Kjo gjendje!

mondsha

Anëtar i ri

Kjo gjendje!

Më rrëmben kjo gjendje
E papërcaktuar me emër
Më gjëmbon në mendje
Më robëron në zemër.

S’kam më syshikues
Veshdëgjues nuk kam
Nuk kam hapavrapues
As gojën që mbyllhap!

Jam i tëri kjo gjendje
Kjo gjendje tejekzistente
Ku veten s’e ke tënden
Se tëndja s’ta do veten.

Më lini për një çast
Kujdesi s’ka më vler’
Kjo gjendje s’do ilaç
Kjo gjendje s’di si dhemb!

Veç Krishti më kupton
E prapë fuqi nuk ka
Kjo gjendje më kryqëzon
E prapë më le të gjall’!
 
Mirseerdhe ssokoll ne temen e re poetike. Te falenderoj per pershtypjen e dhene dhe njekohesisht te pershendes me vargjet e meposhtme:

Njëllojndryshe

ا’më ndihmoni në të keq?
Në të mirë më shumë ma merni!
Doni t’ja u di për nder?
Unë s’e njoh këtë lloj nderi!

ا’më prallisni me keqardhjen?
Me mëshirë a ndryshon skamja?
Xhepat tim vazhdojnë zbrazjen
Xhepat tuaja mbush paraja!

Xhepa unë e xhepa ju
Stomak ju e stomak unë
Njëlloj dukemi kështu
Njëllojndryshe paska shumë!
 
Ky mjerim qe sjell kete art ... :) Bukur mondshall !
 
Me pelqyen shume keto dy poezi
serish komplimentat e mi :)
 
Miqte e mi, Nostra_22 dhe zhgenjyy, si gjithmone inkurajues per te vazhduar me tej, ju falenderoj dhe pershendes po me vargje...

Por mjafton…

Kur më lenë të mar frymë
Ma gjysmojnë atë në nxjerrje
Pjesa tjetër shpirtit hyn
Dhe më bën të flas me vete!

Kur më lenë të dëgjoj
Në të gjallë hy parajsës
Por mjafton pak të shikoj…
ا’të shikoj, xhungël kafshësh!
 
S'e mohoj qe me pelqen birra ne dreke dhe tek-tuk ndonje gote raki me raste, po raki pe verteti ama. Dhe e pranoj, qe pas nje shishe birre apo gote rakije, kam krijuar vargje e poezi, qe me thene te verteten ....., me mire po e shpreh me vargje kete te vertete...

Dhe i pirë

Ooh, ç’po qesh më shumë se qeshja
Dhe se qarja, më shumë qaj
Më e bukur më duket vetja
Dhe shëmtia, s’mbetet pas!

Eeh, ç’po më roitën mendja
Në çast ndjehem më i zgjuar
Tekanjoze bëhet pena
ا’i them unë, tjetër shkruan!

Aah, ç’po bëj çudi me veten
Esëll tek lexoj, ç’kam shkruar
Vargjet kursesi s’u dehën
Dhe të pirë, s’më turpëruan!
 
Të ardhshmëve

Mos u merni kaq shumë me mua
E shkuara tuaj unë jam
Mbetsha gjithmonë e shkuar
Që ju mos shkoni kurrë mbrapsht!

Vetëm kështu them që rrojta
Dhe pak nga e ardhmja lashë pas
Qoftë me një varg që shkrojta…
Ooh, ç’jam mes jush këtë çast!
 

ا'u bëmë kështu!

ا'u bëmë e ç'u bëtë kështu
Hasëm të vetes e të njeri-tjetrit
Sa para, mbrapa çon kjo rrugë
S'ka virtut të shpirtit, por shpirt të vesit!

ا'rramë e ç'rratë kaq poshtë
Për një rip toke, kanibalë
Ne që dikur s'pyetëm për pronë
Marrëzisht shpronësuam nënë dhe babë!

Ndërsa njëri të gjitha na i morri
Tjetri më pas, nuk diti ç'na dha
Ndaj njeri-tjetrit sytë ja nxorri
Dhe vëllai me vëlla.

"Kjo timja është, jo tëndja!"
A thua je lindur nga prona
Një kartë tapie-zemra
Një firmë vrasëse-dora.

