Kina është anëtare e KS të OKB-së, që nuk e ka njohur pavarësinë, po lejon shtetasit e Kosovës të hyjnë në territorin e vet duke u dhënë viza sikurse që bëjnë edhe disa shtete evropiane, raportojnë mediat në Prishtinë.
Zëvendësministri Petrit Selimi shpreson se ky është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Pekinit.
Nga Kina e largët po vijnë lajme të mira për kosovarët. Ky shtet anëtar permanent i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pavarësisht qëndrimit refuzues ndaj pavarësisë së Kosovës, duket se ka vendosur të lehtësojë udhëtimin e kosovarëve duke u lëshuar viza..albina.info
Kina, e cila ka rritjen më dinamike ekonomike në dekadat e fundit dhe që është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës për nga importi, jozyrtarisht ka filluar ta zbusë qëndrimin duke pranuar pasaportat kosovare si dokumente te vlefshem.alb.i