Kodheli padi penale Imamit për reklamat, abuzoi me 1.2 mln €

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


TIRANث - Akuzat për abuzime me 1.2 milion euro pagesa për reklamat televizive kanë çuar në prokurori ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Ishte ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ajo që ka bërë publike padinë në prokurori ndaj Arben Imamit, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, i cili në 4 vitet e qeverisjes së kaluar mbante postin e ministrit të Mbrojtjes. Kallëzim penal është bërë edhe për disa ish-punonjës të kësaj ministrie.

Pëmes një deklarate për shtyp bërë sot rreth orës 14:00 nga godina e kryeministrisë ministrja e Mbrojtjes bëri të ditur se Imami akuzohet për konsumimin e veprave penale, “shpërdorim detyre”, “shkelje e kontributeve të dhëna nga shteti” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

“Ky nuk është një kallëzim i zakonshëm. ثshtë një padi e mirëargumentuar dhe e përgatitur nga një grup ekspertësh që e kanë shqyrtuar deri në detaje këtë aferë korruptive të cilët kanë dalë në konkluzionin që kush ka qenë pjesë të dalë para drejtësisë. I kërkoj në mënyrë të veçantë Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë në lidhje me këto procedura që kanë çuar në abuzime të mëdha me paratë publike."- nënvizoi Kodheli.

"Kjo nuk është aspak komode për mua apo për bashkëpunëtorët e mi, ndaj paraardhësit tim, por kjo ishte gjëja e e vetme që duhet të bëja në kushtet e të ndodhurit përpara fakteve të tilla."- shtoi Kodheli në fund të deklaratës për shtyp.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur për A1 Report dhe Shqiptarja.com se, dosja e parë që është dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ka të bëjë me mënyrën e dhënë nga Ministria e Mbrojtjes e reklamave ndaj televizioneve.

Bëhet fjalë për shpenzime për spote publicitare në 2 vitet e fundit që sipas burimeve të "A1 Report" kapin vlerën e 1.2 milionë euro, duke filluar nga 100-vjetori i Repartit Ushtarak numër 6660, të paguara një kompanie reklamash që janë transmetuara në media proqeveritare, asokohe.

Të njëjta burime për "A1 Report" bëjnë me dije, se nga dikasteri i Mbrojtjes janë duke u përgatitur dhe kallëzime të tjera si aferat me karburantin, shkelje këto të kryera nga Imami.

Imami në këto moment është zyrtari i parë i qeverisë Berisha që përfundon në prokurori. Pasi i pyetur dy ditë më parë, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, deklaroi se nuk kishte asnjë dosje për zyrtarë të lartë dhe në momentin që do të kishte kallëzim do të hetohej cilido.

REAGON IMAMI: AKUZAT E PAVERTETA
Ish-ministri i Mbrotjes Arben Imami përmes një deklarate për shtyp nga selia e PD-së thotë se akuzat janë të pavërteta dhe se ai ishte përcaktuar si armik i kreut të PS-së prej dy vitesh.

“Qytetarët duhet ta dijnë se në ministrinë e Mbrotjes nuk ka asnjë abuzim me ligjin, asnjë abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Por ishte përcatuar prej dy vitesh armiku i kreut të PS dhe u bënë përpjekje për të montuar një akuzë false duke akuzuar një institucion model për tenderat. Jam i sigurtë se nuk do të dalë asgjë.

Kryeministrit i them se po kapërcen një vijë të kuqe ligjore, politike por duhet ta dish mirë se kërcënimet e tua nuk trembin askënd dhe ti e di fare mirë që nuk më trembin as mua”- tha Imami.

Deklarata vjen një orë pasi ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli bëri publike kallzimin penal për konsumimin e veprave penale, “shpërdorim detyre”, “shkelje e kontributeve të dhëna nga shteti” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.


Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
 
Back
Top