Kirurgjia plastike, zgjidhja e kohes

*deliza*

VIP
V.I.P
Kirurgjia plastike, zgjidhja e kohes

Te qenit singëll të favorizon më shumë ndaj ndërhyrjeve kirurgjikale për të përmirësuar paraqitjen. Dhe jo pak, por 42 për qind e vajzave beqare në Evropë, për të gjetur shpirtin e tyre binjak, u janë drejtuar qendrave mjekësore për të modeluar fytyrën dhe trupin e tyre. Të paktën këto janë konkluzionet e një sondazhi të realizuar online nga shoqata “Parship”. Dhe në këtë klasifikim hunda fiton palmën e artë, mes pjesëve të tjera të trupit, që femrat bëjnë më shumë.

Të bukura si Angelina Jolie duan të jenë shumë, është konkluzioni i një tjetër seminari të bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga “Isaps” (International Society of Aesthetic Plastic Surgery), ku ishin të ftuar përveç 20.000 kirurgëve plastikë nga 84 shtete, edhe emrat më të lakuar të kirurgjisë estetike dhe të televizionit si; Angelina Jolie, Nicole Kidman (hunda e së cilës është e preferuara e femrave), Pamela Anderson, Sophia Loren, Giselle Bundchen, Brad Pitt dhe George Clooney.

Raporti me veten
Nga ana tjetër, raporti që femrat kanë me vetë trupin e tyre është shumë më i thjeshtë, më shumë i pranueshëm sesa “i dyzuar”, kjo mes dy ndjenjave, dashurisë dhe urrejtjes, edhe pse kur shihen në fytyrë 64,26 për qind e tyre pranojnë se u pëlqen trupi i tyre.
Ideja për të qenë në perfeksion, të disponueshme për të qenë sa më tërheqëse, është pozitive dhe krijon një raport thellësisht optimist me vetë bukurinë. ثshtë ky dhe lajtmotivi që ka shtyrë publikimin e “Le italiane allo spechio”, realizuar nga e përjavshmja “Grazia” në bashkëpunim me “Cosmoprof Worldwide”, Seminari kozmetike, që po zhvillohet këto ditë në Bolonjë.
Qindra pyetje, mjaft prej tyre me të dhëna specifike, të tjera pak kontradiktore, nxjerrin përfundimin se 50 për qind e femrave italiane nuk e ndiejnë veten të shëndosha, për të veshur rrobat që preferojnë, fustanet e shkurtër, të puthitur pas trupit dhe pantallonat e preferuara. Megjithatë, një e treta e tyre shprehën gatishmërinë për të mbajtur dietë, edhe pse 42 për qind e tyre pohuan se nuk mund ta mbajnë dot dietën.


Të kërkosh bukurinë
Kërkimi i bukurisë megjithatë nuk konsiderohet një lodhje për femrat, por është një kënaqësi dhe një vëmendje, përkushtim që ato i kushtojnë vetes, që në fund të fundit nuk ka përse të jetë atribut vetëm i modeleve.
E megjithatë, e vërteta është edhe ana tjetër e medaljes, se 71 për qind e meshkujve preferojnë vajzat me pamjen e tyre natyrale dhe një person në tre e urrente kirurgjinë plastike tek vajzat.
Nga 18 deri në 30 vjeç, gratë i drejtohen bisturisë për të gjetur perfeksionin, dhe në moshën 40 vjeçe nisin të pranojnë faktin se duan të mbajnë bukurinë e tyre dhe të mos e ndiejnë peshën e viteve. Vetën një në tre femra preferojnë të ndryshojnë pamjen dhe trupin e tyre në sallën e operacionit.
Kush është ndërhyrja kirurgjikale më e preferuar?
Kush është ndërhyrja kirurgjikale më e preferuar? Gatishmërinë për ndërhyrje në hundë e kanë pranuar 29 për qind e të pyeturve. Edhe pse 65 për qind kanë deklaruar se u pëlqen truku, i fut frikën fakti për të dalë pa truk nga shtëpia. Vetëm një në pesë femra ishte e gatshme të dilte nga shtëpia pa truk.
Dy në dhjetë nuk do të dilte asnjëherë nga shtëpia pa përdorur të paktën buzëkuqin, dhe pse jo pak parfum alla Marilyn. Të njëjtat kura si në jetën e femrave duket se janë huazuar edhe nga meshkujt.


Ndërhyrjet kirurgjikale tek meshkujt
“Ndërhyrjet kirurgjikale plastike tek meshkujt janë pranuar nga 50-60 për qind e tyre”, - shpjegon Fiorella Donati, kirurge plastike dhe docente e kirurgjisë plastike endoscopike në Universitetin e Milanos. “Përgjithësisht bëhet fjalë për meshkuj me pozitë dhe të njohur”. Janë pikërisht ata, që e pohojnë se ndihen më të sigurt në vetvete, pikërisht nga bukuria dhe femrat u japin jo pak rëndësi në këto raste. “ثshtë diçka që tashmë e imponon koha”, - tregon Vera Montanari, drejtoreshë e “Grazia”. “ثshtë pikërisht raporti meshkuj-femra që i bën ata të jenë më kërkues ndaj vetes dhe bukurisë”.
Femrat ndihen më rehat nga shikimi i detajuar i një mashkulli, sesa i një shoqeje. 61 për qind e italianeve i tremben më shumë gjykimit estetik të një gruaje sesa një mashkulli. Pothuajse 50 për qind, rrallë u kërkojnë një mendim shoqeve apo kolegeve të tyre për fytyrën, pamjen dhe ndërhyrjet që u duhet të bëjnë. E megjithatë, femrat kanë vendosur ta sfidojnë veten dhe të tjerët. Kirurgjia estetike është zgjidhja më e mirë e momentit për to.

Bluetooth
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top