitha beje qe te te ADHUROJE! Keto ceshtjet e moralit me duken te dores se dyte, kur mendoj sa nevoje ka njeriu (e sidomos mashkulli)te ndihet i lire, larg prangave te xhelozise, te eksploroje boten dhe njerezit. Kjo eshte fiziologjia e njeriut, mjaft shkuat kunder natyres! Nje lufte e tejzgjatur kunder te natyrshmes s'mund t'ju beje vesce patetike.

VS

Ne vijim eshte komenti i nje fanse te kesaj faqeje. Ju cmendoni ? Diskutim te mbare.

Mendimi im per drejtuesen e faqes: Kjo pergjigje qe i ke dhene ti e dashur Anabel duket qarte se eshte nje rebelim jot i brendshem per te justifikuar veten tende duke pershkruar gruan e burrit qe ti ke vjedhur. Po te pershendes me gruan - nene : Po te mos isha Nene ;
Nuk do ta dija se kepucet me taka do te me tregonin me fine . Nuk do e dija se mund te thyeja rekordin tim personal duke shtuar 80 kg gjate shtatzanise.
Po te mos isha Nene ;
Nuk do ja dija vleren atyre copave te kartonave qe ngjyrosen nga ato duart e vogla. Nuk do te behesha aq e hutuar sa te harroja pultin e televizorit ne frigorifer kur marr uje per te pire dhe te fusja ne cante pultin e kondicionerit kur jam duke dalur.
Po te mos isha Nene ;
Nuk do te zbuloja talentin per te shkuar ne guzhine , te ngroh qumeshtin dhe te kthehem perseri ne shtrat, me sy te mbyllur ne mesin e nates. Nuk do i hyja kurre nje aventure te zorshme si te qeroj berthamat e rrushit nje per nje. Nuk do te lumturohesha kurre qe nje njeri ka nxjerrur gazra.
Po te mos isha Nene ;
Nuk do te arrija te imagjinoja dot kurre se mund te beja qef me shoqet si Super Mami kur ajo te rritej. Mbasse me babain tend do te ziheshim me pak por ama nuk do e dinim c eshte dashuriia per femijet. Nuk do ta provoja dot kurre dashurine pa kushte . Nuk do te enderroja per te bere dashuri pa telashe .
Po te mos isha Nene ;
Mbase nuk do me nderpritej gjumi naten dhe ne fundjavave do te flija deri vone por nuk do te zgjohesha kurre me dy docka te mbeshtetura ne faqet e mia.
Po te mos isha Nene ;
Nuk do te mbaja kurre ne cante biskota , letra te lagura , nje loder , nuk do te besoja ne puthjen qe sheron dhimbjen. Nuk do ta dija se do te pervelohesha dhe une nga temperatura 38.5.
Po te mos isha Nene ;
Nuk do ta dija kurre sa qef eshte te kercesh mbi pellgjet me uje pas shiut , nuk do te beja kurre kercim picetash ne mes te njerezve vetem e vetem qe ti te hash nje kafshate me shume.
Po te mos isha Nene ;
Nuk do ta harroja lemshin e krijuar ne menyren e jetes tone dhe nuk do te filloja te jetoja perseri thjeshte.

PO TE MOS ISHE TI ;
Une nuk do te isha kurre "NENE". Kur lind nje femi lind nje Nene.....Nuk do te besoja kurre ne vertetesine e kesaj fjale


Revista Anabel
 
Titulli: Komenti i mbremjes per mbylljen e vertete: Esterina Celami

E lexova historine mbrem tek Anabel,vertet interesante.
Por ajo qe me habiti me shume jane komentet sesa historia e vajzes se divorcuar e cila kishte haruar te shkuaren e po krijonte nje lidhje te re.
E cuditshmja eshte se keto komente vinin nga vet vajzat jo nga meshkujt.
Nje botekuptim femrash shume te ngushta e pa horizonte, po mire e ka thene komentuesja ....keto gjykime e opinione vijne nga ajo lloj kategorie femrash qe e mbivlersojne emrin ''mashkull'' aq shume sa harojne te vlersojne dhe veten e tyre, e pastaj bejne si histerike kur i tradhtojne partneret e tyre.
 
Titulli: Komenti i mbremjes per mbylljen e vertete: Esterina Celami

Eshte shume e vertet e dashur jo te gjitha femrat kan ato mendime per jeten e tyre,por zhyten thell ne rolin e gruas dhe harrojne qe ekzistojne,normale qe do lindi tradhtia,xhelozia kontraditat midis tyre.
 
