Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

k_1480332412-9404746.jpg

Drogë, prostitucion dhe para në lokalet e natës. Shumë vajza të reja vendosin të punojnë në këto lokale, dhe motivi që ato përmendin shpeshherë si arsye, janë kushtet e vështira ekonomike dhe tundimi nga paratë e shumta. Për gazetën “Shekulli”, A. M., 24 vjeçe, tregon historinë e saj se si ka nisur të punojë në lokalet e natës.
Ajo thotë se është shkëputur nga qyteti i saj i lindjes, duke ardhur në Tiranë për të punuar si balerinë në lokalet e natës. Sipas saj, çdo vajzë që ka pranuar të punojë në këto lokale si balerinë, është tunduar nga paratë që fiton, siç edhe ka ndodhur me të tetë vite më parë.

Sa kohë ke që punon në lokalet e natës?

Ka disa kohë që unë punoj në lokale. Kam filluar punë që kur isha 16 vjeçe, ndërsa tani jam 24 vjeçe. Jam e vetëdijshme që ajo nuk është një punë e denjë për vajzat, por në këtë vend ku ne jetojmë nuk kemi zgjidhje të tjera. Duke u hasur në vështirësi, drejtohemi të punojnë nëpër lokalet e natës.

اfarë ke bërë fillimisht kur ke shkuar në lokalet e natës?

Kam qenë shumë e vogël në atë kohë dhe nuk e dija fare se çfarë ishte puna. Në qytetin tim të lindjes, dëgjoja shoqërinë që flisnin për lokalet e natës ku luhej edhe muzikë nga këngëtarë të ndryshëm. Unë ndodhesha gjithmonë në kushte të vështira ekonomike, pasi familja nuk kishte asnjë të ardhur. Unë isha e zhvilluar me trup dhe kisha tipare të lezetshme. Teksa fillova të shoqërohesha me shoqëri tjetër, pasi ishte koha kur sapo kisha filluar gjimnazin, më vinin në mendje shumë ide se si mund të fitoja para. Një natë kam dalë me disa shoqe dhe shokë, aty ka ndodhur propozimi i parë për të filluar punë në Tiranë.

U shtanga menjëherë, pasi nuk e kisha idenë se për çfarë bëhej fjalë. Nuk arrija ta kuptoja ende. Por diçka më bëri të ktheja kokën pas dhe të telefonoja punëmarrësit, shuma e parasë që unë do të fitoja.

Si erdhi ky propozim për punë?

Shoqëria me të cilën unë ndodhesha atë natë, njihnin menaxherin e lokalit të natës. Afrohet në mesin tonë dhe më drejtohet mua. Nuk përdori asnjë mashtrim, apo të bënte “kthesa” në muhabet. Ma tha hapur fare, që kemi nevojë për balerina tek një lokal nate në Tiranë. I thashë që nuk jam për atë punë, pasi isha shumë e vogël. Ai vijoi me muhabetin e tij dhe, në fund më tha që do kesh fitime të mëdha parash.Pas një javë mendimesh, u tundova nga paratë dhe vendosa ta provoja njëherë këtë punë, në një kohë kur se dija çfarë ishte.

اfarë ndodhi më pas. Si shkove në Tiranë?

Telefonova personin që më tha për punë dhe erdhi ai më mori. Më dërgoi në Tiranë, në një lokal ku kishte edhe disa vajza të tjera profesioniste balerina. Unë e hutuar, fillova të bisedoja me balerinat e tjera të lokalit dhe u kërkova të më mësonin ndonjë gjë për punën. Ato më thoshin që nuk ishte fare e vështirë. Në këto momente kisha shumë frikë, pasi nuk e dija ç’po bëja.

Po familja jote, ishte në dijeni të vendimit që ti kishe marrë?

