Koha për të ndihmuar Islamin

Malsi

Anëtar i Nderuar
blushi_7.jpg

Kur je duke u djegur është e pamundur të mendosh se çfarë do të bësh kur të mbarojë zjarri. Jam i sigurt se në këtë gjendje janë sot gjithë qytetarët e Francës pas ngjarjeve të djeshme në Paris.

Eshtë shpejt për ta, për të vendosur çfarë duhet bërë që terrori të mos përsëritet më. Ata e dinë se pas disa kohësh do të ketë sërish vrasje, masakra, bomba dhe kamikaze që hedhin në erë dyqane, restorante, ura dhe salla plot me njerëz të pafajshëm. Ashtu siç ndodhi edhe pas Charlie Hebdosë, francezët dhe gjithë evropianët e tjerë do t’i kthehen sërish mënyrës së tyre të jetesës. Shkollat do hapen, rrugët do pastrohen, koncertet do vazhdojnë dhe stadiumet do mbushen.
E megjithatë pyetja torturuse i rëndon sot ndërgjegjes sonë.

اfarë duhet bërë që mos përsëritet më terrori që pamë në Paris?

Si duhet të sillemi? Duhet të lëshojmë bomba, tanke, avione dhe zjarr mbi celulat e ISIS në Siri? Duhet të mbyllim dyert ndaj emigrantëve dhe ta kthejmë Evropën në një ishull të mbyllur ndaj botës? Duhet të zbojmë ata që kanë ardhur në ishull dhe që ndoshta nuk kanë asnjë faj, përveçse janë myslimanë, pra kanë të njëjtën fe me ata që vrasin në emër të fesë?
Ndoshta shumica e këtyre do të ndodhin. Franca bashkë me Perëndimin do të mobilizohet më fort në luftën e vonuar ndaj ISIS, partitë politike radikale do të forcohen, emigrantëve do t’u izolohen shtigjet për të ardhur në Evropë, policia do të marrë më shumë fonde për të parandaluar terroristët, fëmijët do të mësohen të mos bashkëjetojnë me njerez të feve të tjera, paniku do të kthehet në mënyrë jetese.

Për pak kohë e gjitha kjo mund të funksionojë.Evropa do ketë nevojë të bindet së ka fuqi të ndëshkojë ata që vrasin pa shkak.

Po pastaj?

Pastaj do ketë sërish një Charlie Hebdo, një Bataclan dhe ndoshta diku tjetër në Evropë do të shpërthejnë sallat ku njerëzit mblidhen pas pune, me dëshpërimin fatalist së kjo betejë nuk ka fund. Eshtë njëlloj si të kesh në trup një çip, të cilin e kontrollon dikush tjetër, që nuk je ti. Ti jeton me të, duke pritur shpërthimin.
Shumë shpejt Evropa do të jetë sërish përballë pyetjes, çfarë duhet të bëjmë. Si ta ndalim?

Unë mendoj se Evropa nuk e zgjidh dot e vetme. Nuk them se Evropa është e pafuqishme, nuk them se nuk ka dijen, forcën, vullnetin dhe armët e duhura për ta shfarosur tërbimin, por çështja është se çdo fitore mbi terrorizmin e frymëzuar nga feja nuk është e plotë, nuk është e mjaftueshme. Eshtë vetëm e përkohshme. Dhe si e tillë shërben vetëm për të shuar zjarrin e hakmarrjes së drejtë mbi padrejtësinë dhe barbarinë.

Atëherë kush mund ta zgjidhë?

Si do të binden miliona djem dhe vajza evropianë të besimit islam se nuk duhet të vrasin më komshinjtë e tyre, se nuk duhet të pushtojnë rrugët ku janë rritur, se nuk duhet të hedhin në erë qytetet ku kanë jetuar?
Nëse Evropa nuk e ka këtë fuqi, kush mund t’i ndalë ata? A ka forcë tjetër në botë përveç ligjit, moralit dhe forcës që e bind një fëmijë të mos kthehet në kamikaz?

