“Kokëpalarët të bënë të paguash gjakun e derdhur më 21 janar”, Artan Hoxha rikujton

AnGeLiC

VIP
V.I.P
“Kokëpalarët të bënë të paguash gjakun e derdhur më 21 janar”, Artan Hoxha rikujton vrasjet e 6 viteve më parë
Screenshot001.jpg

Ndërkohë që të gjithë shqiptarët janë duke pritur me kuriozitet përfundimin e numërimit të votave në gjithë vendin, vihet re dukshëm një diferencë votash mes dy forcave kryesore politike . Partia Demokratike ka një rënie në vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Artan hoxha, gazetari i njohur ka zgjedhur të reagojë përmes një statusi në Facebook kundër dy personazheve më të njohur të PD-së, ish kryeministrit Berisha dhe kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Hoxha ka kujtuar ngjarjet e 21 janarit të 6 viteve më parë, kohën kur Berisha i quante sipas tij kokëpalarë ata që protestuan në shesh. Në vitin 2011 Berisha ka qenë Kryeministër ndërsa Basha Ministër i Brendshëm.

“KOKثPALARثT….

Të pata thënë, se batutës “me qetesi e dashuri” i kishte ardhur koha të ndërrohej me batutën “më gjakftohtë more Arif, më gjakftohtë”….nuk më degjove.
The se ti personalisht do ti armatosje shqiptarët kundër Policisë së Shtetit, dhe u shfaqe vërtet me një grup të armatosurish që i quajte, “eskorta jote personale”…
Dhe si ishte ajo motoja e fushatës?! “Një shans për të gjithë”….
Po. Ata “kokëpalarët” e shfrytëzuan shansin që u erdhi, edhe pse me vonesë.
U erdhi më në fund dita edhe kokëpalarëve. Vonë, vërtetë vonë, po me mire vonë se kurrë. U erdhi dita dhe e kapën shansin. E me tu ngritën “kokëpalarët” dhe ta kthyen “reston” e gjakut të derdhur pafajësisht pasditen e 21 janarit, Ty, Atij plakut, Këtij te riut, të gjithëve bashkë si ish-zinxhir komandues!!!!
Duf e dert të madh paskan patur këta “shejtanë kokëpalarë”, po të bënë atë që s’ta priste mendja….”, shkruan Hoxha në Facebook./Blitz.al/
 
Kokepalaret i kthyen reston atij qe i etiketoj te tille...pra Ilir Metes

Suksese ne jete!
 
Fatkeqesisht 'kokepalaret' nuk i dhane goditjen e fundit.
Ka tre mandate me shume se zgjedhjet e kaluara.
Edhe kete katervjecar do e shtyje si do e shtyje.
Fundin e tij e parashikoj zgjedhjet e ardhshme.
 
Si durojne te kene edi ramen kryeminister....ai ka prirje diktatorjale, shkruan me njerezit ne fb duke ofenduar, shan , nenvlereson partite e vogla...thjeshte politikan nuk mund ti thuash...vetem ke erdogan e ka mire gjasme..
Asnje nga fqinjet nuk e do..
Edhe merkel sja var me.
Nuk eshte nje diplomat...kujton se do rrise ekonomine duke rritur taksat
Qekurse akoma duhet te japesh lek dhe te njofesh dike per te gjetur nje pune.., me demoralizon te jetoj ne ate vend.
 
Kancelarja Merkel uron kryeministrin Edi Rama: Urime të merituara!

