Kina, Irani dhe Rusia bëhen bashkë; i tregojnë forcën SHBA me një stërvitje detare

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kina, Irani dhe Rusia bëhen bashkë; i tregojnë forcën SHBA me një stërvitje detare

1577461066022.png
Në mesin e tensioneve mes Teheranit dhe Washingtonit, Kina, Irani dhe Rusia bëhen bashkë për të treguar forcën përmes një stërvitjeje detare, të parashikuar të zhvillohet në oqeanin Indian dhe gjirin e Omanit në datat 27 deri më 30 dhjetor.
Kina do të nisë për këto manovra raketën “Xining” , siç pohoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kineze Ëu Qian pa dhënë megjithatë detaje të mëtejshme se sa është numri në total i personelit ushtarak apo anijeve që do të jenë pjesë e një nisme të tillë.


Në Teheran zëdhënësi i forcave të armatosura Aboldazl Shekarchi tha se stërvitja do të “stabilizojë sigurinë” në rajon. Qëllimi sipas tij ështe të forcohet i “sigurisë së tregtisë ndërkombëtare në rajon” si dhe “lufta ndaj terrorizmit e piraterisë”.
Lajmi i stërvitjes së përbashkët vjen në një kohë tensionesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Uashingtoni ka propozuar një mision detar të udhëhequr nga SHBA-ja në Gjirin Persik, që pason një numër sulmesh në këtë rajon, për të cilat Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë fajësuar Iranin.
Por Teherani i ka mohuar akuzat. Fërkimet mes dy vendeve janë rritur që kur Presidenti Donald Trump mori vendim t`i tërheqë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Teheranin, në maj të 2018-s si dhe pas vendosjes së sanksioneve, që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e Republikës Islamike.
©Copyright Gazeta SHQIP
 
Me vjen keq per Ruset se tere ajo rruge deri ne oqeanin Indian. Lol lol
 
Gjynah si nuk e paskan therritur Kimin te lozin bashke. Te isha une do me ngelte hatri qe ktu deri ne nje bombe atomike.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top