Dhe Zoti hutuar ka mbetur
Në emër të tij, si guxohet
Në varre, të shpronësohen të vdekurit
Në jetë, shpirtrat të shpronësohen!?

Kaq fshehur shembëlltyra çnjerëzore u mbajt
Ujdisur djallëzisht dekadash propagande
Nuk di ç'na ka mbetur, fytyrë apo mask'
Një zemër që rreh, apo zemër reklame!?

Veç di që nesër turp do na vijë
Me zor do gjejmë vetveten tek vetja
Zemra me zor rrahjet do rinisë
Me zor do arrijë të vërtetën, qeshja.
 
bukur mondi,bukur,varg i fuqishem,shperthyes.

me pelqen shume stili jot teper i vecante.
 
Te falenderoj land per fjalet teper vleresuese. Kete cast, me thene te drejten, sa mbarova vargjet e nje poezie ne dy pjese, qe ne shenje pershendetje, po i hedh menjehere ketu.



Heej, të rinj! (1)

Pardje isha sa ju
Tëpkë, në mos më i ri
Sa them se ai jam un’
Se shpirtin e kam si ai!

Pardje ëndërroja si ju
Tëpkë, në mos më mirë
Dhe sot ëndërroj më shum’
Se kam në shpirt rininë!

Pardje do mbetet pardje
Dhe unë bashkë me të, ai
Po pse ende vazhdoj të ndjej
Atë që ju jetoni tani?

* * *

Heej, të rinj! (2)

Sa unë do jeni pasnesër
Tëpkë, në mos më shumë
Se mua ca borxhe më mbetën
Nga koha kur borxhli s’isha unë!

Si unë mos qofshi pasnesër
Pasnesër mos qoftë pardje, as sot
Mos paçi si unë borxh të vjetër
Mos iksha pa e shlyer këtë borxh!
* * *

p.s. me pelqu fjala "tepke", e perdorur shpesh ne Korce ne kuptimin "njelloj".


 


Botën çvesha...

Botën çvesha lakuriq
Si dashnor i shkrehur
Për çudi e virgjër ish
Lule e paçelur.

Unë e dija të përdalë
Rrugësh prostitut'
Nëpër gjithësi vërdallë
Shitur nder e trup.

Aah, moj botë lakuriqe
ا'po më le hutuar
Ti e veshur Rrugaçe ishe
اveshur-virgjëruar!
 
Ky, Mes!

Mes borxhesh u lindëm
U rritëm mes borxhesh
Mes motesh u fikëm
S'u shojtëm mes motesh!

U lindëm mes ëndrrash
Mes ëndrrash u rritëm
Gënjyer prej gjërash
Prej gjërash që s'ditëm!

Mes vdekjesh u lindëm
U rritëm mes vdekjesh
Mes qarjesh pritëm
Fillimin e qeshjes!

Mes kujt u lindëm?
U rritëm, mes kujt?
Botën po roitën
Ky Mes kaq absurd!
 
Fantastike poezite.
Ju lumshin duart:)

Nuk e di nese jeni me te vertete 51 vjec, megjithate komplimente per poezite kaq bashkohore.

Respekte
 
Fantastike poezite.
Ju lumshin duart:)

Nuk e di nese jeni me te vertete 51 vjec, megjithate komplimente per poezite kaq bashkohore.

Respekte

Po them vetem kaq, qe kete cast po ik per ne pune bashke me keto fjale kaq vleresuese, dashamirese dhe frymezuese. 51 vjec? Ke te drejte, edhe une dyshoj ne kete numur qe vec te shtohet ditka! Perqafime, Mondi.
 
Komplimentet e mia gjithmon per ju shoku Mondi ,qe gjithmon me beni te ndjihem mire ne vargjet e tuaja ...Zoti ju dhente frymezim me teper ...
 
Komplimentet e mia gjithmon per ju shoku Mondi ,qe gjithmon me beni te ndjihem mire ne vargjet e tuaja ...Zoti ju dhente frymezim me teper ...

Ah, aisha, ta dish sa mire ndjehem une kur nje e panjohur me pare behet kaq e njohur per mua nepermjet rruges se vargjeve. Te falenderoj per cdo fjale te embel tenden dhe urimin aq me shpirt, qe me siguri ka per te me frymezuar me shume ne krijimtari. Nje pershendetje me ca vargje pak me ndryshe nga ato me lart.

