Kjo vajzë e vogël çon në 1 mln numrin e turistëve gjatë gushtit. Kryeministri Rama publikon fotot: Erdhi nga… Aug 20, 2019

Kjo vajzë e vogël çon në 1 mln numrin e turistëve gjatë gushtit. Kryeministri Rama publikon fotot: Erdhi nga…
Aug 20, 2019



Kjo vajzë e vogël shënon numrin 1 milion të turistëve të huaj që vizituan Shqipërisë vetëm gjatë muajit gusht, sipas kreut të qeverisë.

68827207_10156924321781523_8851228015602958336_n.jpg

lg.php

Kryeministri Edi Rama shkruan se ajo është nga Austria dhe kanë hyrë sot në portin e Sarandës. Atje ka qenë edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili ka shkrepur disa foto me turistët austriakë.

Postimi i kryeministrit:

Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pasaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme.

Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar.

Rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz të zakonshëm të këtij vendi Që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social.
 

Attachments

  • 68827207_10156924321781523_8851228015602958336_n.jpg
    68827207_10156924321781523_8851228015602958336_n.jpg
    95 KB · Shikime: 0
  • 68827207_10156924321781523_8851228015602958336_n.jpg
    68827207_10156924321781523_8851228015602958336_n.jpg
    95 KB · Shikime: 0
Reklam po i behet jasht mase vendit dhe rriten turistat! Problemi qe kushedi kur do rregullohet qe njerezit nuk dine, e kane mendjen vetem per t’ua futur turisteve (por edhe atdhetarve kur vin me pushime).


Biles edhe mua te me falenderonte, se kam derguar tere ata turista nga shtete te ndryshmee.
 
Ti ke derguar, po vete nuk ke shkuar... :p
Eshte e vertete kjo qe thote artikulli.
Fola me Shqiperine para gjysme ore, e me thane se ka nje numer te madh turistesh... me shume e cdo here tjeter..
 
Po shyqyr!
Por te fitojne kulturen elementare ,se si duhet te trajtohet nje turist.
Dhe mos ta shohin si objekt perfitimi deri ne kocka.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top