Klasa e pare..

selli

Anëtar i ri
Cfare mbani mend nga klasa e pare?..I mbani mend shoket shoqet mesuesen e klases se pare?..ne fcb kam takuar ca shoqe te klases se pare dhe nuk di po ndjeva vertet nostalgji per ate periudhe te jetes sime...
 
Titulli: Klasa e pare..

Sa do doja te kthehesha dhe njehere ne ate moshe ...shumices nuk ju mbaj mend as emrat ...me disa jam lidhur dhe une fb ...nostalgji e bukur :)
 
Titulli: Klasa e pare..

une i mbaj mendpo thuajse te gjithe,edhe emrat e disa kosovareve qe na erdhen ne klase
ehhhhhhhhh kohe e bukur atehere,skishe probleme,skishe pse ta vrisje mendjen,cdo gje qe ok..........
 
Titulli: Klasa e pare..

Une isha i pafat ... me cuan direkt ne universitet dhe jo per ndonje arsye serioze thjesht se jam i zgjuar pfffffffffffff sa sistem i padrejte
 
Titulli: Klasa e pare..

Nuk me kujtohen me ato te gjimnazit jo me te klases se pare qe skujtoj asgje :(:(:(:(:.
 
Titulli: Klasa e pare..

nuk me kujtohen shume mire shoqet dhe shoket e klases se pare po mesuese Mozen e mbaj mend...e kisha mesuesen te bukur...:)
 
Titulli: Klasa e pare..

Lol Era, mesuesja ime e kishte emrin Monda.
Klasen e pare e mbaj mend mire. Kemi qene 2 goca ne pallat dhe 2 cuna qe do futeshim ne klase te pare. Edhe njera ishte 6 vjec dhe cfare skane bere prinderit e saj ta fusnin ne shkolle (atehere duhet te ishe 7 vjec). Skender Caci ishte ne rregullime ate vit, keshtu qe jemi detyruar ta benim shkollen tek shkolla e mesme Partizani (mbasdite). Qejf eee? Ne ne klase te pare, dhe ishim ne shkolle te mesme... lol. Mbaj mend dhe festen e Abetares. Kam qene shkronja S. Vjershen sot nuk e mbaj mend, por mbaj mend sarafanin me kutia te kuqe dhe te bardha, kemishen e bardh dhe kepucet e reja te kuqe qe me kishte blere babi...

Ehhhh, na kujtove ca gjera qe kisha kohe pa i sjelle ndermend.
 
Titulli: Klasa e pare..

I mbaj mend shume mire,te gjithe shoket dhe shoqet, edhe zyshen shtrigen, i kam dhe fotot nga klasa e 1 deri ne klase te 8, kam kontaktuar me shume prej tyre prej facebookut..vetem per nje gje me vjen keq, nuk e kam bere asnjeher festen e abetares, qelloi 1997 qe u mbyllen shkollat:(
 
Titulli: Klasa e pare..

mbaj mend ne festen e abetares nuk kisha dy dhembet e pare imagjino sa bukur kam recituar thpthpthp haha...megjithate kam nostalgji per ate kohe......
 
Titulli: Klasa e pare..

Mbaj mend vetem zysh Natashen, kujdestarja. Shume e mire ishte. Edhe pak veta i mbaj mend, po skam arritur t'i mbaj lidhjet, qe kur ika nga Pogradeci.
 
Titulli: Klasa e pare..

mbaj mend cdo sekonte te asaj dite...dhe kam mall te jem serisht aq e pafajshme ne shpirt sa c'isha ate dite
 
Titulli: Klasa e pare..

Mbaj mend vetem zysh Natashen, kujdestarja. Shume e mire ishte. Edhe pak veta i mbaj mend, po skam arritur t'i mbaj lidhjet, qe kur ika nga Pogradeci.


kaq e mire paska qene sa te paska ngel fiksim :p ....

per vete smbaj mend asnje gje.....
 
Titulli: Klasa e pare..

kaq e mire paska qene sa te paska ngel fiksim :p ....

per vete smbaj mend asnje gje.....

Jo mire nga pamja mer burr :p:p
 
Titulli: Klasa e pare..

nga klasa e pare mbaj mend gati cdo gje ....dhe mesuese e pare dhe nxenesit dhe me gati te gjithe jemi bere shoqeri ne fb eshte mrekulli kur kthehemi ne kujtime ....
 
Titulli: Klasa e pare..

nga klasa e pare me kujtohet pastruesja, sepse e kisha komshije :):):):)
 
Titulli: Klasa e pare..

Per mua dita e pare e klases se pare ishte shume e dhimbshme :ciaoo:shkova ne klasen e pare( me dergoi gjyshi), diten e pare dhe perkunder se te gjithe ishin nga fshati im dhe lagjeja ime, une nuk njihja asnjerin, madje me asnjerin kurre nuk kisha komunikuar per te mos thene se edhe si kisha pare kurre :gjujpeshk:
 
Titulli: Klasa e pare..

