Koleksioni i veprave bashkëkohore, në ankand

GLOOM

Catch me if you can...
New York, 8 shkurt - Vepra të Damien Hirst, Ed Ruscha dhe Roy Lichtenstein janë në mesin e koleksionit të artit bashkëkohor që do të nxirret në shitje nga “Christie” në një ankand që do të organizohet muajin e ardhshëm. Në këtë ankand po ashtu do të përfshihen 45 vepra nga koleksioni i “Sillicon Valley” i koleksionistit Peter Norton. Dita e parë e shitjes është caktuar të jetë 7 marsi dhe do të vërë në qendër të vëmendjes vepra më pak të njohura të artistëve si Andy Warhol dhe do të përfshijë edhe pesë vepra që artisti i kishte dhënë në formë donacioni për të mbështetur grupin e homoseksualëve “The Trevor Project”. Piktura “Rubidium Chloride” e Hirst, së cilës i është vënë çmimi fillestar prej 800 mijë dollarësh, pritet të kryesojë listën e shitjes. “Shumë nga veprat përfaqësojnë artistët liderë të artit bashkëkohor në botë që Norton i kishte mbështetur që nga fillimi i karrierës së tyre”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga shtëpia e ankandeve “Christie”. Një tjetër grup veprash nga koleksioni i Norton që ishte vënë në ankand në nëntor të vitit të kaluar, kishte grumbulluar më shumë se 30 milionë dollarë. Norton, i cili njihet si krijues i programeve të suksesshme softuerike, duke përfshirë “Norton AntiVirus”, sipas “Christie” është njëri nga koleksionistët më aktivë dhe më aventuristë të artit, sipas “Christie”. Veprat përbërëse të ankandit do të ekspozohen në selinë e “Christie” në New York prej 3 deri më 7 mars.

Burimi Koha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top