Kolla e femijeve

sensuu

sweet
V.I.P
Kolla përbën një mekanizëm mbrojtës natyral, për lirimin e rrugët e frymëmarrjes nga ngacmime të ndryshme; të thjeshta (tymra, gazra, pluhura etj) ose problematike (infeksione, trupa të huaj etj). Dallojmë atë që quhet “kollë e njomë” dhe “kollë të thatë”.


Kur fëmija ka kollë, si t’a qetësojmë?

Mjeku keshillon disa masa të thjeshta, vlejnë për të gjitha tipet e kollës.

1. Jepini të pijë më tepër lëngje, sidomos të ngrohta.
2. Lagështoni mjedisin me mjetet e mundëshme.
3. Lirojeni nga veshja e tepruar.
4. Bëni avull me ujë (pa lëndë të tjera) ose me aparat.
5. Për fëmijët mbi një vjec, një filxhan qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë, 3 herë në ditë (jo për fëmijët nën një vjec). Më të rriturive, një karamele me mente.
6. Largojeni nga mjediset ngacmuse (ku pihet duhan, përdoret gaz për ngrohje etj.
7. Nëse mbas kollës vjell ushqimin, jepeni më shpesh dhe në sasi të vogël.
Po medikamente?

Mos u jepni shumë mbas tyre, po nëse merrni vetë në farmaci, kërkojeni sipas tipit të kollës: për kollë të njomë, ose të thatë (mos u nisni nga emri, rëndësi ka përbërja). Asnjëherë antibiotikë, pa u konsultoheni me mjekun.

Kur duhet të lidhemi me mjekun? Pyesin prinderit.

Ne keshillojme se vizita duhet kryer shpejt për fëmijët nën 2 muaj. Kolla shoqërohet me disa shënja të quajtura "shënjat e alarmit" si:

- frymëmarrje shumë e shpeshtë, e vështirë dhe e zhurmëshme.
- Kollë lehëse.
- Maviosje rreth buzëve.
- Mospranimi i lëngjeve
- Sa herë dyshohet për trup të huaj.

Vizita jo urgjente duhet kryer:

- nëse kolla shoqërohet me tepëraturë, mbi 3 ditë.
- kur kolla vazhdon mbi 2javë.
- në raste kolle me dhimbje të forta gjoksi (populli thotë të therm).
- kur dyshohet se lidhet me ndonjë rrethanë të vecantë
Cilat mund të jenë shkaqet?

Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga mjedisi i shtëpisë. Nëse pihet duhan, atëhere në mënyrë pasive “pin duhan” dhe fëmija. Fëmijët më të rriturit, mund të kenë filluar pirjen e duhanit, prandaj kontrolloni me takt xhepat dhe erën e gojës (si të djemve dhe të vajzave). Shkak tjetër është gazi për ngrohje ose gatim etj. Ndikim kanë dhe gjendje emocionale te vecanta.

Vënd të rëndësishëm e shpesh problematik zënë alergjitë dhe infeksionet. Infeksionet më të zakonshme, nga viruset mandej nga mikrobet shkaktojnë mahisje të rrugëvë të frymëmarrjes, me rastet më të shumta gjajtë stinëve të ftohta. Më të predispozuar janë fëmijët e moshës deri në 3-4 vjec që frekuentojnë mjedisë kolektive (cerdhe, kopështe etj). Kolla me sekrecionë të shumta nga hundët, e ngjyrë të verdhë; mund të shkaktohet dhe nga sinuziti.

DHIMBJET E GOJثS

Ndryshe nga të rriturit, fëmijët shqetësimet e gojës ose të fytit i shprehin në mënyra të ndryshme, të lidhura kryesisht me moshën. Pamvarësisht nga shkaku, të vegjëlit grinden, qajnë e nuk pranojnë ushqimimin, në dukje pa shkaqe; ndërsa pak më të rriturit tregojnë me gisht duke thënë më djeg ose më dhëmb “këtu, këtu dhe këtu”. Nëse vëreni probleme të kësaj natyre, sa për tu ortientuuar me bishtin e një luge kontrolloni me delikatesë hapësirën e gojës dhe të fytin për të parë ndonjë ndryshim (skuqie, plagë, gjurmë kafshimesh, fshikëza etj).

