legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
Jason Statham Bought And Sold A Big Mansion
Brainberries
https://bustsize/Сакате_големи_гради_Кликнете_на_сликата
Brainberries
Drejtoresha e AJC në Izrael, Avital Leibovich, ka folur për të ardhmen e raporteve Kosovë – Izrael.
Leibovich, në Express Intervistën në KTV, tha se Ballkani nga perspektiva izraelite mund të ketë kuptim strategjik, andaj ka ardhur këtu, kryesisht për të mësuar nga liderët qëndrimet lidhur me Izraelin dhe për të parë se si nga Komiteti amerikano-hebrenj, mund të lehtësojnë këtë raport.
“E kuptoj që Izraeli ende nuk e ka njohur Kosovën në tërësi. Tani ndoshta mund të shohim mundësi për këtë në të ardhmen. Mendoj, meqë Kosova tashmë është e përfshirë në shumë raporte bilaterale me Serbinë, në tentim për të zgjidhur situatën dhe për të arritur traktat të paqes, dhe kjo është diçka që përfundimisht mund ta ndihmojë situatën – nuk po flas në emër të Qeverisë izraelite – por ka potencial mes dy vendeve në çështje të ndryshme, që të dyja vendet mund të përfitojnë”, tha ajo.
Leibovich ka folur më detajisht edhe se si mund të jetë bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe a mund të ketë diçka më specifike.
“Shihni për shembull fqinjin tuaj, Shqipërinë. Izraeli nuk dinte për Shqipërinë deri vonë dhe raportet ndërmjet Shqipërisë e Izraelit janë të reja. E, tani Kosova, në këtë rast, është shtet akoma më i panjohur, por ka potencial kështu që verën e shkuar, para fundit mijëra izraelitë shkuan në Shqipëri si turistë për herë të parë. Kjo mundësi më në fund u hap për ata, andaj turizmi është diçka si mundësi. Tregtia ekonomike, është tjetër. Izraeli ka shumëçka për të ofruar në teknologjinë e lartë. Është komb i start up-ëve. Agrikultura, siguria kibernetike, teknologjia e ujit, teknologjia solare. Ka shumë opsione dhe këto mundësi mund të ndahen me shumë shtete në botë, përfshirë Kosovën”, tha Leibovich për KTV-në.
Ajo, në emision tha se dëshiron t’i thotë dy gjëra për hebrenjtë.
Fillimisht, thotë ajo, ka takuar komunitetin hebre në Kosovë dje.
“Më duhet të them se e vlerësoj shumë mënyrën se si Kosova e liderët këtu, e Qeveria po kujdeset e po e trajton komunitetin hebre e që është shumë i vogël. Por, prapë bëjnë shumë, për ta kjo ka rëndësi. Sa i përket faktit që ua shpëtuan jetët, kjo është tashmë e njohur në Izrael dhe vlerësohet shumë. Në Izrael jetojnë përafërsisht 1800 të mbijetuar të Holokaustit dhe në çdo shtëpi gjeni të mbijetuar të Holokaustit. Babai im është i mbijetuar, vjen nga Polonia. Kjo është ajo, e cila vlerësohet shumë, sepse vlera e jetës së njeriut është vlera më e madhe në traditën izraelite”, tha tutje ajo.
Leibovich që përfaqëson komunitetin amerikano-hebre në Izrael, ndryshe më të madhin në botë, ka folur edhe për rolin e kësaj organizate në Kosovë dhe rajon.
“Kjo organizatë u themelua 112 vjet më parë dhe është organizatë jopolitike, joqeveritare dhe qëllimi i saj është të përkujdeset e ndihmojë në mirëqenien e komunitetit hebre në botë, por edhe të promovojë raportet kombëtare mes Izraelit dhe shteteve të tjera. Mund të jetë trelaterale me SHBA-në, Izraelin e shtetin tjetër, apo Izraelin dhe shtetin tjetër???? dhe merret me çështjet e antisemitizmit, ‘BDS’ dhe listë shumë të gjatë të çështjeve kruciale dhe këtu, meqë nuk jemi politikë e qeveritarë, mund të ndihmojnë në lehtësimin e raporteve në shumë mënyra. Shumica e gjërave nuk bëhen nëpërmjet medieve, sepse siç e dini, në botën diplomatike gjërat bëhen prapaskenës dhe kjo është si punojmë edhe ne”, ka shtuar ajo.
I ka komentuar edhe deklaratat në mediat kosovare, ku kishte lajme viteve të fundit se Kosova do të hapë një zyre në Izrael.
Пијте го ова секој ден, а ќе изгубите 14 кг за 5 дена
https://Свиснатиот_стомак_исчезнува_веќе_по_4_дена_а_сланините_по_7/
“Mendoj se nëse këto thashetheme janë të vërteta, atëherë ka potencial të madh. Përshtypja e parë kur kam hyrë në Prishtinë ishte numri i madh i të rinjve që keni këtu. I shihni gjithkund, e këtë nuk e shihni në shtete tjera. Andaj e kuptoj se një prej sfidave që keni këtu është sigurimi i arsimit të nivelit të lartë që besoj se e keni arritur. Dhe, e dyta është që të përpiqeni t’i mbani këtu në vend. Mendoj se duhet të shihni e të mësoni nga Izraeli se si e ka ndërtuar skenën e start up-ëve, skenën e teknologjisë së lartë. Kjo është diçka, për të cilën të rinjtë janë të interesuar kudo në botë. Andaj, nëse një zyre e tillë do të hapej, do të mund të përqendrohet në këto çështje për shembull. Dhe, do të ishte situatë përfituese, sepse do të mund të sillni mesazhin te të rinjtë në Kosovë dhe kjo do t’i inkurajonte të qëndrojnë këtu e të mos shkojnë”, tha ndër të tjera Leibovich.