Si durojne te kene edi ramen kryeminister....ai ka prirje diktatorjale, shkruan me njerezit ne fb duke ofenduar, shan , nenvlereson partite e vogla...thjeshte politikan nuk mund ti thuash...vetem ke erdogan e ka mire gjasme..
Asnje nga fqinjet nuk e do..
Edhe merkel sja var me.
Nuk eshte nje diplomat...kujton se do rrise ekonomine duke rritur taksat
Qekurse akoma duhet te japesh lek dhe te njofesh dike per te gjetur nje pune.., me demoralizon te jetoj ne ate vend.

rama-merkel.jpg

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka qene liderja e pare europiane e cila ka uruar kryeministrin Edi Rama per fitoren e arritur ne zgjedhjet parlamentare te 25 qershorit. Ne mesazhin e saj Merkel e komenton fitoren si te merituar. “Urime te merituara! Pres te takohem per pak dite’, nenvizon Merkel.

Rama dhe Merkel do takohen ne Trieste te Italise pas pak ditesh, saktesisht me 12 korrik, ne kuader te samitit te vendeve te Ballkanit Perendimor. Urimet e kancelares gjermane perbejne nje konfirmim te rendesishem te suksesit elektoral te socialisteve ne zgjedhjet e 25 qershorit dhe vine pas konkluzioneve pozitive rreth zgjedhjeve te bera vetem nje dite me pare nga OSBE, SHBA dhe Brukseli.

PS: Per koherence!

Sensuu per cilet fqinj flet per ata qe ankimohen per pllakat e sheshit Skenderbej, apo per ata qe i shohin Kosoven si pjese te tyre?
 
Redaktimi i fundit:
Ka nga ata demokratë, që urojnë PS-në për fitoren, edhe pse nuk janë të shumtë. Një prej tyre është aktori Julian Deda, që është njëkohësisht edhe koordinator në PD.
“Si fillim kundershtari urohet, si shenje civilizimi pas nje gare.
Shqiptaret menduan se shoferi me i pershtatshem per ti dhene timonin e kesaj makine me emrin Shqiperi, eshte Edi Rama, kete e treguan me vote.

Demokracia ka rregulla, shumica fiton.

Urime Partise Socialiste per fitoren. Pune te mbare”, shkruan ai.

jul.jpg
 
Attachments

  • jul.jpg
    jul.jpg
    77.9 KB · Shikime: 0
  • jul.jpg
    jul.jpg
    77.9 KB · Shikime: 0
Ilva Tare/ Fituan vlerat euro-atlantike!

rama-fushate3-1.jpg

Nga Ilva Tare/

74 mandate, vetëm për Partinë Socialiste Edi Rama ndoshta nuk i ka parë as në ëndrrën e tij më premtuese për rezultatin e 25 Qershorit. Sic dëshmoi vota e qytetarëve që shkuan në kutitë e votimit, Rama që tanimë preferon të quhet shofer pa patentë i Shqipërisë, ka qenë në dijeni të mbështetjes së madhe që gëzonte në popull. Sondazhet e tij ashtu dhe sondazhi i Ora News dhe IPR marketing konfirmonin ndëshkimin që po përgatitej për kundërshtarët e tij politikë, edhe pas katër viteve konsumim dhe kauza të humbura sic ishte kanabisi, korrupsioni apo abuzimi me pushtetin.

Në 25 Qershor, u ndëshkuan partitë që ditën flisnin si pro perëndimorë dhe natën thurrnin intriga kundër interesave euro-atlantike të vendit, me sulme banale personale ndaj ndërkombëtareve të angazhuar në reformën në drejtësi, blerje artikujsh brenda dhe jashtë vendit ndaj aktorëve të përfshirë apo mbështetës të një prej reformave që gëzonte mbështetje plebishitare nga shqiptarët.