Dhe pa to...

Të pranoj pak Helenë
Dhe pak Penelopë
Sigurisht pak Zhulietë
Dhe pak Dezdemonë.

Këto i them më shumë për botën
Se unë s'ndjej mungesë
Dhe pa to të kam të plotë
Skllave-Mbretëreshë.
 
FJALA

Nuk dua ta lodhni shumë mendjen
Mes labirinthesh fjalësh filozofike
Nuk dua logjikrat të shastisura të enden
Dhe prapë të krijojnë të tjera labirinthe.

Dua Fjalën, ashtu siç u krijua
Ta them, ta shkruaj, ta lexoj
Më tmerron kur e shoh të tjetërsuar
Antifjalë kur e shoh, më tmerron.

Më dhimbset kur e shoh të sakatuar
Mes thyerrjesh gërmash e rrokjesh
Si një tespije e vjetër ndër duar
Që numuron mbetje ditësh e motesh.

Më shurdhon kur zhurmshëm del
Nga grykëra të çjerra hipokritësh
Më çmend kur çmendurisht rrugën merr
Kjo fjalë çmendinë e politikës.

Fjalë çmendarake e servirur
Menyrash kuzhinash propagande
Nga zëra tellallësh thirrur
Ndër veshë përcjellur me tallje.

Dhe ai që thurri temenara
Për kohëra lumturie të gënjeshtra
E filloi dhe mbeti tek fjala
Si një trup pa mish e pa eshtra.

Dhe ai që thellë gërmoi
Si arkeolog shpirtrash të vdekur
Nervave njerëzore e ndjesoi
T'ju vidhte besimin e mbetur.

Dhe ai, dhe ai, dhe ai....
Që fjalë, vetëm fjalë, vetëm fjal’....
Lëshoi një jetë gjarpërisht
Nga vetfjala gjarpër u vetvar.

E ku ta dinte e para Fjalë
E thënë vjetërsisht sa vetë bota
ا'fjalë do pillej nga njerëz bastardë
Sa neveritshëm të thuhej, "Me fjalë u ngopa!"

Ndaj Fjala Fjalës i bën lutje-apel
Ndihmë t'i kërkojë veprës njerëzore
-Të lutem moj vepër, vema Fjalën në vend
Ndryshe, s'kam ç'i duhem më kësaj bote!

 
mua me pelqejne ti lexoj keto por ka nje gje qe sme pelqen qe nje cun te beje te tilla poezi ,,,nuk e di por duhet pak gjalleri ne te qenit mashkull ..me duken shume vargje pesimiste dhe ne skemi nevoje per te ...na duhet gjalleri ..na duhen gjera qe te na qetesojne ,te na bejne per te qeshur .me pelqejne keto vargje por njekohesisht me deshperojne dhe kjo gje sme ben te ndihem mire ,,, po nejse secili ka boten e vet dhe ndihet mire ne ate bote dhe nuk jam une ajo qe vendos se cfare eshte me e mire gjithsesi vargjet jane te bukura ne llojin vet
 