Kur ka dhimbje goje, si të verojmë për t’i qetësuar?

Lagni gishtin tuaj me ujë frigoriferi dhe kalojeni mbi hapësirën e gojës. Dhimbjet i qetëson dhe Paracetamoli, prandaj mud t’ja jepni. Fëmijët e rritur të mbajnë në gojë ndonjë karamele me mente ose jepuni akullore. Nëse nuk janë shkaktuar nga kafshime të mishrave të faqeve, djegje të lehta të majës gjuhes, dalje ndonjë dhëmbi mjafton me kaq etj. Në raste të tjera, aq më tepër kur shihni dhe vetë ndryshime të vecanta, për më tejë lidhuni me mjekun i cili do të rekoman-dojë dhe mjekimin sipas shkakut.

Nga se mund të jenë shkaktuar?

Nga ana praktike shkaqet mund të jenë: pa infeksioneve ose rrjedhojë e infeksioneve.

Pa infeksione. Zakonshme nga dalien e ndonjë dhëmbi, veprime lokale nga ushqime ose lugë tepër e nxehta, kafshime të përsëritura të pjësëvë të mbrëndëshme të faqeve, prej dëmtimeve mekanik (lodrat e forta, rrëzimev etj), medikamente të mbajtura pak më gjatë në gojë, marrja e ndonjë lëndë kimike ose kozmetike të përdorimit familjar etj. Në këtë grup përmblidhen dhe ndikimet e disa faktorëve të tjerë, si psh ajëri tëpër i thatë ose me shumë pluhura, qëndrimet në mjeisë me tym duhani ose me ngroje gazi, marrja e pamjaftushme e lëngjeve sidomos gjatë stinëve të nxehta etj. Këto rrethana jo vetëm ndikojnë mbi cipat e gojës, po bëhen dhe shkak për t’u hapur rrugë infeksioneve.

Nga infeksione. Shkaktohen kryesisht nga viruse dhe mikrobe, më rrallë nga kandida. Nës këtë grup mund të përmëndim: mahisjet (me ose pa qelb) të gjuhës, mishrave të gojës, dhëmbëve, fytit e bajameve.

Në gojë shihni pika ose si pllaka në të bardha?

Ka mundësi të ketë mykth (në të porsalindurit) ose myk, shih kandidoza tek libri "Mjeku i femijeve ju pergjigjet i cili gjendet ne treg.

Dhimbjet gojës shoqërohen me jargë e skuqje të mishrave të saj?

Mund të jenë shënjat fillestare të një stomatiti, shih Stomatitet tek libri i larpermendur.

ثshtë duke dalë ndonjë dhëmb?

Në disa raste dalja e dhëmbit shoqërohet me dhimbje, shih dhëmbë e femijeve tek libri i larpermendur.

Dhimbjet e gojës, shoqërohen me temperaturë?

Ndoshta ka mahisje të fytin ose të bajameve (me ose pa qelb), këtë mund ta vëreni dhe vetë duke hapur gojën me bishtin e lugës. Shih maisjet e fytit dhe të bajameve tek libri i larpermendur.

Vëreni ënjtje midis veshit dhe këndit të nofullës?

Mund të jenë shytat (shoqërohen shpesh dhe me dhimbje të gojës). Dyshimet shtohen nëse 3 javët e fundit ka patur kontakt me ndonjë të sëmurë me shyta, shih shytat tek femijet.

DIARETث ose HEQJE BARKU

Diareja është një gjëndje që shquhet për të dala jashtë tepër të ujëshme dhe të shpeshta. Ecurija mund të jetë e shkurtër (akute) kur vazhdon me ose pa ndërprerje jo më shumë se 2 javë, ose kronike nëse vazhdon mbi 2 javë. Mbrapa diareve, fshihen shumë shkaqe, si mbrënda dhe jashtë aparatit tretës. Kujdes - mos ngatërroni diarenë me pseudodiaretë në të porsalindurit, as me feciet e ujshme në fëmijët e shëndoshë - diarea është tjetër gjë.