Të dielën në zhegun përvëlues pjesa dërrmuese e atyre 47% e shqiptarëve që vendosën të votonin zgjodhën të mbështesnin partinë që ndryshe nga PD dhe LSI nuk shfaqi në publik lëkundje ndaj reformës në drejtësi dhe dhënies fund të epokës së korruptimit nga një koorporatë gjyqtarësh e prokurorësh që veprojnë ende si një trup i bashkuar përreth interesave personale në kurriz të shtetit ligjor. Llogaridhënia, një koncept i panjohur për abuzuesit me pushtetin në këto dy dekada shpërfillje të ligjeve të këtij vendi, do të kthehet në mankth për cilindo ka një mënyrë jetese të pajustifikuar dhe që ka futur duart në taksat e qytetarëve shqiptarë

Sigurisht, deklaratat dhe qëndrimet akuzuese me emër dhe mbiemër të përtej atlantikut dhe Brukselit në koordinim me gjermanen Merkel nuk i kanë ndihmuar portretet në dukje të pafajshme të politikanëve që vunë shkopinj nën rrota për një nga reformat më historike në vend dhe që fatkeqësisht do të vazhdojnë ta dëmtojnë me aq sa do të munden në fazën më të rëndësishme të saj, zbatimin në muajt dhe vitet e ardhshme.

Partia Socialiste ka shumë detyrime ndaj votuesve të saj në 25 Qershor, por edhe më shumë ndaj atyre që votuan partitë e tjera. Së pari, të provojë vullnetin për shtet ligjor, si një mundësi dhe jo strategji elektorale. Së dyti, të cojë përpara reformat integruese për në Bashkimin Europian të vendit, pavarësisht kostove edhe personale që duhet të paguajë për këtë. Së treti, të dëshmojë se është e angazhuar për ta luftuar korrupsionin nga maja tek këmbët me mjete ligjore dhe transparente. Dhe së katërti, nëse nuk mban vëth në vesh, duhet të mos e heqë nga mendja se cdo devijim nga vlerat atlantike dhe ëndrra e shqiptarëve për t’u bërë një ditë pjesë e vlerave europiane do të ndëshkohet jo më larg se pas dy vjetësh dhe më së largu pas 4 vjetësh. Dhe koha kalon shpejt!

Sa për partitë e ndëshkuara ka kohë të flitet pas një reflektimi të gjatë dhe me këmbë në tokë sic duket se kanë nevojë dëshpëruese për ta bërë. Nëse do të fshihen pas alibive se ky popull kaq meriton dhe se është mosmirënjohës, thjesht do ta përshpejtojnë fundosjen elektorale të radhës. Dhe nga ky reflektim duhet ta përjashtojnë cdo dorë të shtrirë nga Edi Rama për oksigjen të marrë borxh, sepse mund të duket jetëdhënës në këtë fazë shkatërrimtare ku ndodhen, por në të ardhmen rrezikon të jetë helmues për imunitetin e tyre.
 
Attachments

  • rama-fushate3-1.jpg
    rama-fushate3-1.jpg
    38.2 KB · Shikime: 0
  • rama-fushate3-1.jpg
    rama-fushate3-1.jpg
    38.2 KB · Shikime: 0
Mediat gjermane: Fitorja e Ramës shans jo vetëm për Shqipërinë!

rama-fushate-1-1.jpg

Artisti me dorë të mirë edhe në politikë – Fitorja sipas të gjitha gjasave e Edi Ramës në zgjedhjet e 25 qershorit trajtohet të martën gjerësisht në shtypin gjermanofon.

Nën titullin “Artisti me dorë të mirë edhe për politikën” – gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” vëren se tendenca që ka Rama të thyejë tabu mund t’i japë impulse të reja Ballkanit. Edi Rama, i jep rëndësi faktit, që të perceptohet si jo-konformist, vëren NZZ, “dhe ky nuk është gjest mashtrimi. Sepse Rama nuk është vetëm politikan i suksesshëm, por edhe artist…kur vjen puna tek politika, Rama është zanatçi.

Ai bën koalicione, largon kundërshtarët nga partia, dhe e lustron imazhin e tij publik. Rama ka karizëm si orator, sharmi dhe batutat e tij bëjnë të mundur të durohet egoja e madhe e tij”.