Absolutisht, ata nuk dinin asgjë ditët e para, pasi unë u thash që do të shkoja tek një shoqja ime se kishte mamanë sëmurë në Tiranë. Prindërit e kanë vuajtur shumë këtë pjesë, për shkak se vriste dhe vret shumë mentaliteti. Por u tundova nga paratë që unë s’i kisha parë asnjëherë me sy. Familja e ka marrë vesh disa muaj më vonë, pasi unë ia tregova vet duke i thënë që nuk kthehem më tek ju.

Si është një ditë e zakonshme pune në lokalet e natës?

Të bëhet rutinë puna. ثshtë si të jesh në një punë të zakonshme, por ne jemi të një versioni tjetër. Punën e fillojmë orët e vona të natës, pas orës 23:00. Unë kam ndërruar disa lokale dhe ka disa balerina që punojnë.Mbulohesh nga paratë, pasi vijnë njerëz shumë të pasur dhe që nuk e kanë problem lekun. Ata e përdorin për kënaqësinë e tyre. Një person i thjeshtë mund të hedhë rreth 50 euro për ne, ndërsa ka pasur raste që kanë hedhur edhe 500 euro.

Si i ndani paratë me pronarët e lokaleve. ثshtë e vërtetë që ata ju shfrytëzojnë për prostitucion apo t’ju mbajmë pa dëshirë?

Ka pas shumë raste që balerinat mbahen pa dëshirë nga pronarët e tyre. Nëse një vajzë nuk dëshiron më të punojë, është e lirë të shkojë. Në fund të fundit ajo do bëjë një punë që e ka zgjedhur vetë.Ndërsa ka edhe raste që shfrytëzojnë për prostitucion. Unë njoh vajza që janë përdorur edhe për këtë pjesë dhe, këtu përdoret edhe presioni. Zakonisht presioni përdoret tek vajzat e reja sepse, ato e bëjnë punën me frikë apo me dyshime. Lokalet e natës tani zëre se të gjithë për prostitucion mbahen, pasi këtu ka përfitime të shumta. Vijnë njerëz të njohur që futen dhe nuk e vrasin mendjen për lekun, vetëm emri mos t’u dalë.

Po lëndë narkotike ke marrë ndonjëherë gjatë punës?

Po… ثshtë shumë e vështirë ta refuzosh këtë pjesë. Kur një vajzë është duke kërcyer, i thërret një klient që të shkojë afër tij. Kur shkon aty, ai i kërkon që të pijë bashkë me të dhe të jep lekët. Në shumicën e rasteve je e detyruar të konsumosh.

اfarë lloji përdoret më tepër?

Kam ndërruar disa vende dhe më shumë përdoret kokaina.

Si janë marrëdhëniet e tua me familjen?

Familja e pranoi me vështirësi shumë të madhe. Pas shumë vuajtjesh dhe qëndrimi larg tyre, unë arrita t’i bindja se për çfarë kisha zgjedhur të bëja atë punë. Ata i vret shumë paragjykimi dhe kanë shumë të drejtë. Unë tashmë kam nisur të ndjek edhe shkollën, dhe të marr një tjetër drejtim në jetën time.Jo gjithë kohën unë do të punoj si balerinë në klubet e natës. Ajo është një punë që ka para të madhe por nuk është e denjë. Aty fiton, por përbuzesh shumë. Dëgjon lloj-lloj njeriu që çfarë nuk thotë, por balerinat janë të detyruara t’i durojnë.
express
 
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Mhb konviktoresh edhe pse kjo dreqka paska inicialet e mia.....
Se zgjedhin keto rrugen e shkurter kjo nuk do thote se jeta e nates ne Tirane eshte kjo per cdo kend.
Zgjedhje e lire por jo pergjithesuese....
 
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Bukur shum.
 
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Po familja e pranoi se i tha thesin e miellit dhe kete muaj.
 
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Ky nuk eshte e nuk duhet te jete prb i shoqerise- Nuk jane shembulli..... apo jane shtuar ne mase ?

