Kishave të minoritetit u thyhen kryqet, OMONIA: ثshtë dora e SHISH-it, Rama po nxit..

Qarqet ekstremiste po tentojnë t’i amplifikojnë më tepër tensionet mes Athinës e Tiranës. “BalkanWeb” mëson se të paktën dy incidente janë rregjistruar gjatë ditëve të fundit në disa fshatra të minoritetit etnik grek në Jug të vendit ku persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar objektet fetare, konkretisht duke thyer kryqet e vendosura pranë manastireve ortodokse.
Për këtë arsye televizioni prestigjoz grek “Star” ka zhvilluar një reportazh në fshatin Derviçan, duke servirur edhe me pamje dhunimin e objekteve fetare të ndërtuara në fshatrat e minoritetit grek.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Konkretisht rreth dy kilometra larg Himarës, në manastirin e Panagias, siç raportohet për “BalkanWeb” është thyer kryqi i kishës ndërkohë që raportohet të jetë shembur edhe kryq të madh metalik që ishte vendosur aty nga besimtarët, në kujtim të ushtarëve grekë të rënë në territorit shqiptar në luftën greko-italiane të ’40.
Në prononcime për televizionin grek “Star” përfaqësues të OMONIA-s kanë akuzuar Shërbimin Informativ Shtetëror të Shqipërisë se fshihet prapa nacionalistëve fanatikë që kryejnë këto akte, të nxituara po sipas tyre nga kryeministri, Edi Rama. “Heshtja fajëson qeverinë shqiptare që me veprimet dhe mosveprimet e saj nuk dënon por inkurajon nacionalistët ekstremë dhe me prapavijë islamike të përshkallëzojnë tensionet në rajon”, – janë shprehur për “Star”, përfaqësues të OMONIA-s.

(BalkanWeb)
 
Titulli: Kishave të minoritetit u thyhen kryqet, OMONIA: ثshtë dora e SHISH-it, Rama

I kane thyer vet qe te duken te viktimizuar. Taktike serbe kjo.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top