Gazeta zvicerane i kushton vëmendje edhe politikës së Ramës në rajon. “Rama dhe Vuçiç konkurrojnë për vëmendjen e kancelares gjermane, Angela Merkel…pasi Vuçiç ka marrë shumë mbështetje nga Berlini për reformat ekonomike dhe politikën paqësore, Rama u ndje me sa duket i anashkaluar. Në prill ai u ankua për dezinteresimin e Brukselit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe paralajmëroi, se herët a vonë kjo mund të çojë në përplasje të rrezikshme. Por qe se këto vende nuk pranohen në BE, atëherë nuk përjashtohen “Unionet e vogla”, filluar me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Siç pritej deklarata shkaktoi indinjatë në Beograd”.

Sipas NZZ, “dinamika mes Ramës dhe Vuçiç mund të shfrytëzohet edhe në mënyrë konstruktive… Një marrëdhënie e mirë mes Tiranës dhe Beogradit mund të ndihmojë që të rifillojnë bisedimet e ngecura me Serbisë dhe Kosovës. Fitorja e Ramës në këtë kuptim nuk është një shans vetëm për Shqipërinë”.

Ndërsa “Berliner Zeitung” nën titullin “Një piktor fiton zgjedhjet në Shqipëri” thekson, se “jo vetëm Shqipëria e izoluar kaq gjatë është ekzotike për europianët, por edhe Edi Rama, kryeministri i vjetër dhe i ri, mund të quhet ekstravagant, ndoshta edhe ekscentrik”.

Pas nënvizimit të karrierës së Ramës jo vetëm si basketbollist, por edhe si kryebashkiak i Tiranës, “Berliner Zeitung” nënvizon se “Rama duhet të tregojë tani se mund t’i çojë 2,9 milionë banorët e shtetit shqiptar drejt një mirëqenie më të mirë dhe drejtësie sociale”.

“Frankurter Allgemeine Zeitung” e vë theksin tek numri i ulët i pjesëmarrjes në votime dhe tek shkeljet që janë konstatuar nga OSBE/ODHIR…”Ka pasur rastet e njohura të blerjes së votave apo kërcënimeve. Ka pasur raportime për sulme të aktivistëve socialistë ndaj përkrahësve të Ilir Metës, presidentit shqiptar dhe ish-kreut të LSI-së…Rama ia doli t’ia hiqte LSI-së rolin e “mbretëvënësit” -(kingmaker)pas koalicioneve të saj qeverisëse njëherë me demokratët dhe më pas me socialistët”.

Edhe “Süddeutsche Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Shqipëri.

Socialistët nën kryeministrin Rama i fituan zgjedhjet parlamentare të së dielës, por “Süddeutsche Zeitung” vëren, se “27 vite pas rrëzimit të komunizmit stalinist, qytetarët ishin dukshëm të zhgënjyer nga partitë në shtetin ballkanik”.

Ndërsa gazeta “tageszeitung” nënvizon, se “që kryeministri Edi Rama me partinë socialiste do të fitonte zgjedhjet parlamentare, kjo ishte parashikuar në javët e shkuara. Por që ai do të fitonte shumicën absolute, kjo është surprizuese“./DW
 
Attachments

  • rama-fushate-1-1.jpg
    rama-fushate-1-1.jpg
    740.6 KB · Shikime: 0
  • rama-fushate-1-1.jpg
    rama-fushate-1-1.jpg
    740.6 KB · Shikime: 0
Shkëlzen Berisha ‘kërcënon’ Bashën: Në fund do ketë llogaridhënie

basha-me-aleatet-469x360.jpg

Teksa pritet një reagim zyrtar nga Partia Demokratike për rezultatet e regjistruara deri më tani, i pari nga radhët e PD ka reaguar djali i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

Ai me anë të një postimi në Facebook jep mbështetje për gjithë numëruesit.

‘Mbeshtetje dhe inkurajim per te gjithe numeruesit e PD per te mos “falur” asnje vote’-shkruan ai.

