Kokaina në Durrës, Rama: Kaloi portet e BE dhe u kap në Shqipëri

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kokaina në Durrës, Rama: Kaloi portet e BE dhe u kap në Shqipëri

edi-768x432.png


Pas takimit me kryeministrat e rajonit në Sofje të Bullgarisë, kryeministri Rama ka thënë, operacioni i fundit anti-drogë ka ardhur si rezultat i agjencive ligjzbatuse shqiptare.

Rama duke folur nga Sofja pas takimit me zyrtarët e BE-së Juncker dhe Mogherini, tha se 613 kg kokainë kaluan pa problem portet e Bashkimit Europian dhe u kapën në Shqipëri.

Presim një rekomandim pozitiv nga BE dhe pastaj dhe një përgjigje pozitive nga vendet anëtare. ثshtë e qartë që duhet të punojmë intensivisht nga kjo periudhë sa i përket vendeve anëtare pasi kështu funksionon ky proces. Por është po ashtu e qartë se ka një mirëkuptim të gjerë lidhur me hapat e rëndëishëm që ka bërë Shqipëria dhe mbase vlen të nënvizohet në fund se edhe operacioni më i fundit nga agjencitë tona ligjzbatuese, hetimi doganor dhe policia e shtetit me mbështetjen e prokurorisë pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua me pozitivitet maksimal duke pasur parasysh se ngarkesa e kapur përbën jo vetëm një sasi që është më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh por një sasi që përpara sesa të vijë në vendin tonë ka kaluar në portet e BE dhe faktikisht u ka shpëtuar kontrolleve.

Sipas Ramës, “vetëdija dhe nënvizimi i kësaj vetëdije se ky operacion ishte mirëfilli i agjencive tona ligjzbatuese pa një sinjalizim nga partnerët. ثshtë krejt e natyrshme që ne të punojmë vijimësisht me partnerët, është krejt e natyrshme që operacionet të jenë frut i bashkëpunimit me partnerët por në këtë rast është treguar gaditshmëri dhe integritet i lartë i forcave tona të angazhuara në luftën kundër trafiqeve. Ajo që vlen të theksohet në këtë rast është gatishmëria e lartë e forcave tona në terren në këtë përballje të fortë kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të çdo lloji. ثshtë e qartë se faza e parë e mbyllur me sukses për të çrrënjosur kanabisin tanimë ja ka lënë vendin fazës së dytë ku lufta jone vjen duke u përshkallëzuar, gatishmëria jonë duke u rritur dhe patjetër dhe aftësisë e agjencive tona ligjzbatuse duke u provuar në terren me rezultate konkrete”.

(gazeta-Shqip.com)
 
Kokaina në Durrës, Kryemadhi: Rama të gjejë një avokat për veten

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një status në Facebook shkruan se kryeministri ka frikë të pranojë se sasia e madhe e drogës është kapur me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

“Kryeministri ka frikë të thotë se ky aksion është kryer me ndihmen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të atyre që vetëm dy ditë më parë paralajmeruan lidhjet e rrezikshme të politikës me trafikun e lëndëve narkotike. Edi Rama tashmë është i tmerruar nga hetimet e mëtejshme të kësaj sasie kokaine të paparë ndonjëherë në Shqipëri, sepse e di mirë që fijet dhe lidhjet e kokave të trafikut nuk janë as punonjësit e portit dhe as ata të kompanisë modeste. Diku më lart e më thellë gjenden ata që e drejtuan dhe dhanë garanci për transportin e një sasie të ngjashme me ato të filmit “Narcos”, shkruan Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi thotë se Ramës do i duhet një avokat i mirë për veten. “Ndaj patetizmat e tij në FB dhe lëvizjet e kukullave të tij në qeveri e polici vështirë se do e shpëtojnë këtë herë shefin e madh nga hetimet që me ndihmen e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të mundin të mbulojnë dhe fshehin lidhjet okulte të kreut të qeverisë me botën e errët të krimit. Ndaj më mirë se të shkruajë shfajësimet e dikujt që ka rënë në çarkun e zullumeve të drogës, që e sollën dhe e mbajnë në pushtet, Edi Rama le të gjejë një avokat të mirë për veten dhe ndonjë nga miqtë apo bashkëpunëtorët e tij”, shkruan më tej Kryemadhi.
 
Po nderkombetaret thane te kumderten apo Edi ka ble gjithe dynjone harrova
 
Un ngjova qe ka fillu "ankandi" per ket ngarkesen, per ate punen e cmimit, me sa do hiqet me shumice duke qene qe ka ardhe ne "evrope", me siguri cmimi do jet shum fish me i larte se ai kolumbian, se per ta djeg vallai sja bo dora njeriu me i vone flaken asaj gjoje, nei perzieres mund te digjet po koka sbohet llaf !!!
 
Edhe une thosha pse sa here ha banane , me kap i lloj sekelldije lol.....tashi e mora pergjigjen :P
 
Back
Top