
Jim Yong Kim është zgjedhur në krye të Bankës Botërore duke vazhduar kështu ruajtjen e ‘traditës’ ku këtë post e merr dikush i zgjedhur nga Uashingtoni. Kreu i Bankës Botërore gjithnjë është zgjedhur kandidati i SHBA-së ndërsa organizata tjetër simotër FMN, i ka shkuar gjithnjë një kandidati Evropian.
52-vjeçari, ekspert botëror për shëndetin, do të marrë detyrën në korrik të këtij vitit pas largimit të presidentit aktual Robert Zoellick në përfundim të mandatit të tij 5-vjeçar.
Për herë të parë për këtë post ka pasur dy kandidatë. Krah Kimit garojë Ngozi Okonjo-Iueala, ministër Financash në Nigeri dhe ish-drejtor për menaxhimin në Bankën Botërore dhe Jose Antonio Acampo ish-kreu i bankës qendrore të Kolumbisë dhe zyrtar i OKB-së.
Nominimi i tij nga Obama ishte surprizë pasi këtë detyrë zakonisht e merr dikush me njohuri të gjera ekonomike dhe eksperiencë politike. Për këtë post ishte hamendësuar se mund të kandidohej Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton apo Sekretari i Thesarit Timothy Geithner.
Kim, me kombësi amerikane, ka lindur në kryeqytetin e Koresë së Jugut, është fizikat dhe figurë e spikatur e shëndetit botëror. Prej vitit 2009 është president i kolegjit Dartmouth ndërsa më parë ka mbajtur postin e drejtorit në departamentin e HIV/Aids në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. /F.Stafa/
Shekulli