Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kini kujdes! Stuhi ere dhe dëborë nesër, temperaturat zbresin në ekstrem

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
Kini kujdes! Stuhi ere dhe dëborë nesër, temperaturat zbresin në ekstrem

1578161691982.png
Reshje dëbore dhe stuhi ere do të mbizotërojnë nesër në vendin tonë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, qytetarët të bëjnë kujdes, kryesisht ata që do të udhëtojnë.

Duke filluar nga orët e mesditës së nesërme era do të fryjë me një shpejtësi të vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, duke krijuar vështirësi në lundrim. Gjithashtu, do të ketë dhe rënie të temperaturave në minus, në mbarë vendin.

PARASHIKIMI
Ditën e diel, moti në vend parashikohet me vranësira mesatare e të dendura përgjatë lindjes. Gjatë ditës do të bëhen të pranishme reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.
Për të gjithë ju që do të udhëtoni, era do të fryjë me drejtim verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi e vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina. Në brigjet e Jonit, stuhi ere. Kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.
Kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.
Temperaturat, do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në:
zonat malore -6ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC
©Copyright Gazeta SHQIP
 
Hajgare a?! - 6

Qa eshte more - 6?!

Ftohte behet atehere kur maca e mini flejne bashke. Ne fakt eshte thatesi e madhe. Per qe vazhdo kshu veres duhet me pi birra se ska uje.
 
Thu se jemi tuj jetu ne siberi..me gjith kto lajme per motin sot..
 
Mogli fryn ere andej? Se me dal jashte vallai se di ku e kam final destination lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top