Kirurgia,Ramës: Nuk i deshët kurrë mjekët, jeni fodullë, arrogantë, mosmirënjohës
Kirurgia Lida Shosha ka reaguar pas shkarkimit nga puna të mjekut të Urgjencës Ilir Allkja.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, Shosha i drejtohet kryeministrit Rama e shprehet se ky i fundit asnjëherë nuk i ka dashur mjekët me zemër.
Ndërkaq, Shosha shkruan në postimin e saj, që para se të pushohen mjekët, duhen pushuar parlamentarët.
Ajo thotë gjithashtu se bluzat e bardha po humbin jetën njësoj si vetë pacientët, e kjo për shkak të kushteve të këqija në spitale.
Kujtojmë që ditën e sotme është shkarkuar nga detyra mjeku i Urgjencës Ilir Allkja. Vendimi është marr nga drejtori Enkelejdi Joti i cili deklaroi se Allkja ka shkelur etikën e punës duke publikuar materiale konfidenciale përmes komunikimeve të tij në rrjetin social Facebook si edhe në media
Postimi i Lida Shoshës:
Mjekët
Të gjithë e dime që ju, Z.KM nuk i doni mjekët, zaten si keni dashur kurrë, madje i keni urryer.
Sepse , mjekët profesionistë, nuk e shesin shpirtin e lirë, djersën e derdhur natë e ditë ne shërbim të jetës, për individë të pushtetshëm, të katapultuar , nga vota e shqiptarëve te ndershëm.
E dimë mirë, qe ca syresh , i keni përdoruar sa herë ju është dashur,ca të tjerë i keni flakur dhe shkelur pa mëshirë kur jua kane plasur te vërtetën sheshit, atë …të vërtetën- të vërtetë, jo fasaden tuaj me kolore e shkaravina.
Mirpo ja, që te zuri rrota bishtin me Pandeminë, mallkove Perendinë,se te duhen Mjekët, këta *shpirtra te pabindur, rebelë e kokëshkretë*, madje, bëre show me dhurata e trëndafila, me ca karafila….
Të duhen Mjekët, ca të bëjnë punën, ca të të duartokasin , e ca ti përdorësh, për fushatë,se zaten kur i hipen kalit je Skënderbe mbi Atdhe, e ku ka kohë më të artë se tani , të shfrytëzosh djersën e orët pafund të mjekëve, për të siguruar përsëri kolltukët e pushtetit.
Po ke harruar një gjë, dhe Mjekët ty stë kanë dashur kurrë, Mjeket smund të duan arrogancën, fodullëkun,mosmirënjohjen, njeriun që dhunon e përcmon cdokënd qe nuk i përshtatet filozofisë së elitës në pushtet. Filozofia e mjekut është jeta, minutat , sekondat që e ndajnë nga vdekja, filozofia e mjekut , është bohem dhe piedestal, himn për jetën.
Mjekët janë njerëz punëtorë, po Mjekët duan kushte tu shërbejne te sëmurëve që lëngojnë, mjeket duan mbrojtje për jetën e tyre, të fëmijeve e familjeve të tyre.
Mjekët e infermierët, po vdesin po njësoj si populli, e nëse sot ke pak Mjekë, nesër sdo kesh hiç.
Para se ti mbyllësh gojën një Mjeku , që tregon vështiresitë dhe strapacimin në shërbimin ndaj njerëzve, mbyll gojet e deputetëve që përdhosin, baltosin, lën kokrrën e namit para gjithë popullit shqiptar , duke lemerisur të madh e të vogel , në vendin më sublim te fjales se lirë, Kuvendin e Shqipërisë, madje bën mirë ta nisësh nga vetja.
Para se të pushosh një mjek , pusho me dhjetra parlamentarë të paedukuar, të pashkollë, new entry kërpërata, që eglendisin fantazite e tua te natës dhe histerizmat e ditës.
Para se të pushosh një Mjek,qe i është dashur një jetë investim te bëhet , pusho pushtetarët e korruptuar që kanë vjedh milionat, me bizneset maramendëse e vila hollivudjane, ku një orë, ju vlen sa një respirator.
Sot një mjek,që përballet direkt me Covid -19, vlen më shuma se kopeja që të ndjek me koken ulur, si dhentë pas cobanit në Çobanistanin tuaj ,fanar imagjinar mes Europës.
E kulti juaj, do cbëhet nje ditë, askush nuk është i përjetshëm, uroj mos te duhen mjekë në grahmat e fundit të pushtetit tuaj, të oksigjenojnë qelizat e decerebruara nga epshi i përjetesise.
b;standard.al