Koha per piknik
Nje dreke mes flladit te pranveres ne lendine, bregdet apo ne veranden e shtepise suaj. Ja te gjitha sekretet per te organizuar nje piknik ideal!
Nje kuverte, shume sanduice e fruta ne shporte, nje lendine dhe nje dite e bukur me diell. A mjafton kaq per nje piknik? Sigurisht, ja disa keshilla per te kaluar nje dite te bukur , per tu clodhur e argetuar ne zemer te natyres.
Gati qe ne shtepi
Se pari zgjidhni nje vend dhe konsultohuni per parashikimin e motit. Pergatisni nje dite perpara ushqimet dhe paketojini. Ne mengjes vendosni ne shporte frutat dhe perimet, bashke me to gotat, pjatat dhe pecetat. Mos harro canten frigoriferike me pije dhe lengje frutash. Merrni me vete nje cader, nje kuverte, stola, tavolinen portative dhe setin e zgares.
Kampingu ne lendine
Nese e keni vendosur se ku do te shkoni piketoni vendin e preferuar. Mos harroni qe vendi te jete i qete, rrethuar me peme, larg eres dhe me fushe-pamje. Ngrini kampingun ku do te rrini, shtroni kuverten ose ndonje dyshek me ajer, clodhuni pak dhe filloni te pergatisni gjerat pak nga pak. Nderkaq, mund te merreni me ndonje sport apo te pushoni.
Ora e gatimit
Nese keni vendosur te gatuane salcice apo bifteke ne natyre, poziciononi grilen e zgares ne nje vend ku nuk fryn era, mundesisht nje cep poshte pemeve, pa rrezikuar ndonje incident me zjarrin. Nese keni marre me vete edhe nje radion portative, mund te argetoheni nen tingujt e muzikes, fundja gatimi frymezohet shume nga tingujt.
Ju befte mire
Tani ka ardhur koha te nxirrni gjithcka nga shporta. Kompletin e pjatave, gotave, lugeve dhe pirunjve, se bashku me shishen termike te kafes. Kur te keni mbaruar me pergatitjen e ushqimit, vendosni afer kampingur tavolinen portative, ne mes tasi i sallates, salcicet dhe bifteket e sapo pjekur, byrekun apo sanduicet, pijet, frutat dhe embelsirat ne fund.
Koha per pushim
Pasi te keni shijuar dreken shtrihuni mbi kuverte dhe qetesohubi per disa minuta. Kur te jeni ndier te fresket dhe plot energji mund te merreni me ndonje sport, duke luajtur me top, pse jo mund te ndiheni lirshem edhe duke soditur natyren. Per tu ndier sa me lirshem gjate te gjithe dites vishuni me xhinse, nje t-shirt, atlete apo sandale pranverore.ikub.al