Kisha greke ne Shqiperi eshte me i rrezikshem se ndikimi islamik

Lauri

Anunnak
At Nikolla Marku, prifti shqiptar ortodoks në dioqezën e Shën Mërisë në Elbasan, shprehet me bindje se ndikimi i Kishës greke në Shqipëri përbën rrezik më të madh se ndikimi islamik, sepse ajo mbështetet dhe udhëhiqet nga një shtet që ka jo vetëm pretendime territoriale në Shqipërinë e jugut, por që po punon fort për të ndryshuar rrjedhën e historisë së ortodoksisë shqiptare.

“Shteti grek, përmes Kishës Ortodokse Shqiptare me Janullatosin në krye, e ka pushtuar Shqipërinë. Politika shqiptare është dorëzuar para presionit grek, ashtu si dhe një pjesë e komunitetit ortodoks. Ndërhyrja greke është më e rrezikshme se ajo islamikë.

Këta të fundit ishin ca djem të rinj që u lidhën me njëri-tjetrin, shkelën Kushtetutën dhe ikën për të luftuar në Siri në emër të besimit. Ata nuk ishin të organizuar, ata nuk mbështeten nga ndonjë shtet që ka pretendime territoriale në Shqipëri, ata nuk përpiqen të falsifikojnë historinë etj., etj, kurse Kisha Ortodokse Greke është institucion dhe mbështetet e udhëhiqet nga shteti grek. Ata organizohen dhe financohen nga grekët dhe kanë qëllime antishqiptare, synimi i tyre është të marrin Vorio-Epirin”, shprehet ai për Mapo.

At Marku rrëfen dhe një episod nga viti 1992 në lidhje me Janullatosin, i cili, sipas Markut, e ka quajtur Fan Nolin “Satana”:

“Ai ka mbështetur dhe mban rreth vetes njerëz pa principe, pa identitet, të shitur, antishqiptarë. Bindja ime për rolin e Janullatosit në Shqipëri është e hershme që kur kam qenë student në Greqi dhe ngrita flamurin shqiptar. Tre priftërinj grekë në mes të natës më kanë sulmuar barbarisht, më thyen dhëmbët. Qysh atëherë Janullatosi më futi në rreth të kuq. Ai është shprehur në atë kohë për Nolin: Ai është përbindësh, një satana. Atje kuptova se ai ishte antishqiptar.

Ne ishim 16 shqiptarë që kishim shkuar për të studiuar për priftërinj në Kastoria në vitin 1992. Para se të niseshim për në Shqipëri u zgjodh një përfaqësi e jona prej 4 vetësh për të shkuar në Athinë e për të takuar Janullatosin.

Me sa u kuptua, po përgatitej terreni për ardhjen e tij në Shqipëri. Në atë takim, ai jo vetëm u shpreh ashtu për Nolin, por i quajti shqiptarët një popull me bisht që kishte sulmuar Zotin për vite me radhë. Madje përkthyes kishte Vangjel Dulen. Ai ishte njeriu më i dyshimtë në atë kohë dhe nuk e di sesi arriti aty ku është“, shprehet ai.
/gazetatema
 
Titulli: Kisha greke ne Shqiperi eshte me i rrezikshem se ndikimi islamik

qa me ba ky kur populli i besimit ortodoks ja mbush kishen priftave grek !!! fajet i ka populli...
 
Titulli: Kisha greke ne Shqiperi eshte me i rrezikshem se ndikimi islamik

Eshte koha qe kleriket shqiptare te ngrene zerin per largimin e krereve te huaj te institucioneve fetare dhe zevendesimit te tyre me klerik shqiptar.

Janullatosi duhet te largohet nga Shqiperia.
 
Back
Top