Kombëtarja feston në Tiranë, qindra e mijëra tifozë presin heronjtë kuqezinj (Foto)
Festa zhvendoset nga kryeministria, te sheshi “Nënë Tereza”
Pas takimeve në kryeministri dhe në presidencë, kombëtarja shqiptare ka zbarkuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku janë pritur nga mijëra e mijëra tifozë me brohorima, flamuj kuqezi dhe simbole kombëtare.
Spektakli me këngë, muzikë, valle, ka zgjatur pak më shumë se një orë, ku në emër të skuadrës, kapiteni Lorik Cana i ka falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen.
Thuajse të gjithë futbollistët kuqezinj kanë falënderuar tifozët dhe më pas kanë hipur në autobus, duke kaluar mes për mes turmës. Nuk munguan fotot, autografet, përqafimet me idhujt e kombëtares, të cilët lanë sheshin “Nënë Tereza” në orën 17:35, për të vazhduar misionin e tyre në qershorin e ardhshëm në “Francë 2016”.
Pritja në Rinas, pastaj takimet me Ramën e Nishanin
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, ku është pritur nga qindra tifozë dhe sportdashës pas kualifikimit historik në Kampionatin Europian. Avioni i kombëtares duhej të kishte mbërritur më herët, por për shkak të kohës të keqe, çarteri kuqezi preku Rinasin rreth orës 14:20.
Autobusi i kombëtares do të shoqërohet nga policia deri në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të nisë festa me mijëra tifozët e tjerë që po e presin në qendër të Tiranës për të festuar këtë arritje historike për kombin shqiptar.
Mes autoriteteve shtetërore, është i pranishëm kryeministri Edi Rama është Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla. Te paret nga avioni kane zbritur presidenti Duka dhe trajneri De Biazi, te cilet jane takuar nga Rama dhe Nikolla. Kreret shteterore, kane pritur te takojne deri ne fund te gjithe delegacionin qe ndodhej ne avion. Me pas kane vijuar takimet e kombetares me Ramen ne kryeministri dhe presidentin Nishani ne presidence.
Rreth pres 15:00, autobusi me jeronjte kuqezinj ka lene Rinasin dhe eshte nisur drejt Tiranës. Rrugez ata jane shoqeruar nga turma te medha njerezisht qe i prisnin me bohorima dhe flamuj.
Ndërkohë që shumë qytetarë kanë njoftuar se do të jenë në Rinas për të pritur ekipin. Thuajse të gjitha gjimnazet e Tiranë kanë bërë mësim me orë të shkurtuara dhe nxënesit, të veshur me fanella kuqezi, shalle dhe simbole kombëtare, kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit për të festuar me kombëtaren.
Mbrëmë kombëtarja shqiptare fitoi ndaj Armenisë me rezultatin 0:3 dhe në sajë të këtij rezultati mundi të arrijë kualifikimin historik në “Euro 2016”.
Ndërkaq, “Digitalb” ka njoftuar se në orën 14:00, në Sheshin “Nënë Tereza”, në “Digitalb Arena” do të nisë një koncert madhështor, bashkë me heronjtë e kombëtares Kuq e Zi, për të festuar të gjithë kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2016”.
B;G.shqip