Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kodheli: Zgjedhjet e 8 majit politike,Tirana lokomotiva e fitores së PS

TIRANث- Zëdhënësja elektorale për shtyp e Partisë Socialiste Mimi Kodheli në një deklaratë për mediat mesditen e sotme përgëzoi votuesit shqiptarë të cilët kuptuan rëndësinë politke që kishin zgjedhjet vendore të 8 majit si dhe theksoi faktin se në qytetet më të mëdha të vendit nga të dhënat paraprake koalicioni ‘Aleanca për të Ardhmen’ ka fituar bindshmën në krahasim me koalicionin e djathtë 'Aleanca për Qytetarin’

“Pjesëmarrja e tyre tërësisht e pazakontë për zgjedhjet vendore, por aspak befasuese për ne sepse këto zgjedhje janë kuptuar nga qytetarët ashtu sic janë në fakt, thelbësisht politike, ka sjellë edhe një fitore të gjerë të Aleancës për të Ardhmen, që sipas të gjitha gjasave do të shkojë duke u thelluar. Tirana është lokomotiva e fitores në 38 qendra të numëruara në 7 minibashki ku Rama kryeson me 10 % diferencë të votave kundrejt të kandidatit të PD”,- deklaroi Kodheli.

Ndërkohë duke përmenduar qytetet më të mëdha fituese që sipas Kodhelit PS ka fituar ajo i bëri apel kryeministrit Berisha si humbës të zgjedhjeve, Kodheli ka akuzuar komisionerët e djathtë për braktisje të procesin të numërimit.

“Në Himarë mbaroi votimi me fitoren e Gjegji Gores, PS vulos fiotren në Rëshen, Ersek, Permet, Sarandë, Grashs dhe Krumë të Hasit. Jemi në rrugën e fitores në Elbasan, Vliorë, Korcë, Fier,Llushnjë, Gjirokastër si dhe në Durrës dhe Pogradec sa të numërohem votat. Zotëri, ke humbur zgjedhjet, ke humbur edhe standartet. Tani është koha të ndalësh zvarritjen e padenjë të procesit të numërimit në Tiranë, ku njerëzit tanë kanë pritur gjithë natën për të kryer detyrën ndaj qytetarëve e ligjit duke numëruar pa humbur kohë çdo votë, kurse njerëzit e asaj që u quajt Aleanca për Qytetarin kanë braktisur rëndom detyrën e tyre. Zgjedhësit meritojnë ta dinë shpejt e saktë rezultatin e votës së tyre. Kjo zvarritje e qëllimshme është fyese për ta dhe e padenjë për vendin tonë në sytë e komunitetit ndërkombëtar, të cilit i bëjmë gjithashtu thirrje të ndërhyjë siç ka ndërhyrë vijmësisht për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe detyruar humbësin të pranojë humbjen”, -ka deklaruar Kodheli.
(e.m/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back