Unë besoj se ka. Eshtë vetë Islami.

Prej shekujsh pjesa tjetër e botës, që nuk është islam, jeton me shpresën se Islami do të zbutet. Se ky burim influence tokësore do të gjejë mënyrën dhe arësyen të bashkëjetojë me pjesën tjetër pa e kërcënuar, pa kërkuar ta dominojë, pa dashur ta pushtojë.

Kush mendon se Islami nuk do, ndoshta ka të drejtë. Por kush mendon se Islami nuk mundet, e ka gabim.
Unë besoj se Islami mundet, nëse bindet.

Islami si fe ka detyrimin t’i japë paqe botës. T’i mësojë besimtarët e vet se dhuna e dobëson botën, por jo në masën që dobëson vetë Islamin. Paragjykimi që vetë Islami tërheq në këto raste është vetëndëshkues. Eshtë i panevojshëm dhe izolues. Fëmijët që vrasin duke besuar se i shërbejnë Islamit, janë sot armiqtë e tij më të egër. Ata e ndëshkojnë, e përdhosin, e deformojnë dhe e kthejnë fenë e tyre në një egërsi me të cilën nuk bashkëjeton dot.

E di që duket e pavend t’ia kërkosh këtë detyrim Islamit. Ai në çdo rast mund të shfajësohet. Në fund të fundit, ai nuk është një pushtet i kontrolluar, nuk jep urdhëra, nuk ka një fytyrë, nuk ka një ushtri të rreshtuar në front, nuk ka qeveri, nuk ka diplomatë, nuk ka komandant. Me kë duhet të negociosh? Me një frymë? Eshtë e pamundur.

Por pikërisht se është e pamundur duhet të jetë e mundur. Islami duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Kudo ku ai ka besimtarë duhet t’i edukojë ata. Të gjitha thirrjet e klerikëve islamë anembanë botës, deri sot, kanë qenë të pafrytshme për të mos thënë që nuk kanë qenë të sinqerta. Ka mijëra fëmijë në gjithë Evropën, të cilët aktet e fundit në Paris i konsiderojnë si heroizëm. Ata rriten për t’u ngjarë atyre që vranë. Atëherë si binden ata se vdekja e të tjerëve nuk është një mënyrë për të jetuar?

Ka vetëm një rrugë: duke iu bindur Islamit.

Dhe vetë Islami ka vetëm një rrugë: duke ndryshuar.

Islami duhet të ketë kontroll mbi ndjenjat, mbi emocionet, mbi jetën dhe vdekjen. Kontrolli mbi ndërgjegjen është cilësia dhe arsyeja e çdo besimi. Një besim që nuk e ka këtë fuqi, ka vënë në dyshim ekzistencën e vet.

Prandaj them se kjo është e vetmja rrugë dhe nëse ende ka një rrugë ajo kalon nga vetë Islami. Evropa dhe bota mund dhe duhet ta ndihmojnë. Sot nuk është dita për ta luftuar Islamin, por sigurisht është dita për ta ndihmuar. Eshtë dita për ta ndihmuar të reformohet, të zbutet, të mësojë të bashkëjetojë.

Të kthehet nga emocion në arsye.

A duhet ta kemi këtë shpresë? Unë e kam.
Besoj në një Islam të ri. Me ndihmën tonë.


(Shkruar për lapsi.al)
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

SInqerisht do me nxirrni jasht vetes duke lexuar kto idiotsi cdo dite.. Lol(e kam fjalen per media.) U be ftyra e ben Blushit Te thote:

Si do të binden miliona djem dhe vajza evropianë të besimit islam se nuk duhet të vrasin më komshinjtë e tyre, se nuk duhet të pushtojnë rrugët ku janë rritur, se nuk duhet të hedhin në erë qytetet ku kanë jetuar?

.........Prej shekujsh pjesa tjetër e botës, që nuk është islam, jeton me shpresën se Islami do të zbutet.
Unë besoj se Islami mundet, nëse bindet.