E ka quajtur pak problematike. “Por, po ashtu, do të mund të hapte tregun këtu për investime izraelite. Fundja, një shtet i ri në zhvillim, gjithmonë është në kërkim të investimeve dhe investitorët kërkojnë mundësi. Andaj, nëse kjo ndodh, e shoh si përparim pozitiv dhe situatë përfituese”, thotë tutje.
Kujtojmë se janë edhe disa vende evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, por që kanë bashkëpunim intensiv me vendin tonë. Me rastin e Izraelit nuk është kështu. Ajo ka treguar pse mungon ky lloj shkëmbimi.
“Mendoj se është çështje e prioriteteve, mendoj që është çështje e politikave të brendshme në raste të caktuara. Shiko, zyra ime është në Jerusalem dhe çdo javë unë shoh delegacione që vijnë në Izrael nga e gjithë bota, duke u munduar që të mësojnë nga eksperienca izraelite, po ashtu që mundohen të bëjnë lidhje në nivele të ndryshme. Është si një portë rrotulluese, me të vërtetë, çdo javë. Mendoj që në fund të ditës Kosova duhet të gjejë rrugë në linjë me këto vende, që mundohen të gjejnë rrugë hyrëse. Izraeli është, po ashtu, një vend i vogël, diçka që kemi të përbashkët dhe në fund të ditës duhet të vë ca prioritete, por nëse po i hap sytë më shumë dhe shoh qasje më strategjike në zona, atëherë e shoh Ballkanin një zonë të rëndësishme për Izraelin”, tha tutje ajo në KTV.
Leibovich po ashtu ka pasur edhe një ligjëratë për “Sfidat strategjike të Izraelit”. Ajo i ka shpjeguar në pika të shkurtra, se cilat janë ato sfida që i ka Izraeli.
“Me kënaqësi … ku të filloj .. ka shumë sfida, të fillojmë nga nata e mbrëmshme ku një raketë është lëshuar nga Gaza në Izrael, dhe kjo është diçka që ndodh shumë shpesh. Gaza është e kontrolluar nga një organizatë, ndryshe degë e Vëllazërisë Myslimane, e quajtur Hamas, me ideologji radikale, me atë se Izraeli nuk është tokë e hebrenjve, por tokë e Hamasit dhe e palestinezëve, dhe se hebrenjtë nuk duhet të jenë aty. Kjo është një nga çështjet. Po ashtu, në kufi kemi përplasje të ashpra, përplasje të dhunshme në kufi. Nëse shkoni në pjesën veriore të Izraelit, në kufi me Libanin, Sirinë, fatkeqësisht kemi pasur ndikimin e Iranit gjithandej nëpër terren, duke u munduar që ta eskalojë situatën, e dini që për këtë synim kanë krijuar Hesbollahun. Hesbollahu sot ka 120 mijë raketa dhe të gjitha kanë cak të përbashkët, që është Izraeli. E, kjo është një sfidë tjetër me të cilën duhet të merremi, por unë do të thosha se sfida më e madhe është për Izraelin, janë synimet e Iranit për t’u bërë fuqi bërthamore, kjo është diçka që Izraeli nuk mund ta tolerojë, pasi që e ka cak direkt të goditjes Izraelin. Por, gjithashtu e dëgjon retorikën nga liderët e Iranit, dhe ata gjithnjë mallkojnë Izraelin dhe hebrenjtë, dhe këtë Izraeli është diçka që nuk mund ta tolerojë. Për këtë edhe ushtria e Izraelit, nuk është vetëm ushtria e Izraelit, por Forca Mbrojtëse e Izraelit, pasi shumicën e kohës Izraeli është duke i mbrojtur kufijtë”, tha Leibovich.
Në fund, i është rikthyer edhe njëherë raporteve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
“Unë mendoj që duhet t’ua bëj me dije qytetarëve të Kosovës, që fillimisht duhet të jenë krenarë për atë që kanë ndërtuar në 10 vjetët e fundit, mendoj që kemi diçka të përbashkët, që jemi vende të reja, sfida me ambientin, shumë pengesa në rrugën për të arritur në vendin e dëshiruar, dhe mendoj që ka mundësi po ashtu në shumë çështje të bashkëpunimit, si ai ekonomik, bashkëpunimi në turizëm, mendoj që përshtypja e përgjithshme për izraelitët në Kosovë është pozitive dhe mendoj që këtë izraelitët duhet ta dinë, dhe këtë mesazh do ta bart edhe atje kur të kthehem. Kështu ka më shumë mundësi se sa sfida”, tha ajo.
Leibovich, në fund të Express Intervistës në KTV, ka treguar mendimin e saj se pse Izraeli nuk e njeh Kosovën.
“Mendoj që ka të bëjë me prioritetet, me çështjet e brendshme politike, dhe raportet me disa vende evropiane. Njohja e Kosovës mund të ndodhë me disa kushte, mendoj se ka potencial që kjo të ndodhë, mendoj se janë shumë mundësi tani që mund të shfrytëzohen për të bërë hapa përpara… Jam optimiste”, përfundoi intervistën e saj Leibovich.https://njekomb.org/