Kokëdhima nuk do ta lejojë bërjen e numurit 71 që mban Ramën kryeministër

Guest2

Antarë i Respektuar
Në "betejën e ethshme" për të bërë numurin 71 që i duhet Ramës për të mbetur kryeministër, ka plasur tregu i shitblerjeve.

Thuhet se këtë aksion e drejton Tomë Doshi dhe Vangjush Dako. Madje Tomë Doshi, pamvarsisht "sherrit" të para një viti me Ramën, është sot ndër njerëzit më të përkushtuar pranë tij, për të shmangur të pashmangshmen, rëniën faktike të qeverisë Rama, që pritet të ndodhë këtë javë ose javën që vjen.

Mirëpo për të "balancuar" operacionin e shitblerjes së deputetëve, që do të mbante në këmbë një qeveri pazaresh dhe pa taban politik të mirëfilltë, po kujdeset ish deupteti Koço Kokëdhima.

Sigurisht vota e Vladimir Kostës, është kundër një Qeverie Rama 2, me blerje dhe shtojca dhe pa Ilir Metën. Por janë të paktën edhe dy deputetë të tjerë socialistë, që as që e mendojnë të votojnë për herë të dytë Edi Ramën kryeministër.

Pamvarsisht ofertave marramendëse që qarkullojnë në këto orë. Ndërkohë që qeverisja duket se ka stopuar krejtësisht. Ministrat dhe drejtorët po kujdesen në këto orë të qepin letrat e tenderave dhe koncesioneve dorëlëshuara.
360grade.al
 
Titulli: Kokëdhima nuk do ta lejojë bërjen e numurit 71 që mban Ramën kryeministër

B ah ,cfare tregtie e ndryre politike.
Normal qe Edit do i vije fundi.
Varferia dhe taksat e tejskajshme ju kane shkuar ne palc popullit Shqiptar!
 
Titulli: Kokëdhima nuk do ta lejojë bërjen e numurit 71 që mban Ramën kryeministër

Kur flasim per shqiperine dhe shqipetaret,hic se duket na nji ketej :P

Nuk do regullohet shqiperia edhe po ra Rama o Nev :)
 
Back
Top