Kina, ndotja e tokës kap nivele alarmante

Rreth 1/5-ta e tokës së Kinës është e kontaminuar, ka bërë të ditur një studim zyrtar i qeverisë. I zhvilluar mes viteve 2005-2013, ai zbulon se 16,1% e tokës së Kinës dhe 19,4% të tokës së punueshme rezultojnë të kontaminuara.


Kine.jpg


Raporti i hartuar nga Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit përmend kadminiumin, nikelin dhe arsenikun, si ndotësit kryesorë.

Shqetësimi ka qenë në rritje, si nga qeveria edhe nga publiku, që industrializimi i shpejtë i Kinës është duke shkaktuar dëme të pariparueshme në mjedisin e saj.

Studimi mori mostra për një zonë prej rreth 6,3 milionë kilometra katrorë, apo rreth 2/3-tat e tokës së Kinës.

“Sondazhi tregoi se është shumë e vështirë të jesh optimist rreth gjendjes së tokës, anembanë kombit”, bëri të ditur Ministria përmes një deklarate në faqen e saj të internetit. “Për shkak të periudhave të gjata të zhvillimit industrial të saj, si dhe emetimet e larta ndotëse, disa rajone kanë pësuar përkeqësim të ndjeshëm të cilësisë së dherave, si dhe ndotje tepër serioze të tokës”.

Për shkak të “situatës së zymtë”, shteti duhet të implementojë masa të ndryshme, përfshi “një plan për ndotjen e tokës,” si dhe një legjislacion më të mirë. Nivelet e ndotjes varionin nga “disi” në “shumë të rëndë”.

Rreth 82,8% e tokës së ndotur ishte e kontaminuar nga materiale inorganike, me nivele dukshëm më të larta nga sondazhet e mëparshme mes viteve 1986-1990, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Xinhua, duke cituar raportin.

“Ndotja është e rëndë në 3 zona madhore industriale, Delta e lumit Yangtze në Kinën Lindore, Delta e lumit Pearl në Kinën Jugore, si dhe pjesa veri-lindore që është një nga qendrat më të mëdha industriale”, tha agjencia.

Raportimi është klasifikuar më parë si një sekret shtetëror, për shkak të ndjeshmërisë së tij. / Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top