Kokaina "shkatërron" trurin

braziljania

Anëtar i Nderuar
Kokaina shkakton dëmtim shumë të madh të trurit. Nuk duket se është ndonjë gjë shumë e re, apo e padiskutuar më herët, por së fundi shkencëtarët kanë zbuluar në mënyrë shkencore se kush kush konsumon kokainë ka pjesën ballore të trurit thuajse të shkatërruar.

Pikërisht atë pjesë, që është e rëndësishme për të marrë vendime, planifikuar dhe që është e gatshme për reagime. Zbulimi mban emrin e kërkuesve të “Massachusetts General Hospital” në Boston, të drejtuar nga Hans Breiter, studimi i të cilëve u publikua në revistën “Neuron”.

Studiuesit kanë matur me rezonancë manjetike volumin e shtresës mbrojtëse të trurit në 20 persona, që ihsin përdorues të drogës dhe në 20 të tjerë që nuk kishin qenë kurrë përdorues.

Në grupin e parë u zbulua një volum gati i shkatërruar i shtresës cerebrale, në pjesën ballore, gjë që nuk u vu re në pjesën e dytë të vullnetarëve që u bënë pjesë e studimit. Sipas shkencëtarëve një gjë e tillë nuk duhet të ndodhte, pasi shtresa cerebrale ëhstë pothuajse i ngjashëm mes individëve të së njëjtës moshë dhe të njëjtit seks.

Më pas, ata u vunë në një tjetër provë. Iu nënshtruan testeve të ndryshme për të provuar aftësitë e secilit në përqëndrim, apo aftësinë për të marrë vendime.

Kundrejt të shëndetshmëve, përdoruesit e drogës manifestonin simpomta të ndryshme, shumë herë mungesë përqëndrimi.

Shumë prej këtyre ndryshimeve në koren e trurit, ata i shpjeguan të lidhura me kohëzgjatjen e varësisë nga droga. Sigurisht, që sipas Breiter, nuk janë pa ndikim edhe faktorët anatomikë, që e bëjnë një perosn më të presidpozuar e të varuar nga droga.


spekter*
 
Se besoj deri teshti normal jena me von se dihet si duket i ka efektet negative mbrapa :D
 
I jet kam pse mos me u knaq??
 
:kercim::kercim::kercim: Sa mire qe une nuk e pi dhe sdua ta shikoj me sy :kercim::kercim::kercim:
 
tani po se pesove nuk mesoni dot ju qe sju paska ber gje....:p
nuk ju mjafton ajo qe i ka bere te tjereve...?
 
Te tjereve edhe mund ti ket bo po un flas per veten dhe mu sme ka bo gjo dhe po ta theksoj prap 1 her e kam provu se di se si eshte po ta provosh me shum se 1 her dhe kur se di normalisht qe skam se si flas, te tjeret mund edhe te ken abuzu jesh mase ku di un edhe normal qe cdo gje e tepert eshte haram..!!
 
shoku mos ishte mjell,niseshte,sheqer pluhur ajo qe ke provuar ????

Jo jo ishte qumesht pluhur se ke harru me e permen, dhe kur them sme ka bo gjo them sme ka demtu trurin apo nej gjo tjeter nuk thash qe sme ka cu tap kshuqe mundohu ti kuptosh icik me mir gjonat para se me dhon konkluzione se po na boni tgjith si mjeshtrra ktu
 
Me nje here e dy here nuk te bo gjo! Nuk ta than trunin po provo ta pish perhere....

Shkenctari mund te kete te drejte... Njof njerin qe ka shku dom prej kokaines.

Cdo gje e tepert ne trup eshte e demshme. Por gjithesesi trupi ka nevoje per te gjitha.
 
