Kolonel Dritan Demiraj i çon “selam” Serbisë: Nëse ekstradoni Haradinaj jeni në luftë

Kolonel Dritan Demiraj i çon “selam” Serbisë: Nëse ekstradoni Haradinaj jeni në luftë me shqiptarët

kolonel.jpg?zoom=1.jpg

Kolonel Dritan Demiraj, i cili ka mbi vete mbi 10 misione në Afganistan, disa libra të shkruar nga ana e tij, tashmë në detyrë të trajnuesit kundër terrorizmit në SHBA, ka bërë thirrje për protesta të forta për lirimin e Ramush Haradinaj dhe për ndërprerjen e marëdhënieve diplomatike me Serbinë deri në lirimin e tij.

Në të kundërt ai thotë se nëse Franca e ekstradon Haradinajn në Serbi, atëherë kjo do të thotë akt lufte me shqiptarët, shkruan Demiraj në ‘Facebook’, raporton Balkanëeb. Kolonel Dritan Demiraj, ka 24 medalje në ushtri, aq sa njihet si “babai” udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle”, pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor. Ky është kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” më dekoratë presidenciale, por i papunë që nga dhjetori 2014.

Reagimi i tij i plotë:

“Të nderuar bashkëkombas!

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen të dalin ne protesta deri në lirimin e Liderit Ramush Haradinaj dhe shkëputjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike me qeverine e serbisë.

Nëse Ramushi ekstradohet kjo do të thotë njëlloj si një akt lufte me Shqiptarët.

Gjithmonë deri në vdekje me heronjtë dhe kundër bashkpunëtorëve shqiptarë të serbëve.”

b;thealbanian
 

Attachments

  • kolonel.jpg?zoom=1.jpg
    kolonel.jpg?zoom=1.jpg
    34.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Kolonel Dritan Demiraj i çon “selam” Serbisë: Nëse ekstradoni Haradinaj jeni

Nuk me pelqejne ushtaraket qe bejne zhurma poshte e perpjete. Dritani ka qene, jo rralle, ka qene pjese e portaleve me deklaratat e tij. :peshk:
Ushtaraket me diciplinen ne heshtjen e tyre jane me te mire mendoje.
 
Titulli: Kolonel Dritan Demiraj i çon “selam” Serbisë: Nëse ekstradoni Haradinaj jeni

Bir selmani i nenes, ke te qaj mepare! Ohohhhhhhhhhhhh (heqje ne shpirt kjo)...
 
Titulli: Kolonel Dritan Demiraj i çon “selam” Serbisë: Nëse ekstradoni Haradinaj jeni

U be Facebook si ministria e jashtme me deklarata.
 
Titulli: Kolonel Dritan Demiraj i çon “selam” Serbisë: Nëse ekstradoni Haradinaj jeni

Nese nuk gaboj momentalisht nuk eshte ne detyre sepse e ka shkarkuar ministrja aktuale. Nese eshte keshtu s'ka ndonje problem edhe nese prononcohet.

Perndryshe eshte ushtarak i lindur. I ka hije uniforma ne trup.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top