Në një bisedë virtuale me komentuesit ai ka pohuar se për rezultatin e arritur do të kërkohet llogari.

‘Ne shume vende mandatet jane ne fije te perit dhe ndahen me shume pak vota. Deri ne mbyllje te procesit mendoj qe fokusi duhet te jete tek numerimi i cdo vote si detyrim moral ndaj atyre qe e kane hedhur ate. Me pas vjen analiza dhe llogaridhenia per te gjithe.’-sqaron ai komentuesit.

Shqiptaret votuan te djelen per te zgjedhur ligjvenesit e rinj. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste kryeson force e pare, PD e dyte, e megjithate partia e djathte ka pesuar renie te ndjeshme krahasuar me rezultatin e 2013-es.

PS: Po ky kush eshte????!1!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 
rama-merkel.jpg

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka qene liderja e pare europiane e cila ka uruar kryeministrin Edi Rama per fitoren e arritur ne zgjedhjet parlamentare te 25 qershorit. Ne mesazhin e saj Merkel e komenton fitoren si te merituar. “Urime te merituara! Pres te takohem per pak dite’, nenvizon Merkel.

Rama dhe Merkel do takohen ne Trieste te Italise pas pak ditesh, saktesisht me 12 korrik, ne kuader te samitit te vendeve te Ballkanit Perendimor. Urimet e kancelares gjermane perbejne nje konfirmim te rendesishem te suksesit elektoral te socialisteve ne zgjedhjet e 25 qershorit dhe vine pas konkluzioneve pozitive rreth zgjedhjeve te bera vetem nje dite me pare nga OSBE, SHBA dhe Brukseli.

PS: Per koherence!

Sensuu per cilet fqinj flet per ata qe ankimohen per pllakat e sheshit Skenderbej, apo per ata qe i shohin Kosoven si pjese te tyre?

Po ti ce ke kete mani per te nderhyre ne bindjet e te tjereve...si se respekton fjalen e lire, me duket sikur jemi duke hyre ne komunizem...
Ai eshte thjeshte nje urim, sic edi rama uroi trump edhe pse doli kunder.
Nqs je me ps , rri per vete...po mos rri tani duke na bere te ndryshojme ate qe na duket e arsyeshme
 
Jo mi ste kerkova ta ndryshoje mendimin...thjesht te solla info qe sigurisht ne net i gjeta , as te shava as te fyva cke...

Nese te jep bezdi debati , ok np rri e qete!
 
Jo mi ste kerkova ta ndryshoje mendimin...thjesht te solla info qe sigurisht ne net i gjeta , as te shava as te fyva cke...

Nese te jep bezdi debati , ok np rri e qete!

Do isha e lumtur nese do sillje info te vlefshem..pa kshu ska nevoje.
 
basha-me-aleatet-469x360.jpg

Teksa pritet një reagim zyrtar nga Partia Demokratike për rezultatet e regjistruara deri më tani, i pari nga radhët e PD ka reaguar djali i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

Ai me anë të një postimi në Facebook jep mbështetje për gjithë numëruesit.

‘Mbeshtetje dhe inkurajim per te gjithe numeruesit e PD per te mos “falur” asnje vote’-shkruan ai.

Në një bisedë virtuale me komentuesit ai ka pohuar se për rezultatin e arritur do të kërkohet llogari.

‘Ne shume vende mandatet jane ne fije te perit dhe ndahen me shume pak vota. Deri ne mbyllje te procesit mendoj qe fokusi duhet te jete tek numerimi i cdo vote si detyrim moral ndaj atyre qe e kane hedhur ate. Me pas vjen analiza dhe llogaridhenia per te gjithe.’-sqaron ai komentuesit.

Shqiptaret votuan te djelen per te zgjedhur ligjvenesit e rinj. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste kryeson force e pare, PD e dyte, e megjithate partia e djathte ka pesuar renie te ndjeshme krahasuar me rezultatin e 2013-es.

