Te falenderoj zhandark qe je ndalur temes sime dhe ke shprehur hapur mendimin tend per efektin e poezive. Te kuptoj ne thelb se ku e ke deshiren tende per tematiken e poezive, deshire qe une e kam jo me pak se ty. Por... Dhe e kupton vete se c'vjen pas ketij por-i te imponuar nga vete rrethanat ku jetojme. Po te me ndjekesh me pak durim poezive te mia ne kete forum(eshte dhe nje teme tjeter e mbyllur, Pak filozofi), jam i sigurt qe do ndrosh mendje per te ashtuquajturin pesimizem vargjesh. Te prekesh gjendjen, realitetin, qe s'ka te beje vetem me boten e nje individit, te revoltohesh per kete gjendje e te ngresh zerin tend ankues, cdo gje mund te jete, por kursesi pesimizem. Tjeter eshte pastaj deshperimi, merzitja, qe te shkaktohet ne shpirt kur lexon per kete gjendje. Dhe ta dish qe vargezuesi s'do deshironte kurre shkaktimin fallco te ketij deshperimi.
Per mashkullitetin gjalleror s'kam c'te them me shume(aah te isha cun ne moshe, sic me quan ne komentin tend!) se c'kam hedhur ne temat e mia ne kete forum. Aq sa Briciolo dyshon per 51 vitet e mia... Ke ama pak te drejte se meqe pata tjeter drejtim teme, i meshova me shume paraqitjes se poezive jo aq gjallerore, por germo te lutem pak se prape ke per te gjetur dicka qe flet ndryshe nga c'ka ke menduar ne cast kur ke lexuar tre-kater apo pese-gjashte poezi.
U zgjata ca se me thene te drejten edhe me shkunde vence, nga nje gjendje vertet deshperuese qe kam qene kohet e fundit dhe qe s'kish si t'i shpetonte vargut.
Po te pershendes me nje poezi qe s'di c'efekt mund te te shkaktoje, por te premtoj qe ne vazhdim do ndryshoj gjendjen me hir a me pahir. Kemi nevoje per njeri-tjetrin ne mendime dhe sugjerime, aq me teper kur keto dalin nga nje shpirt dashamires. Miqesisht, Mondi
Mos më fal, Poezi!
Kur s’të mbroj dot nga vetja
Nga të tjerët si të të mbroj?
Dhe kur shkruaj e gris fletra
Prap’ se prap’ di që gaboj!
Pres prej teje të më shfaqesh
Të më japësh dhe shuplakë
Kur t’i bëj çorbë vargjet
Qoftë një gërmë, qoftë një fjalë!
Kur në emër të rimosjes
Të prish nuret lozonjare
Të vesh xhingla-llafe kote
Edhe mburem me të madhe.
Mburem unë e të tjerët
Njeri-tjetrin ne e mburim
Kurse Ti e heshtur heshtën
Dhe shikon si mbjellim hurin!
Ja, po të kërkoj pra falje
Por s’ësht’ falja Poezi
Ndaj Ti mos më fal në vargje
Të betohem, s’mbaj mëri!