Kisha e Anglisë i kërkon falje Darvinit pas vdekjes

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Sipas njoftimit të saj, në të përditshmen britanike "Telegraf", Kisha e Anglisë do t'i kërkojë zyrtarisht falje اarls Darvinit për kundërshtimin bërë ndaj teorisë së tij të evolucionit 150 vjet më parë.

Vendimi i pazakontë i Kishës vjen me rastin e 200-vjetorit të lindjes së natyralistit të madh. Në një faqen e tyre në rrjet, hapur posaçërisht për nder të اarls Darvinit dhe tezës së tij, Kisha pranon se hierarkia e saj viktoriane shfaqi "zell të tepërt anti-evolucionist" kur natyralisti botoi konceptin e evolucionit për herë të parë në librin "Prejardhja e llojeve", në 1858.

Megjithatë veprimi nuk i ka lënë ndonjë mbresë pasardhësve të Darvinit. Endrju Darvin, stërnip i shkencëtarit, u shpreh mospërfillës: "E për çfarë? Kur falja kërkohet pas 200 vjetësh, nuk ka më të bëjë me të drejtën a të gabuarën e çështjes, por thjesht sa bën të ndihet mirë personi apo organizata që kërkon falje."

Përfaqësuesi i Kishës së Anglisë, Dr. Braun thotë se përndjekja kundër Darvinit, ka qenë e ngjashme me trajtimin e Galileos nga Kisha Katolike, në shekullin e XVII-të. Galileo u gjykua për bindjen e tij se Toka rrotullohej rreth Diellit, dhe e mbylli jetën në arrest shtëpie nga Inkuizicioni.

"Personat ashtu si dhe institucionet, bëjnë gabime dhe kristianët ashtu si dhe kishat nuk bëjnë përjashtim prej kësaj. Kur shfaqet një ide e madhe, e cila ndryshon mënyrën se si njerëzit e konceptojnë botën, nuk është e vështirë të duket sikur ideja e vjetër është nën sulm dhe se e reja duhet luftuar. Kisha e bëri këtë gabim me astronominë e Galileos dhe e ka kuptuar gabimin. Disa kishtarë e bënë sërish këtë gabim në vitet 1860 me teorinë اarls Darvinit të përzgjedhjes natyrore. Ndaj është e rëndësishme të rimendohemi për ndikimin e Darvinit mbi mendimin fetar, asokohe por dhe sot." - thuhet në shkresën e Braunit.

Gjithsesis, kjo kërkesë faljeje, 126 vjet pas vdekjes së Darvinit u karakterizua nga familja e natyralistit të madh si "e pavlerë".

Telegraf
 

Attachments

  • carls-darvin.jpg
    carls-darvin.jpg
    48.6 KB · Shikime: 83
Ajo asht e pavlere sic jane dhe dhenesit e saj.
Sapo nje ide e re del ne horizont te paret qe sulmojne jane kishat.Idete e reja shkencore cenojne gjithmone nivelet e ulta te kultures brenda nje shoqerie ose njerezimit.Idete e reja sjelljen e ritjen e nivelit.Kisha ne te dy rastet gabon.
 
Ajo asht e pavlere sic jane dhe dhenesit e saj.
Sapo nje ide e re del ne horizont te paret qe sulmojne jane kishat.Idete e reja shkencore cenojne gjithmone nivelet e ulta te kultures brenda nje shoqerie ose njerezimit.Idete e reja sjelljen e ritjen e nivelit.Kisha ne te dy rastet gabon.

Kishat sulmojne sepse shkenca bie ne kundershtim me "misterin" e Perendise.
Shkenca do te nxjerre ne pah qe Perendia nuk ekziston dhe c'do gje mund te shpjegohet shkencerisht.:)
 
me ne fund
 
Sa pom vjen keq prej juve sa te kufizun qe jeni ne mendimet qe i keni more.Pom vjen keq qe juve ju numrojn per njerz a ne fakt ne vete keni krejt diqka tjeter kshty qe denimin do ta keni si lloj i njerzve edhe pse jeni kafsh per nga ndjenjat e mendimet
 
Sa pom vjen keq prej juve sa te kufizun qe jeni ne mendimet qe i keni more.Pom vjen keq qe juve ju numrojn per njerz a ne fakt ne vete keni krejt diqka tjeter kshty qe denimin do ta keni si lloj i njerzve edhe pse jeni kafsh per nga ndjenjat e mendimet

prap perpara ti eee ??? ke lexuar ndonje liber tjeter pervec kuranit ti ??? me vjen mire qe ke mesuar te shkruash shqip ti se tani arabisht duhet te shkruaje mblidhe mo mendjen se per mend kemi te gjithe spresim nga ty te na japesh mend :D
 
E paska bere namin kisha lol
 
vetonjo!
Sa pom vjen keq prej juve sa te kufizun qe jeni ne mendimet qe i keni more.
Kur ke nje ide te pergjithshme fikse si ajo fetare,atere ke nje kufizim mendor.Mendoj se asht e kunderta e asaj qe mendon ti..
Gjithesesi kjo s'dote thote qe ti mos te besosh por nuk do te thote njekohesisht qe ti ke te drejte te ndalosh te tjeret qe te mosbesojne..
 
Titulli: Kisha e Anglisë i kërkon falje Darvinit pas vdekjes

Epo...... Galileo kishte te drejte, Darwin kishte te drejte, Kopernick kishte te drejte, Newton po ashtu, Einstein, etj etj etj. Kur do fillojne njerezit te mos u besojne me perrallave me mbret?
 
Titulli: Kisha e Anglisë i kërkon falje Darvinit pas vdekjes

kshu bejne gjithmone keta...prite se do ta shenjteronj sic kan bere me te tjere ...dhe do thone qe evolucioni ndodh sepse zoti do kshu :p...
 
Titulli: Kisha e Anglisë i kërkon falje Darvinit pas vdekjes

Mos Jon/Kon Kta Mat Mir Se Darvini a ? :kercim:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top