Kina hap “thesin” për Ballkanin. Rama në Beograd: Marrëveshje e projekte me rëndësi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Samiti i Beogradit mes Kinës dhe vendeve të Evropës jug-lindore ka nisur me takimet dy-palëshe mes përfaqësuesve të qeverive të rajonit, në pallatin ‘Serbija’, ku kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka pritur homologët dhe zyrtarët e vendeve pjesëmarrëse.

cajna-320x213.jpg


Përfshirja e Kinës në rajon, ku do të financojë dhe investojë projekte të shumta në fushën e infrastrukturës, energjetikës dhe bujqësisë, është me rëndësi para së gjithash për Shqipërinë.

Në buxhetin prej 10 miliardë dollarësh i parashikuar nga qeveria kineze për vendet pjesëmarrëse, Shqipëria do të ketë një pjesë të konsiderueshme.

Në fokus është Rruga e Arbërit, e cila do të fillojë vitin e ardhshëm, ndërkohë që me interes nga Pekini shihet edhe porti i Shëngjinit. Gjithashtu, Kina synon të bëhet pjesë e prodhimeve rajonale.

Kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur në Beograd, do ketë takime gjatë pasdites me shumë zyrtarë e biznesmenë, me të cilët do të diskutojë për projektet.

I pyetur mbi takimet dypalëshe me përfaqësues shtetërorë dhe biznesmenë kinezë, kryeministri e cilësoi samitin me një rëndësi të madhe jo vetëm për Shqipërinë.

“Samiti është me një rëndësi madhore për gjithë vendet e rajonit dhe Shqipërinë, sepse bëhet fjalë për një nismë e projekte konkrete, – u shpreh Rama. – Ne finalizojmë një përpjekje 1-vjeçare për financimin e Rrugës së Arbrit. Kemi një sërë kontaktesh të rëndësishme për bisedime e propozime për lidhjen e gjithë sistemit hekurudhor të rajonit dhe projekte të tjera me palën kineze, për infrastrukturën, zonat industriale dhe mbështetjen e bujqësisë përmes një financimi për sistemin e ujitjes e kullimit që është në gjendje të keqe”.

Mbërritja në Beograd është një rikthim i Ramës pas vizitës zyrtare të 10 nëntorit dhe tensionit diplomatik që shkaktoi deklarata në lidhje me Kosovën. “Unë shpresoj që të çoj para një proces që e shikoj pa kthim, rëndësi ka të ketë ritëm. Serbia nuk është armikja jonë, është fqinji ynë, por procesi i përbashkët për të çuar para projekte bashkëpunimi, do të vazhdojë, por nga ana tjetër, sa më shpejt ta njohë Kosovën, aq më shpejt do t’i thotë lamtumirë të shkuarës”, – deklaroi Rama.

G.shqip
 
Back
Top