Si shfaqet?

Sëmundja mund të fillojë në disa mënyra, po zhvillimi i sëmundjes në fëmijë, përvec shkakut, varet dhe nga mosha, sa më i vogël, aq më problematike (sidomos në të porsalindur e latantë). Në format e lehta, shpeshtohen të dalat jashtë, fecie bëhen të ujëshme, me ose pa të vjella.

Në disa raste gjëndja mund të ndryshojë e të rëndohet mbrënda pak orëve, sidomos kur shoqërohet me të vjella, cka con në humbjen e shpejtë të lëngjeve dhe të kripërave, me të gjitha pasojat që mund të vënë në rrezik dhe jetën.

Diareja përvec dehidrimit, mund të shoqërohët dhe me shënja të tjera, të lidhura kryesisht më shkaktarët (feciet me gjak e mukus në kuadër të salmonelave, shiglave ose disa viruseve, prerjet e forta të barkut në kuadër të parazitozave (sidomos Lamblies) etj. Ajo që ka rëndësi të vecantë për të gjitha moshat, është shkalla e humbjes së lëngjeve, sa më i thellë aq më problematike gjëndja.

Fëmija është me diare, si të veprojmë?

Sot gjërat janë bërë më të thjeshta e të kuptushme për të gjithë. Ja si duhet vepruar:

- të zëvëndësohen lëngjet dhe kripërat e humbura.
- pak kujdes për ushqyerjen.
- jo antibiotikë pa këshillën e mjekut.

Si bëhet zëvëndësimi i lëngjeve?

Mënyra më e mirë është dhënia nga goja. Përparësi merr tretësira me tresoli, po ka araste që fëmia nuk e pranon, si të veprojmë? Provoni këtë përzierje: në 1 litër ujë në temperaturën e zakonshme, shtrydhini ½ limin, shtoni një lugë kafeje rrafsh me kripë dhe 1 lugë kafe sheqer. Po nuk e “pëlqeu“ as këtë? Atëhere, jepini atë që ka dëshirë si caj, kamomil, lëngje frutash ose limonata tepër të holluara, koka-kola, etj. Me pak fjalë, duhen shfrytëzuar të gjitha mënyrat e dhënies së lëngjeve nga goja, mjafton ti pranojë.

Pi me etje, po e nxjerr menjëherë?

Dhe në këto rrethana, nuk duhet hequr dorë nga dhënia e lëngjeve; po nga pak e shpesh, ashtu si merren pikat e serumit në venë; si një “serum nga goja”; duke filluar qoftë dhe nga ½ lugë kafeje, pastaj 1 lugë, çka do të thotë që me durim, përmbajtja e një filxhani çaji (që merr rreth 200 - 250ml), të jepet afërsisht gjatë 2 orëve. Në këtë mënyrë arrijmë të sigurojmë të paktën sasinë më të domosdoshme të lëngjeve. Në vazhdim, duke parë “tolerancën”, gradualisht rrisim sasinë dhe shpeshtësinë. Nëse vjelljet nuk janë problematike dhe lëngjet pranohen, nuk ka përse të veprohet si më sipër.

Mos është më mirë serumi?

Rruga me lëngje në vena (e kërkuar vënd e pa vënd), nuk është më e mira, po do të shfryrëzohet vetëm për raste të vecanta, kur masat e mësipërme nuk kanë dhënë rezultate.