Po ik mo vrit veten, se t'ishin miliona musliman ashtu si i pershkruan ti kishin shfaros tere boten me 1.6 miliard qe jane totalisht. E t'ishin musliman ashtu ti zotrote s'do ishe gjalle.

Pjesa tjeter e botes? INJORANTET SI TI po ato jetojne me iluzionin se Islami eshte fe e terrorit e ka nevoj per zbutje, ose propagandojne ashtu qe te rrisin islamofobine)

Ja ca thot pjesa tjeter e botes...


“Kemi të bëjmë me sulm të frymëzuar nga ideologjia dhe jo nga feja. ثshtë ideologjia e një grupi kriminal që zotëron mjete të mëdha të çfarëdolloji, që ka ndërtuar një ideologji të tijën, elementë të së cilës mund t’i ketë huazuar edhe nga ideologji të tjera. Do të ishte një gabim trashanik injorantësh që të shihej ndryshe." (Michael Foesel, studiues francez)
Gerard Miller, nje filozof aktual francez, tha se arsyeja pse “ISIS ka sulmuar Francën, vendin me popullsinë më të madhe myslimane në Europë, është se kjo organizatë e ndyrë kërkon të çelë një luftë civile në Francë, kërkon që ne të fajësojmë për këtë gjë islamin dhe myslimanët”. Aleatët më të mëdhenj të ISIS-it, tha Miller, janë të gjithë ata që fajësojnë islamin dhe që i bëjnë të gjithë myslimanët të ndjehen keq.
Në një intervistë në numrin e djeshëm të “Le Monde”, Gilles Kepel, një nga sociologët më të njohur të fesë në Francë shprehej se “ISIS kërkoi të fusë Francën në luftë civile. Ai po pret që ne t’u turremi myslimanëve, që ne t’i identifikojmë ata sikur i përkasin një qytetërimi tjetër, që ne të shpërthejmë në islamofobi”.

Ben, zhduku me gjith fobine qe ke, Islamit i marrsh te ligat ti e me shoke.. Numri ska per tu zvogluar, tjesh i sigurt..:p Edhe thone pastaj se nuk provokojne,. Po a durohet Blushi?? U rrezoft me naj pusete se tjeter gje skam ci bej :p, haha
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Te ndalojne me ligj praktikimin e feve , ne publik . Sinqerisht Vetem kjo rruge ka ngelur me k'to njerez injorante.. qe ushqehen me iluzione librash dhe I praktikojne hapur ne publik, duke perfshire tere fete.
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Armiku i Islamit jane ata qe vrasin ne emer te Allahut, ket po thote Blushi spo fajeson muslimanet.

Si dhe e drejta e besimit dhe praktikimit te feve eshte e drejte themelore e te drejtave te njeriut.
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Armiku i Islamit jane ata qe vrasin ne emer te Allahut, ket po thote Blushi spo fajeson muslimanet.

Si dhe e drejta e besimit dhe praktikimit te feve eshte e drejte themelore e te drejtave te njeriut.

Ata vete qe vrasin ne emer te Allahut, nuk e njohin Islamin fare, 100 fe tu vesh para prap do vrasin, se ata jane kriminele/vrases dhe aspak besimtar. Blushi po flet per islamin si fe, dhe duke ngrit akoma me shume panik sec eshte ngrit. Blushi para se te jape ide duhet ta njohe mire Fene dhe Kuranin. Dhe eshte genjeshtar kur thote se se kleriket anembane botes kane deshtuar ne percjelljen e Islamit, se po tkishin deshtuar ata krerike dhe mendimtar musliman ne Europe, amerike e kudo ku ka besimtar, e rithem Blushi s'do ish gjalle...

Aman kur thote se beson te Islami. Nuk besoi Blushi e s'do fleme dot ne.. Idioti.. cme prishi diten kot
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Mos u nxefni , krejt të qetë

Prb. osht se sh. besimtar e lexojn kuranin persprathi
prandaj bojn kshi punesh te keqia .