Pe: Komenti i mbremjes per mbylljen e vertete: Esterina Celami

"Te ma marre mua nje tjeter mashkullin qe dashuroj dhe me dashuron, gishtin e drejtoj te vetja..."

Kurre ne bote s'do ja hidhja fajin vetes per tradhetine e nje mashkulli. Kurre s'do e konsideroja veten 'not good enough' dhe shkak per tradhetine e nje mashkulli. Mendoj qe kta qe tradhetojne, jane te pangopur dhe do tradhetonin pavaresisht llojit te gruas qe kane ne krahe.
 
Titulli: Komenti i mbremjes per mbylljen e vertete: Esterina Celami

Pse me ia drejtu gishtin vetes por te dy paleve i drejtohet gishti vetes dhe mashkullit qe eshte i pangopur...une sdo mundohesha me kto gishtat hic ik lali me tjetren se kto jane lloji po e bene njehere e bejne gjithnje.........
 
Titulli: Komenti i mbremjes per mbylljen e vertete: Esterina Celami

Me bere kureshtare edhe mua.

Lexova edhe historine e asaj tjetres qe jeta e sa do rilinde duke u bere dashnore e dikujte qe kishte nje grua te mrekullueshme (gjithnje sipas kesaj gruas)
Tani nese don te rifillosh nje jete rifilloje vertete me hapa te medha jo me mbeturina se ndryshe je me keq nga ku u ndave.
Kuptoj edhe komentin e kesaj vajzes qe thote femra e le veten pas dore, por ne kete rast pikerisht ne kete rast, skishte asgje per te lene pas dore.

Qe te mos zgjas kot se del sikur kopjova po sjelle disa komente
Hah ! Shum perparimtar ky koment. Po si duhet te bejme ne femrat ? Te martohemi dhe te vazhdojme te dalim c do fundjave? te vazhdojme te pime kafe te panumerta me shoqerine thjesht per te mos ndryshuar stilin e jeteses ? Te vazhdojme te mbajme thonjte e gjate edhe pse duhen lare enet dhe duhet mbajtur shtepia ? Te mos kujdesemi per femijet tane, sepse keshtu behemi gra monotone dhe burri na bezdiset dhe s na do me ? Mos i largohemi realitetit shqiptar. Nuk kemi aq para sa per punet e shtepise te paguajme nje sherbetore dhe vete te kalojme kohen ne qendrat estetike.
Edhe nese ai bezdiset se femra e tij behet grua shtepie , qe une do e quaja zonje shtepie ashtu sic i ka hije , do jem une e para qe do e lej , sepse nuk do e dua me...
mendoja se dashuria ishte me e rendesishme se bukuria .


Te shkretat grate e fshatit pra,qe se dine as c'do te thote ''look'', po kujdesen ne sakrifice x bashkeshortin e femijet,po x ca kushte e ca te tjera,e kane te pamundur te jene aq sharmante,qe te mos i lere bashkeshorti.

Me gjithe respektin per ju qe e keni shkruar, me vjen keq tju them qe jetoni shume larg realitetit. 90% e shqiptareve jetojne ne skamje dhe nuk munden te perballojne ushqimin dhe faturat; mos te permendim *kurimin* qe eshte nje luxury per shumicen. Bukuria kushton e dashur! Ah po, do te isha dakord me ty per nje "kurim" kulture, inteligjence, open-mindness etc por dhe kjo do te tingellonte shume idealiste duke qene se shumica e femrave ende duhet te marrin leje nga mashkulli i tyre per te dale! Ne fund te dites, kjo nuk do te te garantonte asgje. A nuk ishte valle Brad Pitt qe tradhetoi Aniston me Jolie? Apo Aniston nuk ishte e kuruar mjaftueshem


Etj etj
 
Titulli: Komenti i mbremjes per mbylljen e vertete: Esterina Celami

Duke perkufizuar rastin ne fjale : sa te medha jane gjasat qe nje mashkull shqiptare te lere nenen e femijeve te tij per nje femer me hot ?

Dikur nena e femijeve kishte nje vend te jashtzakonshem edhe pse tradhtohej nga i shoqi ajo nuk lihej ...

Duke citu fjalet e plakave : Familja nuk prishet per nje tjeter femer.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top