Ushqyerja - Nëse ushqehet me gji, mos e ndërprisni dhënien e tij. Po pati të vjella, vendoseni për përiudha më të shkurtëra dhe me të shpeshta. Për fëmijët me ushqyerje artificiale, mbas një pefriudhe fare të shkurtër (jo më shumë 2-3 orë), vetëm me lëngje (si më sipër), filloni qumështin industrial që ka marrë më parë. Fëmijëve me ushqyerie të përzier, qumështi i gjirit, nuk ndërpritet, ndërsa për shtesën, duhet bërë me kujdes, po qe nevoja, nga pak e shpesh. Dietave të "urisë" u ka ikur koha. Shumë rekomandojnë të ushqehen si zakonisht.

Medikamentet - Meqë në shumicën e rasateve diaretë shkaktohen nga viruset (deri në 70%), janë të mjaftushme masat e mësipërme (mund te jepet ndonje ferment si psh Enterogermina), Antibiotikët ose ndonjë medikament tjetër, i jep vetëm mjeku duke u bazuar mbi shkaktarët.

Kur duhet të lidhemi me mjekun?

1. Menjëherë për fëmijët e porsalindur, poshtë moshës 6 muaj, feciet janë me gjak dhe kur ini të sigurtë se pampersi mbetët i thatë mbi 6 orë (tregon se nuk urinon).
2. Nëse vazhdon me temperaturë të lartë, mbi 24 orë.
3. Kur feciet diaroike vazhdojnë pa asnjë përmirësim, mbi 3 ditë.

TEMPERATURA E TRUPIT E RRITUR

Nuk është sëmundje, po shprehje e kundërpërgjigjes të organizmit, tregon se dicka nuk shkon mirë; pra një shënjë me rëndësi që nuk duhet nënvleftësuar asnjëherë.

Sa duhet të jetë temperatura normale? E matur nën sqetul, konsiderohet normale nga 35.8 deri në 37.2°C, ndërsa në vrimën e jashtëqitjes, ½ gradë më tepër. Temperatura mund të pësojë disa luhatje normale; më e ulëta arrin psh midis orës 01 dhe 04, kur fëmija zgjohet mund ta ketë 36 gradë, dërsa midis orës 18 deri 20 arrin deri në 37.2. Cdo luhatje brenda këtyre shifrave, është normale.

Si matet temperatura?

Mënyra më e mirë, nënë sjetull. Më i besushëm, termometri me zhivë. Më pak të besushëm, termometrat për matje në vesh, gojë, ballë, pa takuar trupin etj. Para se të vendoset termometrin nën sqetull, kontrollohet se mos kjo zonë është e djersitur dhe mbajeni për 3-5 minuta Në vrimën e jashtëqitjes 3 minuta.

Fëmija është me tempereaturë, si të veprojmë?

Dy janë mënyrat: me mjetet fizike dhe medikamentet.

Cilat janë mjetët fizike? Clirojeni nga veshjet e tepërta (bëni mirë ta lini me kanatiere dhe të mbathura), freskoni mjedisin, një banjë dhe ofrojuni lëngje në sasi të bollshme. Nëse do të ketë të dridhur (janë të përkohëshme, tregojnë se temperatura po rritet), atëhere përkohësisht mbulojeni. Në vazhdim matni temperaturën dhe përsëri sa në lehtë.

Ja si si bëhet banja për të ulur temperaturën (banja freskuese). Në një govatë përgatisni ujë të vakët (deri sa ta duroje brryli juaj). Po patët termometër uji, banja fillon me një gradë poshtë asaj të trupit (psh është me 40, atëhere fillohet me 39 gradë) dhe gradualisht shtohet ujë i zakonshëm në fund të govatës, deri sa temperatura e ujit të ulet në 32 gradë. Kjo proçedurë vazhdon 10 minuta. Gjatë gjithë kohës së banjës, trupi duhet të jetë i mbuluar nga uji, jashtë mbetet vetëm koka. Mbas banjës, fshihet mirë dhe matet përsëri temperatura.

Cfarë nuk duhet bërë?