Jo jo ishte qumesht pluhur se ke harru me e permen, dhe kur them sme ka bo gjo them sme ka demtu trurin apo nej gjo tjeter nuk thash qe sme ka cu tap kshuqe mundohu ti kuptosh icik me mir gjonat para se me dhon konkluzione se po na boni tgjith si mjeshtrra ktu

tani qe e sqarrove ne rrregull me mbulove une me ckuptova ne postin e pare u bazova ;)
 
Nese perdoret vetem njeher apo rralle , nuk ka keto efekte qe thot ky shkencetari , por nese nje person fillon e behet dipendent nga kokaina apo cdo lloj droge apo dhe alkoli , sigurisht qe truri i iken per shel e per kete te jeni te sigurt se as vet sdo e kuptoni asnjeher , por do jen te tjeret qo do e kostatojn sepse sesht degjuar asnjeher qe te thot "budalli qe jam budall" :D
 
Me nje here e dy here nuk te bo gjo! Nuk ta than trunin po provo ta pish perhere....

Shkenctari mund te kete te drejte... Njof njerin qe ka shku dom prej kokaines.

Cdo gje e tepert ne trup eshte e demshme. Por gjithesesi trupi ka nevoje per te gjitha.

Waa, edhe ti kshu? Une kisha mendim te mire per ty. :D

Gjths trupi ka nevoje per cdo gje qe si ben dem, dhe droga nuk shkaterron vetem trurin por edhe shume gjera te tjera..:)
Mos harroni qe shumica e atyre qe e kane filluar drogen e kane filluar ashtu sic fillohet duhani..dhe me pas se lene dot...:)
 
Waa, edhe ti kshu? Une kisha mendim te mire per ty. :D

Gjths trupi ka nevoje per cdo gje qe si ben dem, dhe droga nuk shkaterron vetem trurin por edhe shume gjera te tjera..:)
Mos harroni qe shumica e atyre qe e kane filluar drogen e kane filluar ashtu sic fillohet duhani..dhe me pas se lene dot...:)


Eshte thenie nga shkenctaret! Po jo se jam edhe une perdorues...

Per kultur po te them qe nuk jam perdorus, por jo se nuk e kam provuar.

Gjithesesi... Une nuk perdor as cigaren...
 
Pikerisht sepse ajo shkatron trurin nuk legalizohet,dhe tashme esht ber nje arm e mir qe perdoret nga shtetet,per te pasur nje shtres te vecant ne hallkat e zinxhirit te jetes,
te gjith bota e din ku prodhohet dhe si futet neper shtete te botes,por nuk duan ta pengojn,por as ta legalizojn,sepse po ta legalizojn,ajo behet e pa vlefshme per dy tre vjet nuk esht gje tjeter perveq se nje midicin qe mund ta blesh ne formaci,kshtuqe per te len shtresa te vecanta dhe me to per te shkatruar edhe shum shtresa te tjera qytetare,ata e len te shitet ne ate mynyr qe njerzit,mos te ket per tu ngopur ,sepse at´her sdo te duan me,por per tu lpir po,sepse duke lpire nuk do ngopen kurr,dhe kjo do funksjonoj per nje jet te gjat,do pasurohen te tjer mbi shpinden e te tjerve,dhe do jetojn te tjer mbi ndjersen e te tjerve,deri ne ardhjen e demokracis per c´do shtet dhe per c´do njeri te gjall,keto probleme do te kemi ne kte bot.
 
Pikerisht sepse ajo shkatron trurin nuk legalizohet,dhe tashme esht ber nje arm e mir qe perdoret nga shtetet,per te pasur nje shtres te vecant ne hallkat e zinxhirit te jetes,
te gjith bota e din ku prodhohet dhe si futet neper shtete te botes,por nuk duan ta pengojn,por as ta legalizojn,sepse po ta legalizojn,ajo behet e pa vlefshme per dy tre vjet nuk esht gje tjeter perveq se nje midicin qe mund ta blesh ne formaci,kshtuqe per te len shtresa te vecanta dhe me to per te shkatruar edhe shum shtresa te tjera qytetare,ata e len te shitet ne ate mynyr qe njerzit,mos te ket per tu ngopur ,sepse at´her sdo te duan me,por per tu lpir po,sepse duke lpire nuk do ngopen kurr,dhe kjo do funksjonoj per nje jet te gjat,do pasurohen te tjer mbi shpinden e te tjerve,dhe do jetojn te tjer mbi ndjersen e te tjerve,deri ne ardhjen e demokracis per c´do shtet dhe per c´do njeri te gjall,keto probleme do te kemi ne kte bot.

