Kisha e se Tereshenjtes eshte e JONA

ilia spiro

Anëtar i ri
"Nxenesi nuk eshte me i madh se Mesuesi, nese me persekutuan Mua, keshtu do te sillen edhe me ju"....pak a shume keto fjale ka thene Zoti Krisht 2000 vjet me pare,..., ky persekucion u perserit edhe nje here qartazi mengjesin e 16 Gushtit ne Permet..., ku priterinj me dhembe te thyer te cilet shkojne dhe tregojne dhembet e tyre tek mjeku per te vertetuar goditjet, nuk priten prej tyre dhe shperfillen nga "drejtesia" shqiptare...., po keshtu edhe mbi besimtaret...., nje ngjarje e zakonshme per ne orthodhokset, sepse ne nuk presim gje tjeter nga satanai dhe sherbetoret e tij..
"paramilitaret" e "aulones" na treguan muskujt kete dite ne orthodhokseve, goditen prifterinjte dhe besimtaret bile edhe perfaqesuesit e medias... ne sherbim te ndonje pagese te majme zaptuan Kishen e se Tereshenjtes, nen mbrojtjen e forte te pushtetit vendor dhe pushteteve te tjera, te gjithe jo te besimit orthodhoks,...patjeter planifikohen biznese shume kateshe, sepse nuk e ha malli njeri per nje "pallat kulture",...nuk dihet se cili qendron pas tyre,..por ma do mendja pushtetet duhet te jene te medha deri sa u arrit ne sakrilegje te tilla si: perdhojse e eneve te shenjta ku pergatitet Kungata,..perdhosja e Shkrimit te Shenjte,...e ikonave te shenjta...shkulja e Kryqit...keto na kujtojne saktesisht vitin 1967 ku turmat e "edukuara" me moralin komunist, shkaterronin Kisha e tempuj te tjere fetare..., nje perseritje ne miniature, qe tregon se ne thelb asgje nuk ka ndryshuar,..se jane perseri po te njejtet "antikrishte" qe sulmojne dhe duan te zhbejne cdo gje te orthodhokse, ..jo me kot kjo..., sepse per satanain eshte nje pengese e madhe Kisha jone ne rrugen e tij per korruptimin e mbare njerezimit...
Ne orthodhokset (ata qe e ndjejne veten vertet te tille) jemi te gjithe te goditur nga kjo ngjarje, pavaresisht se u thyen vetem 2-3 dhembe, ne jemi shpirterisht te perdhosur nga kjo ngjarje,..
Por, e them me bindje absolute, se nuk duhet te kemi frike, sepse nese Perendia eshte me ne, kush mund te jete kunder nesh..? Ne nuk ka kane trembur ponc-pilatet, dioklecianet, valerianet, ne kohe shume me te errta persekucioni, ..nuk duhet tre trembemi nga 20 paramilitare aulonas.,,..nuk kan se c`te na bejne sepse Kisha e se Treshenjtes ne Permet ka qene eshte dhe do te mbetet e JONA..
Dhe po t`i drejtohemi historise kjo eshte nje Kishe Shekullore, e ndertuar perfundimisht para luftes se II boterore dhe e kthyer ne "vater kulture" ne vitin 1962,..nga pushteti komunist,...per 2-3 rregullime qe i jane bere Kishes, per te cilat u paguan 700 mije leke te reja, kjo Kishe iu kthye identitetit te saj ne vitin 1998 ne baze te vendimeve te Komisionit te Pronave,.., me pas "drejtesia" e korruptuar deri ne majat e saj, i dha "te drejten" shtepise se kulture, kjo sepse orthodhokset nuk e njohin korruptimin dhe rushfetin... e megjithekete marreveshja e vitit 2009 e KOASH-i me qeverine, e kthyer ne ligj, konsideron prevalente mbi cdo ligj e gjykate tjeter, eshte kthimi i vendeve te SHENJTA,..pra edhe juridikisht keto vendime te "drejtesise" jane NUL...
Nuk behet fjale per nje truall dhe nje godine te thjeshte,..pra,..behet fjale per nje vend te SHENJTE.., ku shekuj me rradhe jane zhvilluar Liturgji Hyjnore..., dhe ku prevalenca e tyre eshte mbi cdo lloj ligji dhe vendime gjykatash te korruptuara.
Me aktin e kryer Kisha Orthodhokse mori nje goditje te rende, por gjithsesi do te dale me forte me pas..., duhet pra ne rradhe te pare te LUTEMI per Klerin dhe popullin orthodhoks te Permetit qe te qendrojne fort ne keto momente shume te veshtira per ta, ..ku nuk kane asnje mundesi per t`u kryer Liturgjia Hyjnore.., te qendrojne fort sepse Zoti Krisht dhe e Tereshenjta nuk do t`i braktise,...eshte nje moment prove dhe kaq..., qe do te kaloje me besim e lutje,..
Te lutemi edhe per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje per ata pushtetare qe mund te kontribuojne dhe te na ndihmojne,..te gjejme pra nje zgjidhje...ndoshta duke financuar per nje shtepi kulture per Permetin..., nga vete KOASH-i...
Te kemi besim te patundur se sic ka thene dhe Kryepiskopi "Nuk do te na braktise Perendia",..dhe se Kisha e se Tereshenjtes do te jete e JONA dhe me e bukur se me pare..
Le te kujtojme fjalet e Shen Pavlit, se duhet ta konsiderojme gezim te madh kur vihemi perpara provash te tilla,...
i jap zemer personalisht Klerit dhe popullit orthodhoks te Pemetit,..shpirterisht rroj me dhimbjen e tyre por edhe me durimin e tyre ne kete kohe prove e persekucioni...
Pershendetje vellezer me Krishtin,....dhe edhe nje here, durim sepse.."NESE PERENDIA ESHTE ME NE, KUSH MUND TE JETE KUNDER NESH"
 
Titulli: Kisha e se Tereshenjtes eshte e JONA

Ahhh moj Greqi qe i more me qafe shqiptaret!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top