Te falenderoj zhandark qe je ndalur temes sime dhe ke shprehur hapur mendimin tend per efektin e poezive. Te kuptoj ne thelb se ku e ke deshiren tende per tematiken e poezive, deshire qe une e kam jo me pak se ty. Por... Dhe e kupton vete se c'vjen pas ketij por-i te imponuar nga vete rrethanat ku jetojme. Po te me ndjekesh me pak durim poezive te mia ne kete forum(eshte dhe nje teme tjeter e mbyllur, Pak filozofi), jam i sigurt qe do ndrosh mendje per te ashtuquajturin pesimizem vargjesh. Te prekesh gjendjen, realitetin, qe s'ka te beje vetem me boten e nje individit, te revoltohesh per kete gjendje e te ngresh zerin tend ankues, cdo gje mund te jete, por kursesi pesimizem. Tjeter eshte pastaj deshperimi, merzitja, qe te shkaktohet ne shpirt kur lexon per kete gjendje. Dhe ta dish qe vargezuesi s'do deshironte kurre shkaktimin fallco te ketij deshperimi.
Per mashkullitetin gjalleror s'kam c'te them me shume(aah te isha cun ne moshe, sic me quan ne komentin tend!) se c'kam hedhur ne temat e mia ne kete forum. Aq sa Briciolo dyshon per 51 vitet e mia... Ke ama pak te drejte se meqe pata tjeter drejtim teme, i meshova me shume paraqitjes se poezive jo aq gjallerore, por germo te lutem pak se prape ke per te gjetur dicka qe flet ndryshe nga c'ka ke menduar ne cast kur ke lexuar tre-kater apo pese-gjashte poezi.
U zgjata ca se me thene te drejten edhe me shkunde vence, nga nje gjendje vertet deshperuese qe kam qene kohet e fundit dhe qe s'kish si t'i shpetonte vargut.
Po te pershendes me nje poezi qe s'di c'efekt mund te te shkaktoje, por te premtoj qe ne vazhdim do ndryshoj gjendjen me hir a me pahir. Kemi nevoje per njeri-tjetrin ne mendime dhe sugjerime, aq me teper kur keto dalin nga nje shpirt dashamires. Miqesisht, Mondi


Mos më
fal, Poezi!

Kur s’të mbroj dot nga vetja
Nga të
tjerët si të mbroj?
Dhe kur shkruaj e gris fletra
Prap’ se prap’ di që
gaboj!

Pres prej teje të
shfaqesh
japësh dhe shuplakë
Kur t’i bëj çorbë vargjet
Qoftë
njërmë, qoftë një fjalë!

Kur në
emër të rimosjes
prish nuret lozonjare
vesh xhingla-llafe kote
Edhe mburem me të
madhe.

Mburem unë
e të tjerët
Njeri-tjetrin ne e mburim
Kurse Ti e heshtur heshtë
n
Dhe shikon si mbjellim hurin!

Ja, po të
rkoj pra falje
Por s’ë
sht’ falja Poezi
Ndaj Ti mos më
fal në vargje
betohem, s’mbaj mëri!
 
Para ikjes per gjume(kaloi mesnata ketej) bashke me naten e mire dhe ca poezi....

Për ne

Ti më dhe atë që s'kisha
As në ëndërr s'e kam parë
Dhe s'të njihja dhe të prisja
Dhe nga larg, të pata pranë.

Se ti linde veç për mua
Dhe unë linda veç për ty
Kodin zemrës ja ç'koduam
Toni është dhe i askujt.


Edhe kur...

Dhe kur pak koha na ndau
Kohën tonë s'e ndau kurrë
Dhe kur shpirti tonë qau
Lotët tanë i patëm urrë.

Nuk e di se sa e vjetër
ثshtë fjala e dëgjuar
"Larg syve, larg zemrës"
Ne më shum' na ka afruar.


Unë dhe Zoti

S'ka ç'më duhet krahasimi
As për sy e as për buzë
Ti je vetë frymëzimi
Se je vetë e vetmja muzë.

Dikush tjetër le të marrë
Frymëzim nga trupi tënd
Jam xheloz, por këtë rradhë
Xhelozia nuk më çmend.

اfarë po ndodh me mua vallë
Edhe Zoti bën çudi
Që kur pa puthjen e parë
E shikon atë për dit.

Që kur njohjen tonë ndoqi
Seç pësoi një ndryshim
Xhelozi në shpirt provoi
Xhelozi për njerëzin.
 
Redaktimi i fundit:
Prolog i ri

Do shtrihem të fle nga krahu i zemrës
Bashkë me zemrën do ritmoj ëndërrimet
Mbase kështu e dashur do më sjellësh
Atë që mëngjeseve harrojnë zgjimet.

Do zgjohem i kthyer në krah të paditur
ثndërrën do ndal për tjetrën gjumësi
Ti mbaro e dashur ëndërrën e nisur
Një mëngjes për ne, një prolog i ri.
 
Ik, mooj!!!

Në djall vafsh, mooj
Moj lojë e instiktit
E përvëluar për loj'
Vrasëse e shpirtit!

M'u hiq sysh, mooj
Moj hipnozë seksi
Se s'mundem dot
Mos rri së ndezuri!

U përvëlofsh, mooj
Moj çast i qejfit
Dhe burrë do
Dhe dashnor të epshit!
 
