PRISHTINث- Nis sot gjykimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i PDK-së, Fatmir Limaj dhe tetë bashkëluftëtarë të tij, nën akuzë për krime të luftës në rastin Kleçka.
Pala mbrojtëse paralajmëron se do të kërkojë shtyrjen e këtij procesi deri pas vitit të ri. Kjo për shkak sepse avokatët nuk i dinë rrethanat e vdekjes së dëshmitarit kyç në këtë proces, Agim Zogaj. Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj tha nëpërmjet telefonit se EULEX-i e ka për detyrim ligjore ta njoftojë atë për rrethanat që çuan në vdekjen e dëshmitarit X.
Në seancën e së premtes do të jenë të pranishëm nëntë të akuzuarit përfshi edhe deputetin Fatmir Limaj. Avokati Rrecaj nuk përjashtoi mundësinë që EULEX-i në seancën e së premtes të dorëzojë dokumentet e autopsisë, por megjithëkëtë ai tha se do të kërkohet shtyrja e nisjes së gjykimit për vitin 2012.//G.Panorama