Një aktore e Bollivudit në Indi u vra nga dy aktorë, kolegë të saj, me të cilët ishte miqësuar gjatë xhirimit të një filmi. Meenakhi Thapa, 26 vjeç, u rrëmbye dhe iu pre koka muajin e shkuar nga Amit Jaiswal dhe e dashura e tij, Preeti Surin, në përpjekje për të marrë një pagesë për pengmarrjen.
Nëna e Thapas mendohet se ka paguar rreth 1 mijë euro për lirimin e saj, por nuk e pa më kurrë vajzën. Detektivët thonë se besojnë se ajo u mbyt në një hotel dhe trupi i saj u nda në copa, që u hodhën në një depozitë uji.
Dhe më pas, në një akt të tmerrshëm, koka e saj u hodh nga një autobus në lëvizje në Mumbai. Laiswal dhe Surin e kanë rrëfyer krimin për policinë dhe thanë se u përfshinë në rrëmbim për shkak se Thapa u kishte treguar histori të shumta për familjen e saj të fuqishme.
“Ata besonin se ajo ishte nga një familje shumë e pasur për shkak të jetës që bënte, por ajo ishte nga një familje e mesme,” tha policia. Plani ishte që ta rrëmbenin dhe të kërkonin rreth 22 mijë euro e më pas ta vrisnin.
Pasi e rrëmbyen Thapan, i thanë familjes të paguante gjobën, ose në të kundërt do e detyronin vajzën e tyre të bënte një film porno.
Mamaja e viktimës depozitoi rreth 1 mijë euro në llogarinë bankare të vajzës. Ata i kishin marrë edhe kartën e debitit.
Por edhe pse pagoi këtë shumë, sërish ata ia vranë vajzën dhe duke u kthyer në Mumbai, ata e futën kokën e saj në një thes dhe e hodhën atë nga dritarja e autobusit në lëvizje. Por kishin harruar një detaj, kishin akoma në xhep kartat SIM të celularit të Thapas./tema