Titulli: Koha e Xhaxhit- fushe me lule apo me ferra?
Në fakt nostalgjia e sistemit shfaqet si nevojë tek shumica e njerëzve,shfaqet edhe si mjet krahasimi.Nëse normalisht do të mendonim me mëndjen tonë edhe me pak njohuri,pa menduar vetëm për ''lirinë'' por për tërësinë ekonomike edhe shoqërore të një vendi them se nuk do kishit këto mendime.Nëse dikush është ''nostalgjik'' duhet të ndalojmë edhe të bëjmë një analizë të thjeshtë,kur na dhemb dhëmbi do donim të na dhembte më mirë pak këmba (që unë e kam bërë copë),kur dhembin të dyja ne e dimë se ç'heqim.Kështu edhe njerëzit mendojnë për kohët,nëse nuk do j'u dhimbte gjë do kujtonin me nostalgji atë dhimbjen e dhëmbit para disa kohësh,nëse j'u dhembin të dyja ashtu si po ndodh aktualisht, atëherë do zgjidhnin t'ju dhimbte vetëm dhëmbi.Vetëm këto dhimbje e çojnë njeriun mbrapa në kohë,asgjë tjetër.Nëse mbas 20 vitesh do kishim një demokraci funksionale,nëse do kishim një ekonomi funksionale,nëse do kishim një edukim funksional,një kulturë po të tillë,sigurisht që askush nuk do kujtonte ato kohët e xhaxhit.
Për të mos folur vetëm për rradhët e qumështit,apo për muzikën e ndaluar dhe artin sepse njeriu nuk ushqehet me art por me bukë,ti hymë pak në thellësi gjërava.
Llogaritet që kostoja e shkatërrimit vetëm të veprave ujitëse,kanaleve vaditës edhe drenazhimit të tokave i kalon të 3-miliard eurot.Sot jemi i vetmi vend me një tokë të bekuar që edhe frutat i marim nga Greqia apo nga Maqedonia,të mendosh që Maqedonia është një shtet sa gjysma jonë.
Nuk ka një kosto të saktë shkatërrimi i fabrikave por sigurisht do të ishte më e lartë se sa kjo më lart.Sot nuk kemi asgjë,nuk kemi prodhim vendi,madje edhe hekuri vjen nga Ukraina apo vende të tjera edhe pse ka hyrë në prodhim metalurgjiku që mbulon disi nevojat e vendit.
Deri në vitet 1999-2000 Kina kishte përqindje monstroze të emigracionit klandestin,aq sa janë bërë pa masë filma për këtë fenomen.Sot me rritjen e saj ekonomike pothuajse e ka zero.Në vendin tonë llogaritet pothuajse gjysma e popullsisë në emigrim.Kjo pikërisht lidhet me shkatërrimin total që j'u bë ekonomisë prodhuese të vendit.Dhe vazhdon akoma më kur 2 në tre të rinj nëse kishin mundësi do të largoheshin që këtu.Fenomen që nuk prek vende si Maqedonia.E dini pse ndodh kjo besoj?
Trashëguam një rrjet hekurudhor,i cili sot pothuajse nuk është funksional,vidhen deri trasetë nëpër këtë rrjet.
Kishim fabrikat e duhanit, një burim të ardhurash i konsiderueshëm ku nuk prodhohej vetëm ai duhani me aromë të keqe si mund të besojnë disa,por prodhohej edhe duhan cilësor që mund të konkuronte me këdo markë të njohur sot.Mos guxoni të thoni që ishte teknologji e vjetër .Kishim fabrikën e telit,ashtu si shumë fabrika të tjera.Mendoni që njerëzit do të ishin tani emigrantë nëse do kishim këtë ekonomi që na trashëgoi ai i ligu?
Megjithëse ishim të rënuar ekonomikisht për shkak të mbylljes, përsëri trashëguam një vend pa borxhe ose me borxhe që nuk i kalonin disa milionët.Po sot çfarë kemi?Sot kemi aq gropa sa nëse shtetit nuk i japin kredi, muajin tjetër nuk mund të paguajë borxhet.
Në gjithë vendet e botës luftohet fort që shteti të ruajë monopolet të paktën me 51% shifër që do i lejonte kontrrollin.Po te ne çfarë ndodh? Shihen si arritje shitjet totale të ekonomisë vendase,duke nisur nga hidro-karburet dhe duke përfunduar tek telekomunikacioni.
Ja këto i trashëguam pa asnjë kosto ekonomike nga ai xhaxhi që nuk na linte të dëgjonim muzikë.
Llogaritemi si vendi prodhues i karburanteve me çmimin më të lartë të tyre.Edhe pse shpesh ndodh që nafta e rafinuar aspak del në treg bruto dhe shitet si e pastruar.
Nuk di më nga t'ja nisësh edhe ku ta përfundosh në këtë vend çudirash por mund të dish një gjë të thjeshtë;askush nuk do të kishte nostalgji për atë kohë nëse sot mbas kaq shumë kohësh e krahason vendin tënd me atë që la ai merhumi,për më tepër që pa qënë ndonjë ekspert kupton që ishim më mirë atëherë kur ishim keq.
Njeriu vendos nevojat parësore para atyre dytësore dhe kështu duhet të bëjnë njerëzit normalë,nuk duhet të flasin për cigaret që në fakt j'u kushton një paketë sa gjysma e rrgoës ditore të një punëtori të thjeshtë,por duhet të flasim për gjëra reale,duhet të flasim për bukën e gojës dhe për ekonominë e vendit.
Eh dhe ja ndodh që kështu gjërash të bëjnë të jesh nostalgjik,se nëse do ishte ndryshe nuk do të detyroheshe të kaloje rininë tënde në dhe të huaj.Se nëse do të ishte ndryshe nuk do të duhej të punoje për dhjetveçarë në emigrim vetëm për të blerë një shtëpi.Se nuk do të merte malli për njerëzit e dashur që ikën atje ku u hap vrima e parë,për të siguruar një jetë dinjitoze dhe normale për fëmijët e tyre.
Se nuk do të duhej të shihje në vendin tënd si ngrihen halet dhe janë futur nën dhe malet.Ja këta halet u bënë politikanë,tregëtarë të mëdhenj, trafikantë akoma më të mëdhenj.Kjo është halja Shqipëri që ndërtoi Saliu i Vuçidollit.
Intelektualët e shkretë,i gjen nëpër tymnajat e kafeve 500-të lekshe duke i qarë hallin njëri-tjetrit se ku do i gjejnë 500-të lek për ditën tjetër.Ja ky është vendi ynë me kulturë dhe me liri,për këtë vend luftuam.Luftuam që të mund të flasim lirshëm,po kutj po i plas për ne,askujt sepse askush nuk na dëgjon.
Prandaj, nëse keni pak gjëra në kokë, para se të mendoni për kohën që nuk e jetuat por vetëm e lexuat, mendoni për kohën që po jetoni,kështu mund edhe të krahasoni.
Se për pak harrova ta them,kemi punonjës garde që kapen duke vjedhur pusetat
ja pra demokracia jonë skandaloze.A ishte më mirë koha e Enverit?Ishte patjetër,se atëherë kishim të paktën dinjitet,dhe ishim njerëz jo kafshë njerëzore.