Kujtime nga Shqiperia kam vetem per shkollen fillore. Klasen e pare e prita me shume gezim pasi kisha mesuar te shkruaj e te lexoj me heret. Isha nje çamaroke e vogel e s'me pushonte goja nje minut. Ate dite me shoqeroi mami dhe babi ne shkolle. Kisha veshur perparese te zeze me jake te bardhe, corape te gjata te bardha, kepuce te zeza e kordele. Me nje cante roze dhe nje lule per mesuesen. Mesuesja quhej Zoja. Ne banke me ulen me Anisen. Anisa kishte floket e shkurter dhe kishte veshur nje fustan roze. Kishte nje çante jeshile. Shkolla 'Sabaudin Gabrani' ishte e verdhe, e vjeter dhe kishte nxenesit e dalluar porsa hyje tek dera e shkolles - kisha shume deshire qe dhe fotoja ime te ishte nder ato foto.
 
Titulli: Klasa e pare..

Kujtoj akoma eren karakteristike te cantes vishnje qe mezi prisja ta mbushja me libra, lulet qe nuk di nga i gjeta e qe ia dhashe asaj mesuese te shpifur (por ishte e zonja ama), kujtoj fotografine qe bera me te dhe perqafimin e ftohte te saj.. nuk kuptoja pse duhej te shtiresha sikur me pelqente, por mbaj mend qe buzeqesha disi.. Mbaj mend komshine time, edhe ajo ne klase me mua, ishim rritur bashke, po nuk e pelqenim njera-tjetren, e s'kuptonim pse kembengulnin aq shume per te na vene ne klase bashke. E vazhduam te ndanim klasen e bankat deri ne te mesme, kur erdhi momenti qe u zume e nuk folem me :D. Mbaj mend qe mami diten e pare te shkolles me hodhi uje pas kraheve, gjoja sillte mbaresi.. dhe une u ndjeva aq me fat e vazhdova ta besoja deri kur kuptova qe per te marre notat e mira nuk do mjaftonte as nje kove me uje kurrizit.. Mbaj mend disa emra shoqesh, mbaj mend "rrugacin" e klases qe nuk donte te vinte ne shkolle e shkonte mesuesja ne shtepine e tij, duke lene mesimin pergjysem, dhe e merrte zvarre. E ne nderkohe rrinim sus e prisnim me ankth c'do ndodhte.. sa pellembe kane fluturuar atehere.. ehh c'kohe!
 
Titulli: Klasa e pare..

per diten e pare te shkollen me veshi mami me komplet te kuq qe ma kishte sjelle daja nga zvicra, nje pale atlete turke nga ato qe leshojne drite kur shkel dhe nje cante kuq e zi qe ishte me e madhe se un LOLLOL
 
Titulli: Klasa e pare..

e mbaj mend ......po ma bene me hile,une kujtova se do shkoja vetem per nje dite ne shkolle.....s'e dija qe do me ndiqte gjithe jeten :(
 
Titulli: Klasa e pare..

Klasa e pare si nje thesar i mbushur me shume kujtime te bukura, me shume emocione, me shume nostalgji...me kujtohet si sot 1 shtatori i '96...Nuk harroj turmen e nxenesve, te gjithe te shoqeruar me prinder, te veshur e te krehur mire...Kam qene ne nje klas me plot 38 nxenes, e ndersa ka qene ligjeruese mesuesja Lumnije :)...E mbaj mend noshta me detaje ate dite, se duke qene dhe femije nje cik i mbyllur dhe shume i urte, e kam pas perjtuar me nje cik me frige dhe me ankth diten e pare, aq me shume qe ne nje ambient aq te vogel po njihesha me aq shume shoke dhe shoqe - ca shume llafazan, ca shume te urte, ca qe flisnin pa i pyetur kush :D..etj etj...

Nejse mbaj mend pastaj edhe ato gjerat e zakonshme: festat qe organizonim sebashku, kryesisht per festat e 7 dhe 8 marsit, dhuratat qe ua sjellnim mesueseve per keto festa, shetitjet qe benim e qe mernim gjithe ato produkte neper dyqane, gjoja se do rime me jave e pastaj te gjitha i kthenim ne shtepi LOL

Nejse 2 kujtime kam me te vecanta nga klasa e pare:
E para, qe ne ditet e para te shkolles me lot i lutesha mamit tim qe gjate gjithe kohes te me priste tek dera sa te me mbaronin oret...E isha aq naive saqe besoja se me verte ajo me priste aty, po skisha faj une jo, se ashtu sic e lija ne ate pozite e gjeja dhe ne asnje moment nuk me shkonte mendja se ajo ikte njehere ne shtepi bente gjithe punet qe kishte per te bere dhe kthehej prap :D..Po nejse une se paku e flija mendjen rehat :D

Nje ngjarje tjeter, qe me lidh cdohere me kujtimet e klases se pare jane edhe karamelet qe nderonim me Benin. vellaun e Tunes ( mesoja me nje klase me te )...Une i sjellja karamele atij nga shtepia dhe ai mua LOL...Mkujtohet njeher qe po fshija derasen e zeze dhe me afrohet, hap grushtin qe m'thot se ti kam sjell keto karamele meqe me ke ndihmuar dje me detyrat e shtepise LOL...E vazhduam kete nje kohe goxha te gjate deri sa nuk na dolen nga qejfi ato karamele :D

Nejse, se me kthyet shume kohe mbrapa :)...Gjithsesi kujtime shume te bukura.
 