Shtypi ben mire, qe mos te ju japi shume vemendje... se kshu shikon rrushin rrushin e piqet.
 
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Njeriu e ka qef anormalen sepse del nga norma..normat jan standartet perkufizimet etika etiketat dhe pjell e ketyre eshte merzia..si mundet merzia? Duke shkelur normat dhe duke perfunduar ne kaos...

Nese njeriu praktikon brenda vetes lirin, normat shuhen para tij si hiri i nje cigare te sapo mbaruar.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Ndoshta do te kishte qene me mire qe te legalizohet prostitucioni. Edhe ashtu po ndodh, nuk e ndalon askush.

Me legalizim ekziston mundesia qe te vendoset njefar rregulli. Shembull mund te merret Austria apo ndonje vend tjeter qe ka kaluar neper keto me perpara.
 
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Shpirt kane e kto te gjorat do jetojne. Per sa kohe ka meshkuj qe i frekuentojne le te perfitojne e kto.
 
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Pro legalizimit te shtepive publike.

Do ishte me mire per shtetin, per shoqerine dhe per balerinat te cilat se paku me zgjedhjen e tyre do krijonin nje vend te rregullt pune.
 
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Shpirt kane e kto te gjorat do jetojne. Per sa kohe ka meshkuj qe i frekuentojne le te perfitojne e kto.

Fjala bie kush po perfiton nga kush ?
 
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Po shteti qe lejon 16-vjeçaret te punojne ne kto lokalet e nates ça ben? Apo ne gjume si gjithmone. Mjafton te mbushi xhepat me taksat e ktyre lokaleve dhe se ka problem, edhe minorene te punesohen aty.
 
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Morali i temes: Nuk ekziston cep i globit qe nuk ka nje jete te tille. Ne Shqiptaret jemi pefekt per nje jete te tille. Ka burra 50-60 vjec frekuentues te kesaj jete, si pasoje e izolimit te Komunizmit po jetojn nje rini ne pleqeri. Nuk eshte dicka e keqe, fundja me xhepin e vet e paguan, e keqja fillon kur vajza 16 vjec "punon" deri ne 6 te mengjesit dhe duhet te iki ne Gjimnaz ne 8. Sakrifice!
 
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Bota jashte I denon, duke mos ju dhene shume rendesi /vemendje... e duke mos I pare si dicka normale e as viktima ...... e qe nuk paska rruge & mundesi te tjera, per te bere lek. E plus kur e shikojne qe krijojne shqetesime/prb ne publik per publikun, I denon .. merr masa.

Tani Ka apo nuk ka gje te keqe ... gjithsekush t'ja bej vetes se Tij/Saj .. k'te pyetje , pasi realisht nuk njihemi ... mbase edhe mbaheni me dicka te tille ne jeten e perditshme .

Shthurje te tilla , nuk sjellin asnje te mire ne shoqeri .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

Po shteti qe lejon 16-vjeçaret te punojne ne kto lokalet e nates ça ben? Apo ne gjume si gjithmone. Mjafton te mbushi xhepat me taksat e ktyre lokaleve dhe se ka problem, edhe minorene te punesohen aty.

'Shteti', ata qe e udheheqin dmth, jane klientet kryesor.

Ndoshta jo te 16 vjecareve, por sigurt te asaj qe quhet 'prostitucion elitar'.
 
Titulli: Kokainë, seks dhe tufa eurosh, çfarë ndodh pas orës 23:00 në Tiranë

'Shteti', ata qe e udheheqin dmth, jane klientet kryesor.

Ndoshta jo te 16 vjecareve, por sigurt te asaj qe quhet 'prostitucion elitar'.

Ose sipas emerteses se re trendi....eskortat :P
 
:(:(
Nuk them unë,feston robi për ndonjë ditlindje.
Apo për ndonjë festë.
Por jo kshu çthurjesh.
Çdo gjë me masë.
 
Prostitucioni me keq se ne itali
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back