Pajtohem me ty iLirjam. Poashtu kjo vlen edhe per Barin (Cannabis), po te legalizohej Bari atehere te gjithe do te kultivonin ate shume leht dhe atehere do t'i ulej cmimi cfare ka tani, dhe poashtu duhanin nuk do t'a konsumonin keta perdorues te Barit, do te ishte nje kthes e madhe ...

Kokaina shkatrron trurin ! Wuhhh Une kam pas bindje te kundert :D
 
Kokaina

Emra te tjere.

Cocaine, Coke, crack, nose candy, snow.
Kategoria e droges.

Stimulant i sitemit nervor qendror e anastetik lokal.

Potenciali per adaptim.Varesia.
E marre rregullisht kokaina krijon varesi tek perdoruesit. Keta mund te behen dependent nga ana psikologjike nen efektet e saj fizike e psikologjike, e mund te vihet re nje rritje e dozes per mbajtur te njejtat efekte (ose per ti rritur ato), gjithashtu per te parandaluar nje ndjenje te lodhjes ekstreme e te depresionit qe mund te vije si pasoje e ndalimit te kesaj droge.
Ky rrezik eshte me i larte tek nje forme e larte e kokaines qe ne e quajme KRAK (Crack) ose qe njihet nga perdoruesit si "freebase" .

Menyra e perdorimit.
Pihet si duhani, thithet nga hunda, e me raste merret me injeksione.

Perdorimi ligjor.
Ne te kaluaren jo te larget Kokaina eshte perdorur gjeresisht si anastetik lokal. Sot perdoret ngandonjehere per anastezi topikale ne sy, goje e fyt perpara operacioneve te vogla kirugjikale ose te tjera procedura. Megjithate, nisur nga efektet anesore te saj dhe potencialin per abuzim, kokaina eshte sot pothuajse kudo nje droge e klasit A.

Efektet afatshkurter.
Kokaina eshte stimulant i sistemit nervor qendror. Ne doza te moderuara antagonizon lodhjen dhe prodhon nje ndjenje te pergjithshme kenaqesie dhe eksitimi. Oreksi reduktohet. Ne efektet fizike futen; rritje e ritmit te zemrës dhe presionit te gjakut, dilatatim i pupilave (zgjerim), tremor dhe djersitje profuze. Dozat e larta mund të sjellin agjitim, ankth, paranojë dhe halucinacione. Paranoia mund të prodhojë një sjellje agresive. Doza shume te larta te kokaines mund te sjellin konvulsion dhe vdekje si pasoje e infarkteve kardiake apo kolaps te zemres.

Efektet afatgjate dhe rreziqet.

Perdorimi i rregullt i kokaines mund te sjelle agjitim, pagjumesi, hypereksitim, marrje mendesh e humbje ne peshe. Perdorimi i metejshem mund te sjelle psikoza dhe paranoje. Thithja e perseritur nepermjet hundes demton membranat e saj e me kalimin e kohes ka shkaterrim te septumit (struktura qe ndan vrimat e hundes) .
Njerezit me semundje te zemres ose me nje gjender tiroide hyperaktive te cilet jane perdorues te kokaines rrisin shancet per demtime te zemres.

Shenjat e abuzimit.
Perdoruesi i kokaines ne dukje ngjan energjik dhe ekzuberant e po ashtu tregon fare pak interes ne ushqim. Perdorimi per nje kohe te gjate i saj sjell te perdoruesi:
Shqetesime ne ushqim dhe ne rutinen e gjumit. Agjitim, ndryshime ne sjellje, po ashtu agresiviteti dhe dyshimet ndaj te tjereve mund te jene shenja te nje personi qe perdor "rendshem" Kokainen.