Ata që e lexojn mire e kuptojn mire s'boj keshtu .
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Ata vete qe vrasin ne emer te Allahut, nuk e njohin Islamin fare, 100 fe tu vesh para prap do vrasin, se ata jane kriminele/vrases dhe aspak besimtar. ...

po pra pikerisht kete po thote ai te pakten mua ate me percolli.
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

po pra pikerisht kete po thote ai te pakten mua ate me percolli.

PO jo mi Marle se s'po thote kete. Se te thote ate e kishte thene sic thash une: S'esht faji i islamit por ideologjise se rreme qe ngrejne vrasesit. POr jo Islami paska nevoje per reforma dhe zbutje.. Ti e kupton ashtu ndoshta se ashtu e beson ti, por jo se ai po percjell ate qe thua ti. :)
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Mos u nxefni , krejt të qetë

Prb. osht se sh. besimtar e lexojn kuranin persprathi
prandaj bojn kshi punesh te keqia .

Ata që e lexojn mire e kuptojn mire s'boj keshtu .

Shume besimtare.... Thank u, I tere prb pikerisht vjen nga k'to besimtare. Ndersa jo besimtaret, dine ta lexojne me qarte & paster .. Prandaj nuk sjellin edhe shqetesime. lool

Nxehuni ... E mundesisht beni edhe terror ne forum. lool
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Ata vete qe vrasin ne emer te Allahut, nuk e njohin Islamin fare, 100 fe tu vesh para prap do vrasin, se ata jane kriminele/vrases dhe aspak besimtar.

Thjesht po shkepus kete nga konteksti....

12243395_995377540505667_1677319542466129933_n.jpg
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Mos u nxefni , krejt të qetë

Prb. osht se sh. besimtar e lexojn kuranin persprathi
prandaj bojn kshi punesh te keqia .

Ata që e lexojn mire e kuptojn mire s'boj keshtu .

Problemi esht se shume pak besimtar,ose me sakte ata qe duan te vrasin, perdorin islamin si dikur kryqzatat, se po te ishin shume besimtar qe e lexojn se prapthmi s'do ishim duke fol keshtu :). do shifje terror dhe ne shtetet ku jeni ju cdo dite madje. Ky esht prob;lemi, pasqyrimi i nje minorance si pasqyre e nje besimi qe ka 1400 vjet qe lulezon e rritet perdite.

Monique, Kujt tja thuash ate se, Blushit? Blushit si mbushet mendja..
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Thjesht po shkepus kete nga konteksti....

12243395_995377540505667_1677319542466129933_n.jpg

Thuaj me mire qe jane analfabete fare e se kane prek kurr kuranin me dore se sdine ta lexojne vec ju kane thene qe duhet ta ruajne si liber e ti kene friken! :p Pastaj kur shikon ato recitimet kuranore ti thone me faqe e kapitull madje edhe rreshtin thua ju ka fershellyer Allahu ne vesh ketyre se ska se si ndryshe ti dine!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Islami ska nevoj per ndihme... por njerezit e ngrat..se islami eshte ne rregulll.. Allahu u ndihmoft atyre njerzve qe do damkosen e do perndjeken pas sulmit, e jam mese e sigurt se jane 100 % te pafajshem ata qe do e akuzohen.dhe do vriten e do shpallen terorrist...
Thjesht me sme ben pershtypje asgje, secili ka mendimin e vet, por eshte shume e pakuptimt te besosh kur nje vrases vret, etiketohet musliman, nje i krishter vret, psikopat, duhet te trajtohet... budistat-vrases te pameshirshem...dhe amerikanet, perdite vrasin e kane bere luftra ne te kaluaren edhe tash, dhe ne fund hero...
Une me keta raste edhe me shume me shtohet bindja dhe me forcohet besimi im... Une e njeh veten time, dhe e di se sjam ne gjendje ne mize te shkel, e jo te vras, ata jane ndryshe nga une, smund te jene musliman...ata jane vrases te poshter, qe do mbyten ne felliqesiren e tyre...
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Edhe un them ta ndihmojme Islamin .... me bomba.

