Kjo është vlera e Përfaqësueses së Kosovës, Rashica më i shtrenjti, Kroacia 16 herë m

legjenda

Tetova
Vlera e futbollistëve me të cilët Përfaqësuesja e Kosovës do t’i nisë eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” kap shifrën e 20 milionë eurove. Milot Rashica është futbollisti më i shtrenjtë, i cili në tregun ndërkombëtar kushton 2 milionë e 750 mijë euro. Ekipit të Albert Bunjakit i ka shtuar vlerë edhe ardhja nga Norvegjia e Valon Berishës, i cili kushton 2 milionë e gjysmë. Mirëpo, vlera e përfaqësueses kosovare është më e ulëta në grupin e saj. Kroacia ka vlerë 16 herë më të madhe, shkruan sot Gazeta Zëri

Mosardhja e yjeve më të mëdhenj, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Adnan Januzaj etj., kanë bërë që vlera e Përfaqësueses së Kosovës të jetë larg ekipeve tjera kundërshtare, me të cilat do të takohet në Grupi I eliminator për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Në bazë të një hulumtimi të gazetës “Zëri”, duke e shfrytëzuar ueb-faqen e specializuar të futbollistëve, “Transfermarkt”, del se Kosova e ka vlerën më të ulët në krahasim me kombëtaret tjera të Grupit I – Kroacisë, Turqisë, Ukrainës, Islandës e Finlandës.

Vlera e futbollistëve me të cilët Përfaqësuesja e Kosovës do ta nisë kampanjën kualifikuese për Botëror është rreth 20 milionë euro. Kurse, kundërshtaret e saj kanë vlerë shumëfish më të madhe. Për shembull, Kombëtarja kroate kushton rreth 324 milionë euro, që i bie 16 herë më e shtrenjtë sesa reprezentacioni kosovar.
Image

Kurse, Turqia, një tjetër kundërshtare e Kosovës, është tetë herë më e shtrenjtë. Vlera e reprezentuesve turq sillet rreth 156 milionë euro. Vlerë shtatë herë më të madhe sesa Kosova ka ekipi ukrainas. Vlera e futbollistëve të kësaj skuadre është rreth 134 milionë euro, apo shtatë herë më e madhe sesa ajo e ekipit të Albert Bunjakit.

Të tria këto skuadra ishin pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian “Franca 2016”, ku befasoi për të mirë edhe kundërshtarja tjetër e Kosovës, Islanda. Vlera e islandezëve në tregun ndërkombëtar sillet rreth 54 milionë euro.

Më e vlefshme sesa Kosova është edhe kundërshtarja e parë e saj, Finlanda, që ka vlerë prej 33 milionë eurosh, apo 13 milionë më shumë sesa Kosova.

Rashica e Berisha, më të shtrenjtit e Kosovës

Vlera e Përfaqësueses së Kosovës është larg prej atyre që kanë kundërshtarët e grupit të saj, Kroacia, Turqia, Ukraina, Islanda dhe Finlanda. Madje, në arritjen e shifrës prej 20 milionë eurosh kanë kontribuar futbollistët që posa i janë bashkuar Kosovës, që kanë vlera milionëshe në tregun ndërkombëtar.

Milot Rashica ka lënë Shqipërinë për t’iu bashkuar Kosovës.Vlera e futbollistit të Vitesses është 2 milionë e 750 mijë euro, sipas një hulumtimi të “Zërit” përmes “Transfermarkt”.
ImageKurse, ish-lojtari i Norvegjisë, Valon Berisha, në tregun ndërkombëtar kushton 2 milionë e gjysmë. Afër shifrës 2-milionëshe janë edhe ish-reprezentuesit e Shqipërisë, Alban Meha e Amir Rrahmani.

“Milionerë” janë edhe Herolind Shala e Vedat Muriqi, të gjithë këta të porsaardhur në përfaqësuesen kosovare, por edhe Hekuran Kryeziu. Më të lirët besohet se janë dy portierët nga Superliga, Granit Kolshi e Flamur Neziri, të cilët besohet se kanë vlerë më të ulët sesa 100 mijë euro.

Dallimi ndërmjet Kosovës e Shqipërisë

Vlera aktuale e përfaqësueses kosovare aktualisht është rreth 20 milionë euro. Kurse, kombëtarja shqiptare aktualisht ka vlerë prej 47 milionë eurosh. /Zëri/
auto_21472809156.jpg
 

Attachments

  • auto_21472809156.jpg
    auto_21472809156.jpg
    698.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Kjo është vlera e Përfaqësueses së Kosovës, Rashica më i shtrenjti, Kroacia

Lojtari me i shtrenjt i kosoves esht hashim thaci hahahahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top