- Mos i vishni shumë as mos i mbuloni tepër që të djersiten, djersa është armik i temperaturës.
- Mos i detyroni të qëndojnë në shtrat (fëmijët kur nuk ndihen mirë, shkojnë vetë).
- Mos i detyroni të hanë jashtë vullnetit.
- Asnjëherë mos filloni antibitikë pa këshillën e mjekut.
- Mos e teproni me medikamente për të ulur temperaturen sa më shpejt në shifrat normale, sepse rënia me e mirë është ulja graduale.

Cilat janë medikamentet dhe kur duhen dhënë?

Për fëmijë pa ndonjë problem të vecantë, jepen mbi 38.5. Me rëndësi madhore është dhënia në mënyrë korekte; cka do të thotë, me dozë sipas peshës dhe interval kohe sipas medikamentit. Midis medikamenteve (deri më sot) konsideroehen si më të mirët Paracetamoli, Ibuprofeni dhe Aspirina (në farmaci gjënden në formë shurupesh, supostesh, kokërrash etj. dhe me emëra të ndryshme (sipas firmës prodhuese), po nuk mungon asnjëherë emëri i përbërësit dhe sasija për njisi (psh Paracetamol 5 ml - 120mg). Aspirina - e këshilluar gjerësisht vite më parë, sot nuk rekomandohet në disa infeksione virusale si psh Grip,Variçelë etj. (mund të bëhet shkak për një sëmundje të rëndë me emrin sindromi Rei).

Paracetamoli - Për uljen e temperaturës llogaritet 10-15 mgr për cdo kg peshë në vaft, cdo 4 ose 6 orë (orari duhet zbatuar në mënyrë të përpiktë).

Ibuprofeni - Për uljen e temperaturës, llogaritet 5-10 mg.kg.peshë në vaft, cdo 8 orë (mund të llogaritetdhe 20-30 mg për cdo kg. në ditë, ndarë në 3 vafte (cdo 8 orë). Kohëzgjatja e veprimit për Paracetamolin është 4 deri në 6 orë, ndsërsa e Ibuprofenit 8 orë, ja pse duhen respektuar oraret sipas tipit të medikamentit.

Po Valiumi?

Këshillohet nga mjeku vetëm për ata fëmijë që kanë kaluar konvulsione nga temperaturra (jo për cdo fëmijë). Në këto raste, medikamentet për uljen e temperaturës shoqëruar dhe me Valium. Në ndonjë rast (gjithmonë më këshillën ë mjëkut) këto medikamente mund të jepen dhe me temperaturë mbi 37.5 gradë. Një këshillë - Kush ka fëmijë, në shtëpi duhet të këtë gjithmonë Paracetamol dhe Ibuprofen.

Kur duhet lidhur me mjekun?

- Për fëmijët deri 6 muaj (sidomos poshtë 3 muaj) nuk duhet pritur dhe nëse temperatura nuk shoqërohet me ndonjë nga shënjat që përmëndëm më lart.
- Për moshat e tjera, nëse gjëndja është e kënaqëshme, duhet pritur të paktën 2-3 ditë.

Këto janë vetëm këshilla orientuese; gjithcka varet nga gjëndja e përgjithëshme dhe shënjat shoqëruese.

Mjeket.al
 
Titulli: Kolla e femijeve

Ja si si bëhet banja për të ulur temperaturën (banja freskuese). Në një govatë përgatisni ujë të vakët (deri sa ta duroje brryli juaj). Po patët termometër uji, banja fillon me një gradë poshtë asaj të trupit (psh është me 40, atëhere fillohet me 39 gradë) dhe gradualisht shtohet ujë i zakonshëm në fund të govatës, deri sa temperatura e ujit të ulet në 32 gradë. Kjo proçedurë vazhdon 10 minuta. Gjatë gjithë kohës së banjës, trupi duhet të jetë i mbuluar nga uji, jashtë mbetet vetëm koka. Mbas banjës, fshihet mirë dhe matet përsëri temperatura.
interesant ! vllait ne gjerman i ka then doktori se nuk ben asesi te bej banjo nese ka temperatur femiu ...per arsyje se mundet shum let mu paralizu ..mjafton disa lecka te laguara mbi gjoks ,ball ,kembe dhe duar ..po jo te futet ne uji .
 
