Kjo është cilësia numër 1 që gratë duan të ketë partneri i tyre.

Kjo është cilësia numër 1 që gratë duan të ketë partneri i tyre, e thotë studimi


Nëse pyetni një mashkull se çfarë mendon se kërkojnë femrat në një lidhje të re, ata do t’ju thonë se shikojnë kryesisht pamjen, statusin, financat e tij. E vërteta duket se është krejt ndryshe, sipas një sondazhi të ri të kryer së fundmi.

lg.php

Sipas këtij hulumtimi, 60,000 gra janë pyetur se çfarë kërkojnë tek një mashkull dhe 90% e tyre kanë dhënë të njëjtën përgjigje.
KJO ESHTE KARAKTERISTIKA NR. 1 qe kerkojne femrat tek meshkujt

Përgjigja që dhanë shumica e grave ishte mirësjellja! 90% e të anketuarve janë përgjigjur se duan në krah të tyre një burrë të sjellshëm.
Hulumtimi përfshinte gra nga e gjithë bota, të kombësive të ndryshme dhe statusit social, dhe përgjigja nuk ishte e ndryshme.
Sipas të njëjtit sondazh, 45% e grave që morën pjesë theksuan se preferojnë meshkujt me trup mesatar, të ashtuquajturin trupi i babait,
dhe jo meshkujt me muskuj dhe trup shumë të stërvitur.
Në fakt, 2.5% e grave që morën pjesë në anketë thanë se do të donin partnerë në formë.
Pra, përfundimi i këtij hulumtimi na tregon se nëse duam një mashkull në jetën tonë, nuk kemi nevojë të kalojmë 40 orë në javë në palestër për ta fituar atë.
Në fund të fundit, ne të gjithë duam që një mashkull të na përqafojë dhe të na bëjë të ndihemi mirë.
Ndaj ndryshoni prioritetet tuaja dhe vëreni më shumë theksin se sa përputheni me personin që keni përballë pa e parë as portofolin e tij, ushtrimin që bën apo sa i arsimuar është./abcnews.al
 
Last edited by a moderator:
Pra, përfundimi i këtij hulumtimi na tregon se nëse duam një mashkull në jetën tonë, nuk kemi nevojë të kalojmë 40 orë në javë në palestër për ta fituar atë.
hahahahaha.
Pika e pare e studimit me pelqej.
 
Ne femrat kemi shum kërkesa😋😋
Për nga ana fizike nja 5/6cm e dua më të gjatë se veten.
Për nga ana e karakterit e dua me sens humori e besnik.
Nuk po kërkoj shum 😋😋
 
Mos me beni tju them te verteten..dmth se cfar duan me shume femrat..nga ne..:mad:
 
Me sa mbaj mend kam lexuar ketu ne fv qe gjeja e pare dhe me e rendesishme qe kerkonin femrat ishte besimi, donin nje mashkull ku te kishin besim e te mbeshteteshin me sy mbyllur, tani paskan mdryshuar shijet, dashkan miresjelljen.
Nuk flas per vete jo se une i kam te dyja🤣😝

Nejse, mesimi qe nxjerrim nga kjo eshte qe femrat se dine as vete ca duan😝
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top