PS: Po ky kush eshte????!1!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ne PD zeri i antarit te thjeshte eshte respektuar gjithmone.
Ky eshte thjeshte.....nje antar i thjeshte i PD qe thote mendimin e tij.
Ky eshte gjithashtu nje antar i thjeshte i PD qe sa mezi hodhi ne ere Gerdecin dhe vrau 26 vete.
Dhe kete llogari qe ai i kerkon salulit e kerkon ne emer te Republikes se re berishiane ku zeri i popullit eshte pushteti i vertete......
Ah pikaaaaaaaaaaaaa neve thuaj...........
 
Do isha e lumtur nese do sillje info te vlefshem..pa kshu ska nevoje.

Sensuu une solla ate info qe ti e perjashtove. Tani nese do te te sjelle info mbi ekonomine smundem pasi ende nuk kemi qeveri te re.
Nese kerkon te sjelle info sic do ti , smundem pasi nuk mendoj se ti por kurre sdo kerkoja te ndryshoja mendimin tend apo te te ofendoja.
kshuqe ska problem...
 
Ekonomia ca ti thuash...as njerezit e varfer spo nxjerrin dot buken e gojes.
Ste paska rene te sorrallatesh zyrave dhe te te thone keta rilindasit e medhenj: ti ke luksin qe po me takon mua...imagjono se csjellje kane kur jane ne pushtet.skandal
 
Une skam gje kunder edi rames, se e kuptoj qe e ka deshiren e mire per te bere gjera , per me mire...por ska potencial, shiko intervistat e tij jane plot nervozisem dhe kunderpergjigje...pavaresisht se eshte positiv, pa le me disa qe ka ne administrata komplet te pasjellshem, thjeshte po i gezohen pushtetit te tyre.

Gjithsesi uroj te behet me mire, ta shfrytezojne kete mandat per me mire...dhe mos thone : nuk mund te benim me shumr per kaq pak kohe.
 
Shiko te te jap nje shembull tjeter se nuk ka njeri qe jeton ketu e mos te jete perballur me zyrat apo personel te administrates.

Shkoj te nje mjek qe si te thuash nuk e nderroj pasi me pelqen profesionalizmi i tij. Sigurisht i shkoj ne kliniken e tij pasi edhe te doja ne spital nuk e kam mundesine te shkoj. Gjithsesi ajo cka doja te thoja eshte....
Per kete mjek kam degjuar shume histori qe sigurisht e shajne per lekist e per person te papergjegjeshem, sikunder kam degjuar persona qe flasin shume pozitivisht e nje nder to jam e une.
Cfare doja te thoja me kete...pra edhe ne administrate , me ata njerez qe ti ke hasur , varet nga eksperienca personale , varet nga momenti.
Personalisht vitet e fundit nuk kam pare asnje sorollatje apo shprehje te tilla te drejtuara kundrejt meje . Kam shkuar si cdo individ dhe kam mbaruar pune kur ka qene per te mbaruar, ose kam marre info kur ka qene per te me dhene.
Tani pyll pa derra ska, por ama dicka ta them me bindje o Sensuu

ka vdekur ajo kohe kur shkoje dhe prisje me ore te gjata ne rradhe per nje certifikate sepse ajo tipja aty po pinte kafene e po bente mhb me koleget!
Sot shkon , ke kushte (ku te ulesh) , pret rradhen njehere mbi te gjitha dhe iken si zotni ne shpi...jo si dikur qe te zinte frika te ikje ne gjendje civile.
 
Une skam gje kunder edi rames, se e kuptoj qe e ka deshiren e mire per te bere gjera , per me mire...por ska potencial, shiko intervistat e tij jane plot nervozisem dhe kunderpergjigje...pavaresisht se eshte positiv, pa le me disa qe ka ne administrata komplet te pasjellshem, thjeshte po i gezohen pushtetit te tyre.