Titulli: Kolla e femijeve

interesant ! vllait ne gjerman i ka then doktori se nuk ben asesi te bej banjo nese ka temperatur femiu ...per arsyje se mundet shum let mu paralizu ..mjafton disa lecka te laguara mbi gjoks ,ball ,kembe dhe duar ..po jo te futet ne uji .

po spo themi ta fusim ne uje te ftohte :P...
se di te jete e ndaluar banjoja nese ke temperature,madje pasi ben banjo gjate avullimit te ujit,largohet dhe nxehtesia e trupit.
 
Titulli: Kolla e femijeve

po spo themi ta fusim ne uje te ftohte :P...
se di te jete e ndaluar banjoja nese ke temperature,madje pasi ben banjo gjate avullimit te ujit,largohet dhe nxehtesia e trupit.

e kuptoj ,por nese temperatura eshte sh e lart dhe pse uji te jet veq i ngrohet,se i ftohet asesi, mendoj se nuk do ishte gje e mir per organizimin..nejse ndoshta dikush se e ka provu mund te na thot me sigurt...un edhe si e rritur kur kam pas temperatur kam pas frik te bej banjo ..pa e provu dikush ne praktik , kam frik te luaj me shendetin.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kolla e femijeve

jo nuk eshte e ndaluar!

thua !!

po uthulla cfar roli luan ne temperatur tek femijet?nese me nje leck ose qorape me bera me uthull . ja veshim femiut se ka temperatur si ndikon
?
 
Titulli: Kolla e femijeve

thua !!

po uthulla cfar roli luan ne temperatur tek femijet?nese me nje leck ose qorape me bera me uthull . ja veshim femiut se ka temperatur si ndikon
?

ndikon per ta ulur,eshte nje metode fizike,po sdo rrime te kontrollojme temperaturen vetem me uthull :P
 
Titulli: Kolla e femijeve

Ok do doja te shtoj disa gjera:
Se pari sensuu nese me lejon do doja te them pasi artikulli eshte me gjithperfshires dhe nuk flet vetem per kollen te ishte dhe titulli psh semundjet me te shpeshta ose alarmante tek femijet.
Se dyti, per temperaturen pjesa me pelqeu shume, por do doja te shtoj se 'pritja' para se te shkohet tek mjeku dallon nga mosha, mendoj se jo 6 muaj po dhe deri ne 2-3 vjet duhet te lajmerohet mjeku menjehere, pavaresisht masave qe ndermarrim, ndersa per ate pjesen e 'paralizimit' qe ka thene Arfenilla ka te beje me friken mos nga bakteriemia ose virusemia(qe nenkupton perhapjen e bakterieve dhe viruseve ne gjak) vjen deri ne meningite, domethene infeksioni i meningeve(shtresat mbeshtjellese te trurit) qe mund dhe te jete vdekjeprures per femijet.
Dhe se fundmi per kollen, do doja te shtoj qe kolla e njome dhe e thate zakonisht (por jo perhere) sinjalizojne infeksion ne rruget e poshtme te frymemarrjes (domethene qe ka arritur deri tek bronhiolet dhe mushkerite) ndersa kolla e thate pervec reaksioneve alergjike mund te jete si pasoje e infeksioneve te fytit, domethene rrugeve te siperme. Kolla lehese eshte karakteristike vetem per disa semundje, karakteristike sidomos per difteria. Domethene sic perdoren fungicidet tek kandida(ilacet kunder mykut) ne rast te baktereve merren antibiotike, ndersa tek viruset trajtimi eshte simptomatik pervec infeksionit me herpes ku eshte efektiv acikloviri (ne raste te renda keto).
 
Titulli: Kolla e femijeve

OK thote per moshat e vogla duhet direkt,ndersa per moshat e tjera pritet 2-3 dite,po gjithsesi shkohet te mjeku.Ne fakt artikulli eshte gjithperfshires,po do sjell m te detajuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top