Klasa edhe për nxënës të moshave 5-6 vjeç

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Në shtator në të gjithë Shqipërinë do të ketë 100 klasa ku do të mësojnë nxënësit e moshave 5 dhe 6 vjeç, për t’u përgatitur për klasën e parë.

Përgjegjësja për Arsimin Bazë në Ministrinë e Arsimit, Pranvera Kamani, thekson se projekti do të ketë mësues me eksperiencë të cilët do të përgatisin fëmijët për hyrjen në klasë të parë.

Ky projekt pilot është shtrirë në gjithë vendin por në kryeqytet është rritur numri i klasave për arsimin parashkollor, pasi edhe kërkesat kanë qenë më të larta.

Kamani sqaron se kjo kategori fëmijësh ka një mundësi për t’u socializuar me mjedisin, para se të kalojnë në klasë të parë ku edhe kërkesa dhe vështirësitë janë më të mëdha.
*tch*
 
Back
Top