Gjithsesi uroj te behet me mire, ta shfrytezojne kete mandat per me mire...dhe mos thone : nuk mund te benim me shumr per kaq pak kohe.

Njehere thua qe eshte diktator , njehere qe ska potencial....

Gjithsesi Sensuu edhe ne ate shpresojme pasi , tani ska me justifikime dhe nuk ka kohe te presim ndryshe :)
 
Aman o goc se jeton e ne Gjermani dhe mendon sikur jeton te prroi palpoces lol

Ku e pe bosen se se kuptova?

Cte intereson ty se ku jetoj une njehere, une mund te jetoj dhe ne pakistan ty ska cte duhet.
Ti pra, po na e nxjerr veten sikur kudo ta kane hap deren si zonje ...shyqyr me behet qefi per ty.
Nqs kerkon sherbim diku, aty ska lidhje momenti apo eksperienca personale, secili trajtohet ne menyre te barabarte dhe ata bejne detyren e tyre , jo se po me bejne nder mua....apo nje punonjes ska pse shfryn stresin e tij personal te une....lere se e kam te kote ta shpjegoj.
 
Redaktimi i fundit:
Cte intereson ty se ku jetoj une njehere, une mund te jetoj dhe ne pakistan ty ska cte duhet.
Ti pra, po na e nxjerr veten sikur kudo ta kane hap deren si zonje ...shyqyr me behet qefi per ty.

aaa ashtu e lexove ti? po mire , ashtu ma kane hap...
futja kot tashi
 
Fitoi debili prap !!!!
Me dhimset Shqiperia , por ju qe e votuat e keni hak sak , fiks fare ju rrin !
Fitoj jo se ka mbeshtetjen e shumices , por ngaqe elektorati i djatht nuk u mobilizua ,
nuk mori mundimin te shkonte te hidhte voten . Gabim te dashur te djatht , shume gabim !
Si ta urosh pune te mbar nje hajdut !
Mua nuk ma lejon ndergjegja ta uroj !
Vetem mallkime me dalin nga zemra per hajdutet !
Thefshi qafen ! Hengshi kokat e njeri - tjetrit ! Ju zente gjaku qe i keni thithur e vazhdoni ti thithni atij populli !! Etj etj mallkime te dala nga zemra e shpirti !
 
Redaktimi i fundit:
I detyruan të bënin qindra kilometra në këmbë, por banorët e Zharrëzës votuan sërish PS-në
zharreza-32-680x365_c.jpg

Për të fituar të drejtat e tyre pasi shtëpitë po u shkatërroheshin nga punimet e kompanisë ‘Armo’ në zonën e tyre, shumë prej banorëve të Zharrëzës udhëtuan më këmbë nga fshati i tyre në Patos drejt Tiranës ku qëndruan për disa ditë me radhë në shi e diell për të pritur vendimin nga qeveria.

Por duket se këto vuajtje që kaluan nuk kanë ndikuar në votën e tyre në zgjedhjet e 25 qershorit, pasi kanë votuar sërish në votë masive pro PS-së drejtuar nga kryeministri Rama.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ në Zharrëz figurojnë këto rezultate:

PS ka marrë 2.209 vota

PD 1.005 vota

LSI 271 vota

LIBRA është 47 vota
zharreza-1024x661.png

blitz
 
S’ia përton as Majlinda Bregu, i jep “shuplakën” e fortë Bashës:

Majlinda Bregu, Deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar me anë të një statusi në profilin e saj në “Facebook”, për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Menjëherë pas deklaratës që Basha mbajti, Bregu ka shpërthyer përmes statusit, duke shkruajtur se “Lulzim Basha belbëzoi zëmekur “ngrirjen” e tij duke ua lëne fajin të tjereve!”. Më tej ajo shkruan se sot Basha duhet t'i dilte për zot dorëheqjes.