Ti mund ta ndihmosh edhe ate shume...Duke predikuar ate qe din se eshte e vertet... e jo ate qe beson se eshte e vertet...ndersa ato bombat shendrooj ne bombona dhe gezo ndonje femije...
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Perendimi ju ka dhene myslimanve (e jo vetem)te gjitha shanset, qe nga lejqendrimi, puna, shkollimi, lirine e ushtrimit te besimit deri ne ndertimin e kulteve etj, njesoj si qytetarve te vet. Sepse ja thote sistemi qeverises demokaratik qe kane keta vende mbi sferave te besimit.
Ndersa ne vendet ku dominojne myslmanet dhe kane fene mbi cdo gje, nqs nje kishe i pikon shiu mbrenda nuk ka te drejte ta riparoje ate, nqs nje person konvertohet ne krishterim i keputet koka ne sheshin e qytetit. lista del e gjate por per te vene ne dukje ndryshimet se sa te lire jetojne njerzit, dhe sa respektohet minoranca fetare.

E habitshme qe keta akte terroriste dalin nga gjeneracione lind dhe rrite ne perendim, qe marrin leksione nga hoxhallare te xhamijave ku jetojne, ne perendim.
Kuran e demokraci nuk shkojne bashke ore njerez, njerzit e Kuranit nuk behen dot demokrat ore njerz. As Bibla ebrajke nuk ofron tjeter pervecse kronika genocidi. Por ka nje ndryshim se nuk vihet mbi shtet.

Fjale te bukura flisni sa te doni.
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Perendimi ju ka dhene myslimanve (e jo vetem)te gjitha shanset, qe nga lejqendrimi, puna, shkollimi, lirine e ushtrimit te besimit deri ne ndertimin e kulteve etj, njesoj si qytetarve te vet. Sepse ja thote sistemi qeverises demokaratik qe kane keta vende mbi sferave te besimit.

Keto ua dha civilizimi Islam ne Europe, kur nuk dinin shkrim e lexim dhe as banjo nuk kishin ! E mira e ka t'miren. Ti harron, por historia mbetet ajo qe ua mbyll gojen njerezve :plazh:
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Po mir pra pse nuk fillojn ti bombardojn gjith muslimanet pastaj do jetojn ne paq... nuk besoj se eshte shum e veshtir duke u bashku gjith fet dhe ata ateist , agonstik do i mundin me nr muslimanet...POR problem qendron se e din mir gjith (flas per ate se i kan dy fije tru ) se islami nuk eshte fe e dhunes por e paqes...e njerzit jan ata se mundohen me doemos ta zbehin islami tek muslimanet, se tek vetja nuk mundet kurr. Tani ne situata kritike, secili mundohet te jet ne qender te vemendjes ,pak rendesi nese eshte realist e rendesishme ti lexon dikush sikurse BEN Blushit
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Kshu kot sa per kulture keto shifra per ata qe thone: shumica jane terroriste, Lol

11988412_543681392472902_8872944161615963629_n.jpg
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Eshte koha qe Islami te ndihmoje veten.

E para qe duhet te beje eshte te arsimoje femren (nenen e femijes se tyre).
E dyta eshte te ndaje fejen nga shteti.

Kjo don kohe sepse kemi nje ngulfatje mijera vjecare. :teleskop:
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

U kry Bac. Qe tani do zbatojme ate qe the ti, por puna eshte se skishim nevoje per mendimin e juaj se e ka thene Kurani ktu e 1400 vjet. Lol. Dmth duhet te thoje dicka qe s'e ka Islami.

