Kjo është Merve, vajza e parë me shami që do të pilotojë pranë Forcave Ajrore të Turq

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Merve Gurbuz pritet të jetë vajza e parë me shami që do të pilotojë me një aeroplan të Forcave Ajrore të Turqisë. Një rregullore e miratuar menjëherë pas ngjarjeve të datës 15 korrik në Turqi, grushtit të dështuar të shtetit, u ka hapur rrugën për vajzat turke që mbajnë shami që të jenë pilote në Forcat e Armatosura të Turqisë (TAF).

Pas regjistrimit në kolegjin e Forcave Ajrore, Merve Gurbuz, një studente nga Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Selcuk, do të jetë piloti i parë femër që do të përfitojë nga kjo rregullore.

Gurbuz fillimisht ka kaluar provimin për Akademinë e Forcave Ajrore turke dhe më pas i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhjetë ditor. 23-vjeçarja po ashtu ka marrë pjesë në një numër të madh testesh dhe trajnimesh.

Faza e fundit e gjithë procesit është trajnimi i orientimit. Nëse kalon testin, Gurbuz do të jetë piloti i parë i forcave të TAF që mban shami.

Ndalimi i mbajtjes së shamisë për personelin civil të gjinisë femërore që shërbejnë në TAF u hoq në bazë të një vendimi të publikuar në Gazetën Zyrtare, në nëntor të vitit 2016.

Vendimi thotë se gratë që punojnë në TAF, Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe Komandën e Gardës bregdetare, tani e tutje mund të veprojnë në përputhje me kodin e veshjes së institucioneve të tjera shtetërore, e cila u mundëson atyre që të mbajnë shami. /tesheshi.com/
merve-765x380-696x346.jpg
 
Waaa sa e Bukur! me ate buzqeshje te embel..Ajde ishalla shtohe nr me i madh i piloteve.
 
Me ngjau si Minerva...nje perendeshe qe fluturonte e lire
Sa dhembe te crregullt paska, krijojne nje harmoni ne ate surrat te embel :D
 
Back
Top