Bashkeveprimi.
Ajo rrit presionin e gjakut, pra kundershton efektin e barnave antihypertensive. Marre me MAOI-TE ( Inhibitoret e Mono Amine oksidazes) shkakton nje rritje te rrezikshme te tensionit te gjakut. Po ashtu rritet rrisku per efekte te padeshirueshme ne zemer kur merret me disa anastetike te pergjithshem.

Ketu vlen te theksojme nje lajm te ri. Sot nga shkencetaret po punohet per te krijuar nje vaksine per kokainen. Nisur nga fakti se shume njerez te artit e muzikes e kane perdorur kete droge dhe shpesh mbas lenies se tij i jane rikthyer kjo paraqet interes per kedo. Sot ne kemi ne dipozicion vec dy menyra per ta luftuar kete: keshillimet profesionale dhe klinikat e rehabilitimit. Pra lajmi i nje vaksine eshte dicka teper me vlere. Faza e pare e kesaj ka perfunduar dhe po punohet ne fazen e dyte te saj. Si?

Po punohet sipas ketij parimi.
Molekulat e kokaines jane teper te vogla, e si te tilla e pershkojne barrieren e eneve te gjakut ne cipen mbrojtese te trurit, cipe kjo qe mbron trurin nga agjentet e huaj. Pra shkencetaret po i kerkojne "ndihme" sistemit imun ne kete rast, duke "shenuar " kokainen me kete vaksine TA-CD, do behet e mundur qe antitrupat e sistemit mbrojes ta Njohin molekulen e kokaines dhe ta rrethojne ate duke u ngjitur me te. Kjo do sjelle qe masa e saj do rritet ndjeshem e nuk do kete mundesi te kaloje barrieren e gjakut ne tru. Sado kokaine qe perdoruesi te marre nuk do kete me efekt.
TA-CD ja eshte nje kombinim i molekules se kokaines dhe nje proteine te madhe, e cila kur injektohet ne trup, eshte mjaftesisht e madhe qe te njihet nga sistemi imun dhe ky i fundit te gjeneroje anti-trupa.

Kjo kompani, XENOVA tashme eshte ne fazen perfundimtare te kesaj vaksine e cila natyrisht te con ne aplikimin e licences per perdorimin e saj dhe ne nje forme te re shprese per shume vete qe vuajne nga varesia ndaj
kokaines. Vlen per tu permendur ketu, meqenese kemi aferi molekulash, molekula e Nikotines ashtu si ajo e kokaines eshte e vogel e pikerisht kete parim po ndjek kjo kompani te luftoje varesine nga duhani, puna per kete vaksine KUNDER DUHANIT fillon ne shtator te ketij viti.

Le te sqarojme dhe dicka per nje forme tjeter te Kokaines :

KRAK. ne anglisht CRACK.

Kjo forme teper potente e kokaines merret ne forme kristalesh, te cilat pihen si duhani.
Teper adiktiv Krak-u duket se ka efekt me te forte se te gjithe format e tjera te Kokaines dhe perdorimi i tij eshte i shoqeruar me nje rrisk gjithnje e ne rritje per ritme abnormale te zemres, goditje ne zemer, hemorragji cerebrale e ne fund vdekje.

Konsekuencat afatgjata të përdorimit të Krak përfshijnë: flegmen në ngjyrë të zezë, teshtitje, dëmtime të pakthyeshme të mushkërive, trashje të zërit e djegje permanente të buzëve, gjuhës e fytit nga inhalimi i tymrave të nxehtë. Deteriorimi mendor, ndryshime ne personalitet, terheqje e izolim shoqeror, paranoia apo sjellja agresive dhe tentativat per vetevrasje mund te shfaqen ne keto perdorues.


Dr. Lec Shiroka, Kirug i traumës
rruzull.net
 
Shkurt shkatrron Lobyn frontal :D e cila ndikon ne vendimet perqendrim etj etj :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top