Vala

Një valë
Si fjalë
E vargut dallgor.
Më qaset
Kaq pranë
Ta ndjek pas më fton.

E ndjek
E prek
Harlisem pas saj.
Mes krahësh
Më merr
Dhe shndërrohem në dallg.

Dallgosem
Marosem
S'më ndal dot askush.
Me valën
Nuk ngopem
Se vala jam un'.
 
faktikisht se kisha pare moshen tende dhe normale qe do mendoja ashtu si do mendoja dhe tani qe e di qe je 51 vjec tani te kuptoj ty dhe poezite e tua ..jo per gje po mosha jote e justifikon gjithcka ,,, mua me pelqejne keto poezi por ajo qe me ben te ndjej ne keto poezi nuk eshte ajo cka deshiroj une ..sepse eshte normale qe keto poezi te mos na shkakotjne te njejten ndjenje si ty dhe mua ..dhe me kupto une se kisha fare me te keq por thjehst shpreha ate qe ndjeva kur lexova poezite
 
Shume drejt zhandark! Nuk shkojne kursesi ne harmoni, leximi, pelqimi dhe deshira. Mua me gezon fakti i harmonise se dy te parave tek ty. Kjo eshte pra sofra poetike, ku shpesh menyja e servirur e krijimtarise sado e pasur te jete, mbetet kurdohere mangut perballe kerkesave dhe deshirave te "klienteve". Kryesorja ama eshte qe pas largimit nga kjo sofer, edhe kur nuk serviret dicka pas deshires, thua, "prape me pelqeu gatimi". Kenaqesia ime ne kete moshe eshte qe kjo thenie ka patur dhe ka deri tani me shume moshatare te moshes tende, bile edhe me te rinj. Faleminderit dhe njehere per c'ka shpreh ne preference.
 
Prush dhe flakë

Shumë i dhamë njeri-tjetrit
Dhe prap' lam
ë pa i dhënë
Ndaj diçka mangut na mbeti
N
ëpër ëndrra na ka lënë.

Dhe naiv
ë dhe të shkrehur
I dham
ë flakë dashurisë
Në s'ka zjarr, prushi ka mbetur
Mes t
ë ftohtës së vetmisë.

Rri pran' prushit e zhuritem
T
ë ndez flakën që u shua
Dhe pa flak
ë ndër ndjenja ndizem
Prush dhe flak
ë je për mua.
 
Të jesh ti?

Tash jetoj mungesë peshe
Si planet i paformuar
Gjith
ësis' vazhdoj të endem
T
ë gjej diellin e munguar.

Diku shoh shk
ëndijë drite
M
ë jep shpresë për shpëtim
T
ë jesh ti, që vite prite
T
ë jesh ti, o Dielli im?
 
Dhe i lodhur

Dhe i lodhur ti më shlodh
Sa m'i ndal buz
ët në buzë
P
ër çudi, kaq më mjafton
T
ë të sulem siç di unë.

Gurgullon n
ë trup gjaku
Si rr
ëke nga mali zbritur
Thuaj sa t
ë duash, "Ndalu!"
Ai rrjedh p
ër ku ësht' nisur.

Dhe i lodhur, ti m
ë shlodh
Sa m'i hedh krah
ët në qafë
Ndalu, moj, se s'duroj dot
Se po ndodhi, dua prap
ë!
 
Me poezine e fundit te kesaj teme, e njohur nga disa miq ketu, ju pershendes te gjitheve ju qe denjuat leximin e krijimtarise sime, duke ju falenderuar per gjithshka vleresuese dhe pershtypese te shprehur me kulture dhe dashamiresi. Perqafime nga mondsha

Veç Një!

Khajam, s'të kam zili!
T'i kam falur gjithëçupat e botës
Bëj siç të tha shpirti: Pi!
Dhe fundin nxirrja gotës!

Veη Një, ooh, veç Një, timja është
Atë veç në vargje mund ta dehësh
Të tjerat trup dhe shpirt të kan' dhënë
Por timen, as me sy s'mund ta prekësh!

Kënaqu me kaq, Khajam!
Që dehe çupën time me vargje
Të tjerat dhe në varr i ke pran'
Veç Një, ooh, veç Një, kurrë s'e pate!
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top