Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kina është vërtetë “Perëndimi i ri”?

Screen-Shot-2017-05-18-at-10.55.43.jpg
Gideon Rachman, gazetari i njohur i Financial Times, ekspert për Azinë dhe politikën e jashtme, sapo ka botuar një tjetër libër mbi “orientalizimin” e botës: “Easternisation: War and Peace in the Asian Century”. Pavarësisht faktit që bëhet fjalë për një shkrimtar me autoritet në këtë fushë, në artikullin që “New York Review of Books” i ka kushtuar këtij libri, shkruhet se “Rachmani nuk arrin, në fund, të mbrojë në mënyrë bindëse tezën që është në themel të librit, e cila është e përmbledhur edhe në titull. Pyetja kryesore është se ‘në çfarë mënyre shtimi i fuqisë ekonomike të Azisë, është duke ndryshuar politikën botërore’. Përgjigja e tij është që ‘dominimi disashekullor i perëndimit në cështjet dhe biznesin global’, rrënjët e të cilit i gjejmë në shekullin XVI, ‘është duke arritur fundin e tij’”. (…)

Megjithatë, ky “orientalizim” i përshkruar nga Rachman – sipas autores së shkrimit në “New York Review of Books”, Jessica T. Matthews – “nuk është duke ndodhur dhe as duket se do të nisë. Por, siç e demonstron Rachman, aftësia e Perëndimit për t’i imponuar një rend botës nuk është më ajo e një herë e një kohe. Mes arsyeve të ndryshme, është rënia relative e fuqisë ushtarake, shfaqja e luftërave asimetrike, dekada me mangësi investimesh në mbrojtje nga ana e fuqive europiane dhe zhdukja e rendit artificial të vendosur nga perandoritë koloniale më parë, dhe nga Lufta e Ftohtë më pas. Perëndimi është përpjekur gjithmonë për një politikë të hapur, demokratike dhe laike, përveç se për një kulturë të përbashkët që merr në konsideratë liritë individuale. Shtetet perëndimore preferuan tregtinë e lirë ndaj merkantilizmit, zhvilluan një sistem ekonomik kapitalist shumë të suksesshëm dhe mbetën besnike ndaj sigurisë së të drejtës. Caktuan si prioritete arsimin dhe inovacionin teknologjik. Dhe në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore investuan sa politikisht, edhe ekonomikisht, për ndërtimin e një rendi botëror liberal, bazuar mbi rregulla dhe një sërë institucionesh ndërkombëtare, nga puna e të cilëve përfitojnë të gjithë. Shkurt, oksidentalizimi është përhapur, si nëpërmjet një tërheqjeje pozitive ndaj modelit të tij, ashtu edhe nga një forcë e drejtpërdrejtë apo e nënkuptuar”. (…)

“Në dritën e gjithë këtyre – pyet në fund Jessica T. Matthews – çfarë forme merr orientalizimi i botës? Ndërkohë Azia nuk ka kohezion. Nuk ekziston asnjë ‘lindje’ e krahasueshme me ‘perëndimin’. Përkushtimi ndaj shtetit të së drejtës është i pamjaftueshëm dhe i parregullt dhe ka një fluks të furishëm kapitali drejt perëndimit. Të pasurit rusë dhe kinezë rendin të vendosin kursimet e tyre në llogari amerikane, apo në pasuri të paluajtshme në Londër dhe Majemi”.

Arsimi, në fund, “është shumë inferior krahasuar me atë perëndimor. Nuk ka as edhe një universitet aziatik që të figurojë në vendet e sipërme të klasifikimeve botërore”. / Përgatiti: Bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2017-05-18-at-10.55.43.jpg
    Screen-Shot-2017-05-18-at-10.55.43.jpg
    123.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back