Titulli: Klasa e pare..

mbaj mend diten e pare te gjithe duhet te tregonim nga nje vjersh qe kishim mesuar ne kopesht dhe njeri u emocinua aq shume qe ishte para klases sa i ra te fiket :eek:hh:........mbaj mend dhe qe njerin e zuri gjumi ne klas ngaqe kishte 2 ore qe qante se donte mamin :lol: , e njeri qe se la mesusja me shku ne banjo e beri cicin ne brek ups me duket se ky isha une, hahahha :lol: :lol: :p
 
Titulli: Klasa e pare..

smbaj mend asgje .... mbaj mend mesuese lulin qe dreqi ta haje atje ku eshte sot , me ka cokitur me qindra here ne koke me shkumes ....mbaj pak mend edhe festen e abetares sepse diku ne shpi te hedhura diku ne ndonje fund sirtari duhet te kem edhe disa foto shokt e shoqet mbahen mend se kemi kalu 8 vjet (as qe e kam ndermend ti kontakyoj me fcb)
 
Titulli: Klasa e pare..

me kujtohet kur shkova ne klasen e par,,,

me nje deshir te zjarrt per tu ber djal i mbar,,,

ne te gjith fillore,,,nuk ikja dot prej ore,,,

pastaj ne klas te pest u fiksova tkem dashnore,,,

deri nklas te shtat,,,,nuk e gjeta dot,,,

sepse gocat e klases ishin gjitha kot,,,:cheer:

mes 7tes dhe 8tes,,,,te paren e kapa,

por me futi nkllapa dhe mbrapa mla ne hapa,

ne vitin e par pas fillova me cigare,:canna:

e me probleme tjera qe me perjashtuan fare,
:espuls:

:mah

:fuck:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Klasa e pare..

Klasen e pare e mbaj mend...mesuesja e kishte emrin Konstanca...tipe bjonde, masive...( dukej si burre:p) e gjate....
Kurse nga koleget e klases... mbaj mend 2 emra vajzash ( Jona dhe Ornela)...po asnje fytyre smbaj me mend...:D po i takova ne rruge se di kush jane...
Ca na vuri te mesojme gjene e pare? Grepa dhe retha.... e nga kto...mesuam germen a:)
Feste abetare sme kujtohet te kemi bere..edhe pse mami me thot qe kam pasur per te thene nje poezi...e kam haruar nja 2 rjeshta po serbes e thash me tej..pa kuptuar njeri qe mungon gje ( pervec mamit qe e dinte ca kisha per te thene)...
Skam asnje foto me koleget... Klasa me kujtohet pak... ishte me pamje nga hyrja e shkolles, ne kat te 1... dukej ajo fusha me qymyr ( ose dicka te tille...nje pluhr i zi...ku loznim ne pushime)...
 
Titulli: Klasa e pare..

(Ne degen e molles pash nje zog ciu ciu ciu me tha te kam shok, abetaren zogu ne dore ma pa mesom edhe mua te lexoj ma tha, edhe ja filluam qe te dy me ze, ai ciu ciu dhe un abc. :p te lumte dora e vogel, 10 me flamur )
Ka qene e vetmja klase qe kam bere ne shqiperi.
Mesuesja, vjerrshat e fudvitit per nxensit me te mire te klases dhe nderimet para shkolles :p papa sa do doja te kthehesha ne ate kohe vetem dhe njehere.
 
Titulli: Klasa e pare..

me kujtohet kur shkova ne klasen e par,,,

me nje deshir te zjarrt per tu ber djal i mbar,,,

ne te gjith fillore,,,nuk ikja dot prej ore,,,

pastaj ne klas te pest u fiksova tkem dashnore,,,

deri nklas te shtat,,,,nuk e gjeta dot,,,

sepse gocat e klases ishin gjitha kot,,,:cheer:

mes 7tes dhe 8tes,,,,te paren e kapa,

por me futi nkllapa dhe mbrapa mla ne hapa,

ne vitin e par pas fillova me cigare,:canna:

e me probleme tjera qe me perjashtuan fare,
:espuls:

:mah

:fuck:

LOL sa bukur dhe ne menyre te sinqert e ke thene :D
 
Titulli: Klasa e pare..

une ne klase te pare rrifesha me nje cun......i gjuaja me libra kokes ahahha
 
Titulli: Klasa e pare..

mire se klasen e pare e mbajme te gjithe mende ....por te fundit e mbejme mend ?.........
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top