Statusi i plotë

Folen Shqiptaret me 25 Qershor!

Demokratet thirren edhe me fort me mungesen e tyre! 190 mije vota minus!

Lulzim Basha belbezoi zemekur “ngrirjen” e tij duke ua lene fajin te tjereve!

E para, “Ngrirja” nuk eshte as akt juridik as statutuor dhe as politik!

Lulzim Basha i doli per Zot listes dhe vendimeve te tij!

I doli per Zot standartit te zgjedhjeve me perfshirjen e ministrave ne Qeveri!

I doli per Zot kontrollit e drejtimit te nderrmarrjeve me buxhet financiar per “te mbyllur” rubinetin e perdorimit te parave publike ne fushate!

I doli per Zot projektit te tij te Republikes se Re me premtimin se do ishte KM i saj!

I doli per Zot mitingjeve dhe nje fushate pa shpirt, pa fryme duke e quajtur me te miren e me masiven qe kishte pare PD!

Ai Njesh-i , ne Isha-t!

Ai I dlire, ne mekatare!

Sot duhet t’ i dilte per Zot, Doreheqjes se tij si pergjegjesi i vetem per katastrofen e pamerituar ne te cilen gjendet sot PD!

Si pergjegjesi i vetem per shkaterrimin e strukturave dhe mosperfilljen e forumeve vendimarrese te PD!

Por prej sot,duhet t’i dale per Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil per kurthe e armiq klase!

Give me a break Lul! In defeat, defiance!

Ne humbje, mosbindje!

Nuk perpjestohet humbja!

A do gjesh ndonje dite kurajo t’i thuash vetes te verteta para pasqyres?
 
Ai,kishte dal i "lare",kishte bere me faj Qeverine,per presion,dhe blerje votash..dhe nuk kuptoj per cfare vota te blera flet,kur Ps-ja ka po thuajse,po te njejta vota qe kishte ne 2013..po pati ndonje qe ka blere vota,ajo eshte Lsi-ja!
 
Redaktimi i fundit:
Ai,kishte dal i "lare",kishte bere me faj Qeverine,per presion,dhe blerje votash..dhe nuk kuptoj per cfare vota te blera flet,kur Ps-ja ka po thuajse,po te njejta vota qe kishte ne 2013..po pati ndonje ae ka blere vota,ajo eshte Lsi-ja!

Po kjo eshte e keqja o Abis se bejne demagogji, populli degjon dhe i merr fjalet apriori.
Nuk ulet kush te bej llogari se pertojne ....analistet si degjojne se si kuptojne e kshu vete kjo pune.
Keta duhet te kuptojne se shkaku nuk jane keto votime...2017 jane pasoja e 2013!
Ne ate periudhe nuk u be nje analize e detajuar e humbjes por Sala beri nje mea culpa , nxitoi te zgjidhte me doemos lulin duke krijuar edhe nje grup brenda te djathtes kunder.
Luli mori sic ka marre cdo post deri me sot...qyl dhe qyli nje dite do te dal nga hundet!
1.Minister transportesh .....shpetoi gjyqit me tejkalim procedurash
2. Minister i jashtem ...fali detin Greqise
3. Minister i brendshem me 4 te vrare ne kurriz
4. Kryetar bashkie me vota te manipuluara dhe sot flasim per manipulim apo blerje votash...besoj e mban mend si shkoi ai mhb asokohe.

Luli thote se nuk kisha mundesi te beja asgje per Tiranen pasi qeveria bllokoi fondet.
Luli harron se dy vite te mandatit te tij ishte PD....mban mend ti te kete berw gje?
Edhe lali Eri 2 vite ka....por hajde shihe Tiranen, dhe jo vetem qendren e saj por shko neper rrethina, rruge , lulishte e parqe. Kopshte e shkolla, me ne fund taksat tona po formezohen ne gjera konkrete e jo duke lulezuar xhepat e individeve.
 
Back
Top