"Kerkimin i dijes eshte obligative per cdo femer e mashkull." Jane ligjet dhe institucionet pastaj qe duhet dhe qe besa analfabet ke dhe ne Shqipri, qe s'ka ligj islamik ;). Sot per sot nuk kemi ne asnje shtet te botes zbatim te Islamit ligjor, pra kalifet.Dhe vendet qe pretendojne se jane islamike praktikonin diktaturen.
I vetmi shtet qe pretendo se aplikon sheriatin islam eshte Arabia saudite e cila nuk e ndjek absolutisht SHeriatin sic dhe duhet, perkundrazi ne disa gjera shkon komplet jashte sheriati.
Ne fakt Ajo cka duhet te bejne Shtetet islamike, jo islami, se Islami shyqyr esht i plotesuar eshte te kuptojne me se pari fene e tyre, dhe ta praktikojne sic dhe eshte. Por puna eshte se me praktiku Islamin sic dhe ka zbrit, nuk ka me as diktature, as korrupsion, as padrejtesi. Dhe kete normal asnje lider e udheheqes s'e don..

Dhe meqe jemi tek arsimi, Islami eshte po ai qe ka qene ketu e ne vitin 622. Eshte po ai islam kur civilizimi i tij arriti majat Nga shekulli 7- 13, dhe dija ishte ne lulezim jo vetem ne vendet arabe. Eshte ai islam i cili si percjellesen me te famshme dhe me te ditur te haditheve ka nje grua. Eshte pikerisht ajo fe qe E ngriti Femren ne rankun me te larte. Do thoni ju pse nuk eshte sot? pse shtypet ne Arabi e gjetke? Sepse sot, nuk praktojne ligjet e islamit.. AShtu de.. Mbyllet muhabeti ketu!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Keto ua dha civilizimi Islam ne Europe, kur nuk dinin shkrim e lexim dhe as banjo nuk kishin ! E mira e ka t'miren. Ti harron, por historia mbetet ajo qe ua mbyll gojen njerezve :plazh:

Po c'me coton or dreq. Kur gaforret hypen mbi kamel dhe dolen nga arabia, koloseo ne Rome kishte mbi 11 shekuj qe ishte ndertuar. Po them koloseo, sepse ishte nje vend defrimi publikme per mijra qytetar. Lene menje ane stilin e arkitektures te pa shoq, e cila kish me dhjetra ashensor per katet te ndryshme qe kish. Dhe akoma sot jane ujesjedhsit e kesaj epoke qe shtrihen me dhjetra e dhjetra km.
Ketu ki
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Po c'me coton or dreq. Kur gaforret hypen mbi kamel dhe dolen nga arabia, koloseo ne Rome kishte mbi 11 shekuj qe ishte ndertuar. Po them koloseo, sepse ishte nje vend defrimi publikme per mijra qytetar. Lene menje ane stilin e arkitektures te pa shoq, e cila kish me dhjetra ashensor per katet te ndryshme qe kish. Dhe akoma sot jane ujesjedhsit e kesaj epoke qe shtrihen me dhjetra e dhjetra km.
Ketu ki

Te citoj, sepse me pelqen kur te ze keq :D

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Papaaaaa !
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Une nuk mesoj islamin nepermjet youtube si ti...;)
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Ne fakt ato ne youtube jane nga Historia e Spanjes, fakte ! Madje, dokumentar jo nga muslimanet :D - Eh, pije nje kafe edhe ti, chill out, mos plas nga inati.
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Ne fakt per plasje jeni eksperta ju ..:lol:
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


e ne po dalim me francez se francezet duke share e mallkuar cdo kend qe beson....
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Kshu kot sa per kulture keto shifra per ata qe thone: shumica jane terroriste, Lol

11988412_543681392472902_8872944161615963629_n.jpg

Hmmm. E di ca shof un ne ket foto? Shof potencial. Potencial me djeg 1.6 bilion Kurane.
Pse? Se jam racist dhe nuk me pelqen Kurani prandaj !
 
Titulli: Koha për të ndihmuar Islamin

Islami s'ka nevojë për ndihmë - Islami mund të të iu ndihmojë secilit.
 
Back
Top